Unë bindem, ndaj "jam" ministër
Askush nuk mund të njollosë historinë e UÇK-së dhe të popullit shqiptar. Kjo është një thuajse bindje e përgjithshme në mesin tonë, pasojë e pakorrigjueshme e historiografisë dhe pedagogjisë nacionaliste të Enver Hoxhës që nuk toleronte asnjë kritikë, asnjë mëdyshje dhe asnjë rishikim. Ministri në detyrë për Punët me Jashtë në Shqipëri, i diplomuar për filozofi e që aq shumë na u shit si mendje e hapur dhe e re në një mjedis të mykur si ai i Tiranës, e ka shumë të natyrshme t’i bashkohet këtij kori të unitetit.
Qeveria e paralajmërimeve
Shkelësit e rregullave në kushtet e pandemisë do të ndëshkohen me gjoba apo burg. Paralajmërimin e ka bërë Kryeministri i vendit Edi Rama, që ka bërë thirrje që njerëzit të mbajnë maska në vende të mbyllura.
Nuk është e qartë se çfarë e shtyn kryeministrin të njoftojë personalisht masat administrative dhe penale për ata që quhen shkelës, kur ligji vetë e parashikon qartë këtë. Aq më tepër nuk ka kuptim ky paralajmërim kur çdo masë teorikisht apelohet në gjykatë. Ndoshta z. Rama po bën me dije masat në fuqi për të shmangur vendosjen e sanksioneve.
Hoti mban një derë hapur me BE-në: Nuk ka dallim mes SHBA dhe Europës
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dhënë sot një intervistë për agjencinë gjermane, Deutsche Welle përmes së cilës ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe perspektivën e dialogut me Serbinë. Në dallim nga presidenti Hashim Thaçi, që u pozicionua thuajse hapur kundër Europës në procesin me Serbinë, Hoti ka një qasje më të ekuilibruar.
Franca vazhdon të humbasë me Dinjitet
Franca ka braktisur gjeneralin Khalifa Haftar, i cili kontrollon një pjesë të Libisë. Lajmi raportohet nga media të Lindjes së Mesme që vëzhgojnë se Franca ishte ndër vendet që mbështeti më shumë Haftar dhe përpjekjet e tij kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Tripolit. Presidenti francez, Macron mohoi se Parisi zyrtar mbështet Haftarin dhe shpreur zhgënjimin e vet për sulmin e 4 prillit mbi Tripoli. Po kështu Macron ka kritikuar edhe Rusinë, një vend që mbështet gjeneralin përmes kompanisë Wagner, e cila vepron në terren në Libi.
Mesa duket vetëm Vuçiç nuk ka gënjyer
John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë i Presidentit amerikan, ka deklaruar sot në një intervistë për Fokus Tv, se idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi e ka propozuar dyshja Thaçi-Vuçiç.
Deklarata e Bolton rrëzon kështu akuzën që iu bë atij një javë më parë nga Richard Grenell se ideja e ndarjes nuk është e administratës Trump, por vetëm e Bolton. Madje Grenell shkoi më tej duke deklaruar se po paguan një faturë personale për këtë keqkuptim.
Koronavirusi në faturë
Një restorant në Bruksel, Viva M’Boma, ka nisur të aplikojë tarifë për masat e marra kundër CoVid-19. Masat konsistojnë në pleksiglas, maska, gel dezinfektues, të gjitha në shërbim të çdo klienti që duhet të paguajë 5 euro.
Në Libi para janë dhënë, thjesht kanë shkuar në duar të gabuara
Mbështetja financiare ndaj Libisë është parë nga Italia si një strategji për të frenuar emigracionin. Në vitin 2017, një marrëveshje me Libinë i kushtoi Italisë plot 18 milionë euro. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. “Avvenire” ka mundur të sigurojë një dokument të tratativave mes funksionarëve italianë dhe drejtuesve lokalë në Libi.
Të hysh në gojë të të gjallëve
Ngjarja e fundit me protagoniste nënë e bijë ka provokuar një seri raportimesh kontradiktore dhe ngritjen e akuzave publike për sekte fetare dhe rolin e tyre. Në lojë hyjnë klerikë, gazetarë e gjithfarë prekovidarësh që prononcohen për arsyet e vdekjes që shpallet vetëvrajse, për të supozuarat rite makabre të së ëmës, lyerjen e trupit etj.. Një ndërtim imagjinar dhe spekullativ i një ngjarjeje që duhet të jetë private. Ajo i takon autoriteteve ta zbardhin por autoritete që duhet të kenë minimumin e njerëzillëkut për të mos lëshuar në media lloj-lloj deklarimesh anonime.
Taksa e dividentit, "Shell" paralajmëron zhvendosjen e selisë në Britaninë e Madhe
Kompania e njohur Royal Dutch Shell mund ta zhvendosë selinë qendrore në Angli. Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi ekzekutiv i saj, Ben van Beurden përmes një interviste në një prej gazetave hollandeze. Sipas tij, kompania po mendon të shkrijë strukturën e dyfishtë që ka aktualisht mes Hollandës dhe Britanisë së Madhe në funksion të thjeshtimit.
Duhet të mendosh vazhdimisht. Asgjë nuk është permanente dhe sigurisht që ne do të shikojmë klimën e biznesit
është shprehur van Beurden.
Do të rikthehemi në nivelet e parakrizës për 2 vjet?
Revista Monitor i ka lënë një vend të zgjeruar temës së rikuperimit ekonomik në kontekstin e krizës së provokuar nga epidemia.
Për ta sqaruar këtë situatë, revista ka intervistuar drejtoreshën ekzekutive të grupit “Balfin”, Edlira Muka sipas së cilës rikthimi në nivelet e parakrizës do të kërkojë deri në 18 muaj.