Megavullkani i Alaskës që i dha goditjen përfundimtare Republikës Romake 

Postuar në 24 Qershor, 2020 13:01

 

Për shekuj me radhë, hija e një vullkani ka qëndruar mbi rënien e Republikës Romake. Historianët e lashtë flasin për zhdukjen e mistershme të Diellit pas vrasjes së Jul Çezarit në vitin 44 para Krishtit, që u pasua nga një peridhë moti të ftohtë dhe pa prodhim bujqësor. Tani, një ekip shkencëtarësh dhe historianësh ka zbuluar se një nga shpërthimet më të mëdha të njohura në histori ishte ai i vitit 43 para Krishtit — çka potencialisht çoi në dy vjet mot të pazakontë dhe uri, ndërsa republika u shpërbë dhe mori formë perandoria.

Leksione për rimëkëmbjen

Postuar në 24 Qershor, 2020 01:25

 

Kur lexoj që një milion vende pune janë në rrezik sot për shkak të Covid-19, më kujtohet ajo që Enrico Cuccia më thoshte shpesh: “Ajo që do të mbetet kujtim i pashlyer për mua janë radhët e punëtorëve në Londër në vitin '33,  duke pritur një pjatë supë mensat sociale". Ai kishte ndjeshmëri të mprehtë sociale dhe ndoshta edhe për kjo është arsyeja për të cilën punoi me Mediobanca për të kontribuuar në rindërtimin e pas luftës së industrisë italiane.

Po ikën truri. Kush po mbetet?

Postuar në 23 Qershor, 2020 18:27

20% e njerëzve në Ballkanin Perëndinor janë të shqetësuar për ikjen e trurit. Lajmi në shqip i referohet të dhënave të Eurobarometrit dhe ilustron një dukuri të përgjithshme në rajonin tonë. 

Për Shqipërinë këto vite më i godituri ngjan të jetë sektori i shëndetësisë, ndërkohë që shkencat e aplikuara si inxhinieritë kanë rrudhur fushën e zbatimit në treg te ndërtimi apo mirëmbajtja. 

KLSh-në për Dvoranin

Postuar në 23 Qershor, 2020 15:08

Arben Shehu është kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Kandidatura formalisht ka ardhur nga Ilir Meta dhe kaq ka mjaftuar që besnikët e vijës së ashpër në PS të shohin këtu një dorëzim para presidentit.

Në fakt, për aq sa dihet, Shehu është një socialist, ose më saktë një i afërt shumë me PS-në. dhe për aq sa kuptohet mbi atë që dihet, kandidatura e tij përkon me lëshimin që PS-ja i bër Dvoranit. Pra kokë më kokë. Kjo zakonsisht quhet politikë. Në Shqipëri e quajnë kurs reformash. Por ka të tjerë që e quajnë dorëzim.

Një Europë më e fortë, por jo Shtete të Bashkuara të Europës

Postuar në 23 Qershor, 2020 15:04

Kreu i Bundestagut gjerman, Wolfgang Schäuble thotë në një intervistë për revistën “Spiegel” se kundërshtia e tij me idenë e Shteteve të Bashkuara të Europës lidhet me faktin se njerëzit emocionalisht lidhet më shumë me komunitetet e tyre sesa me nocione pak abstrakte. 

Njerëzit i dedikohen më shumë ndaj komuniteteve familjare sesa komuniteteve të reja. Kjo është pse duhet të tregohesh i kujdesshëm kur përpiqesh të shtysh Europën para. Jam bërë më i vëmendshëm në këtë pikë. Është diçka që e kam mësuar me kalimin e viteve

Mediat ruse/Misioni i Rudolf Hes sipas arkivave sovjetike

Postuar në 23 Qershor, 2020 03:27

Agjencia ruse e lajmeve, Sputnik, publikonte dje një lajm sipas të cilit në arkivat sovjetike të Luftës së Dytë Botërore gjendet një shpjegim shterues mbi misionin e Rudolf Hes në Britaninë e Madhe.

Zbulim arkeologjik monumental pranë Stonhenge në Britaninë e Madhe

Postuar në 23 Qershor, 2020 01:05

Arkeologët në Britaninë e Madhe deklarojnë se kanë zbuluar strukturën më të madhe neolitike në vend, e cila ndodhet pranë Stonhenge, një prej strukturave më të njohura arkeologjike në botë.

Kompleksi në fjalë konsiston në një rreth të krijuar nga vendosja e kolonave të ngulura thellë në tokë që shkon në 2 km në diametër. Sipas arkeologëve kompleksi në fjalë kishte për synim orientimin e njerëzve që shkonin drejt Mureve Durrington, një zonë që konsiderohej e shenjtë që ndodhet saktësisht në qendër të rrethit.

Rotacion i parimit: Një hyn një del, një Spiro një Vangjel

Postuar në 22 Qershor, 2020 22:27

Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen

Kështu ka deklaruar sot ish-kryeminstri Sali Berisha në një intervistë televizive. Sa herë e kemi dëgjuar këtë gjë? Kush do përplaset me kë? Berishistët e mbetur me pushtetin në bulevard? Punë e madhe. Ai bulevard fundja është bërë prej kohësh si vendngjarje e krimit dhe dhunës politike. Një brez paralel me të, në kafenetë e Bllokut jeta ka vazhduar si pa të keq edhe kur vriteshin njerëz. 

Bisha e fjetur. Vullkanet e Napolit

Postuar në 22 Qershor, 2020 19:59

  

Koalicioni i partive shqiptare në Luginën e Preshevës, në ditën e votimit u “tradhtua” nga dy parti në Bujanoc

Postuar në 22 Qershor, 2020 18:58

Zgjedhjet parlamentare të së dielës në Serbi, treguan një unifikim për hërë të parë të partive shqiptare të Luginës së Preshevës, të cilat garuan me një listë të përbashkët nën emrin Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar.

Partitë politike shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshime, Lëvizja për Progresin Demokratik, Lëvizja për Reforma e Partisë Demokratike Shqiptare dhe Partia Demokratike, përmes listës së përbashkët, në këto zgjedhje kanë arritur të marrin 7,39 % të votave dhe do të ketë afërsisht katër deputetë.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS