Pandemia/260 ankesa për shkelje të privatësisë
Shkelja e privatësisë dhe publikimi i të dhënave personale ka qenë një nga problemet kryesore me të cilat janë përballur qytetarët qëkurse u evidentuan rastet e para të Covid 19 në vendin tonë.
Në një intervistë për TVT, Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale Besnik Dervishi thotë se përgjatë këtij viti janë regjistruar 260 ankesa për shkelje të privatësisë, ku dominojnë rastet e lidhura me Covid.
InterNyet-i sovjetik
Minoritarët do të përfitojnë nga vaksinimi në shtetin grek
Greqia nis injektimin e vaksinave të para nga sot. Minoritarët grekë që jetojnë në Shqipëri, por janë pjesë e skemës së shërbimeve shëndetësore në shtetin fqinj, do të përfitojnë nga kjo vaksinë. Në studion e lajmeve në TvT, kryetari i Bashkisë së Finiqit, Kristo Kiço, tha se ata do të jenë të detyruar të paraqiten në Greqi, pasi kushtet e transportit të vaksinës janë specifike.
Nis vaksinimi në BE kundër CoVid-19
Thuajse të gjitha mediat e njohura raportojnë sot nisjen e procesit të vaksiniit anti-CoVid-19 në hapësirën e Bashkimit Europian. Objektivi i unionit është vaksinimi i të rriturve brenda vitit 2021 me shpresën se vaksina do të jetë fillimi i fundit të pandemsië që tronditi mbarë botën në harkun e pak muajve.
Europës Perëndimore po i ikin emigrantët
Svilengradi është një qytet i vogël bullgar me rreth 18 000 banorë, në kufi me Turqinë. Është i njohur në mënyrë të veçantë për dy elementë: kazinotë dhe zakonet. Dhe si shumë qytete të tjerë të vegjël në Evropën Qendrore dhe Lindore, për shkak të emigrimit, Svilengradi i ka humbur shumë prej qytetarëve të tij përgjatë dekadave të fundit. Megjithatë, këtë pranverë, ndodhi diçka krejt e papritur: pati një bum të popullsisë. "Ata janë kthyer prej gjithandej, kryesisht nga Evropa Perëndimore", thotë Anastas Karchev, kryebashkiaku i Svilengradit, në një bisedë telefonike në nëntor.
A është shkruar saktë urdhëri i kufizimit të lëvizjes?
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka nxjerrë më 21 dhjetor 2020 një urdhër përmes të cilit vendos oraret e reja të lëvizjes mes qyteteve të Shqipërisë. Në dispozitivin e urdhërit thuhet tesktualisht:
Zbulimi në Pompei/ Romakët e kishin traditën e ushqimit të rrugës që para 2 mijë vjetësh
Pompei vazhdon të mahnisë botën me ato që dalin nga rrënojat e tij. Në gërmimet e reja që kanë rinisur për mirëmbajtjen dhe restaurimin e zonës Regio V ka dalë në sipërfaqe një termopol i ruajtur në mënyrë të përkryer. Mbi të është imazhi i një nimfe dhe kafshëve me ngjyra të ndritshme dhe të gjalla, saqë duken pothuajse tre-dimensionale.
Deti u shit...edhe në dhjetor
Sot kryeministri Edi Rama ka publikuar disa dokumente përmes të cilave ka njoftuar edhe ata që nuk e dinë ose nuk arrijnë ndonjëherë të njoftojnë neuronet për atë që ndodh se Shqipëria ka prej dekadash shtrirje detare 12 miljesh. Rama e ka bërë këtë gjë për të kundërvepruar ndaj thirrjeve se edhe në dhjetor deti iu shit Greqisë, ashtu siç u bë në janar, shkurt e më pas.
Kina, ekonomia kryesore në botë në vitin 2034. Në pesëshen e parë edhe India
Qendra për Kërkime Biznesi dhe Ekonomike, me bazë në Britaninë e Madhe, ka publikuar raportin vjetor sipas të cilit Kina do të dalë ekonomia kryesore në botë në vitin 2033. Aktualisht SHBA qëndron në krye me 24.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë botërore. Shifër kjo e fund vitit 2019.
Vdes George Blake, i fundit ndër ata që poshtëruan Britaninë e Madhe gjatë Luftës së Ftohtë
Ka ndërruar jetë në moshën 98 vjeçare, George Blake, një ndër spiunët më të famshëm të Luftës së Ftohtë. Krahas Rrethit të të Pestëve të Kembrixhit, Blake përfaqëson goditjen më të fortë dhe poshtëruese për shërbimet britanike të inteligjencës.
Jeta e tij në vetvete karkaterizohet nga thyerjet e forta të një ndër shekujve më të pazakontë të historisë. I lindur si George Behar nga një nënë hollandeze dhe një baba hebre egjiptian, Blake iu bashkua rezistencës hollandeze gjatë LIIB dhe në vitin 1944 u rekrutua në shërbimin britanik, MI6.
