Lë Shtëpinë e Bardhë "presidenti që nuk bëri luftë"
Donald Trump ka lënë sot Shtëpinë e Bardhë. Në përputhje me protokollin dhe qetësisht. Njeriu që është prej disa javësh në qendër të vëmendjes botërore ka dalë nga zyrat e pushtetit, pasi mori spektaklin e fundit të tij me një mësymje në Kongres. Presidenca e Biden nis kështu me një patericë, me një demokraci invalide dhe një Amerikë që mund të shpresojë se nuk do të përjetojë më uraganin politik të Trump, por që nuk mund të besojë se do të rikthehet aty ku ishte.
KE heq asistencën teknike për Skavicën
Pas vendimit të qeverisë shqiptare për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës me 100% financim nga shteti dhe pa kredimarrje nga BERZH-i, Komisioni Europian ka njoftuar heqjen e asistencës teknike nga 1 janari i këtij viti. Në një komunikim zyrtar me Ministrinë e Infrastrukturës, KE shpjegon arsyet e tërheqjes së mbështetjes për këtë projekt.
Allison...Mason
Trump fal ish-strategjistin e fushatës, Steve Bannon
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka falur ish-strategjistin e fushatës së tij, Steve Bannon. Emri i Banon është mes disa prej njerëzve të Trump, të cilët u falën nga presidenti në orët e fundit të tij në detyrë. Megjithatë, falja e Trump nuk përfshin vetë atë, pjesëtarët e familjes dhe avokatin Rudy Giuliani.
Trump lë sot detyrën, ndërsa Joe Biden do të bëjë betimin si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.
Video/Etna ndizet sërish
Vullkani Etna në Itali është riaktivizuar sërish duke ofrua ndër të tjera dhe pamje të pazakonshme gjatë natës. Hiri vullkanik është gjetu deri në 20 km larg dhe shpërthimi mund të shihet edhe nga qyteti i Taorminës, 50 km larg.
Admirali Burke: Misioni i KFOR në Kosovë mbetet i pandryshuar
Misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i pandryshuar në përputhje me Rezolutën 1244 të KB dhe partneriteti midis Serbisë dhe NATO-s mbetet i qëndrueshëm dhe i besueshëm, thotë admirali Robert Burke, Komandant i Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të Napolit. Në një intervistë për portalin CFSP.rs përpara vizitës së tij të parë në Beograd, Sarajevë dhe KFOR, Burke thotë se NATO nuk ka plane për reduktim të misionit.
Ai thekson se një Kosovë e qëndrueshme ka rëndësi thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, i cili ka qenë përparësi e NATO-s për më shumë se dy dekada.
Sondazhi/ Qasja e europianëve ndaj SHBA reflekton problemet e vetë BE-së
Tridhjetë e dy për qind e evropianëve thonë se pas zgjedhjes së presidentit Donald Trump në 2016, amerikanëve nuk mund t’u zihet më besë, sipas një sondazhi të ri.
Megjithatë, opinioni ndryshon nga shteti në shtet. Në sondazh, gjermanët kanë rezultuar më mosbesues ndaj amerikanëve: 53 për qind e të anketuarve thanë se ishin dakord se nuk mund t’i besohet Amerikës pas Trump-it.
Forumi Ekonomik Botëror: Alarmi i pandemisë u injorua për 15 vjet me radhë
"Për 15 vjet me radhë, Forumi Botëror ka paralajmëruar botën për rreziqet e pandemisë. Në vitin 2020, ne pamë se çfarë do të thotë të jesh kapesh i papërgatitur pasi ke injoruar rreziqet afatgjata. Pandemia Covid-19 jo vetëm që ka marrë miliona jetë, por njëkohësisht i ka zgjeruar pabarazitë që ekzistojnë tashmë prej një kohe të gjatë, për sa i përket aksesit në kujdesin shëndetësor, ekonomik dhe dixhital".
Giuseppe Conte në përpjekjen e radhës për të mbajtur në këmbë qeverinë
Qeveria italiane është sërish në krizë. Kryeministri italian, Giuseppe Conte, po përballet me votëbesimin në Senat.
Kabineti i Contes u vu në diskutim pasi prej tij u larguan dy ministrat e aleatit, Matteo Renzi.
Pasi mori mbështetjen e Dhomës së Ulët të hënën, Conte do të përpiqet të fitojë edhe atë të Senatit ditën e sotme.
Varianti danez i Covid-19 mund të jetë rezistent ndaj vaksinës
Variante të reja të Covid-19 vijojnë të zbulohen në vende të ndryshme. Dy ditë pasi Departamenti i Shëndetit Publik të Los Anxhelosit njoftoi se varianti britanik, i njohur si B.1.1.7, ishte identifikuar në rajon, Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë zbuloi se edhe një tjetër variant më pak i njohur kishte qarkulluar në vend. I njohur si L452R, ky variant është shfaqur fillimisht në Danimarkë në mars.