Godzilla vs. Kong
Në media të ndryshme është publikuar spoti prezantues i filmit më të ri që Godzilla vs. Kong. Që siç shihet është një variant i imagjinuar i apokalipsit ku një specie lufton tjetrën në një planet që dominohet nga njerëzit. Efektet special asqë diskutohen. Kong mund të merret me mend se është arma e njeriut në këtë betejë me dinosaurin e përbindshëm që profilizohet se kërkon të rivendosë dominimin pas shfarrosjes fatale dhe të padrejtë nga asteroidi.
Politikat mjedisore, aksionet e BP bien me 44%. Shkurtohen 10 000 vende pune
Ideologjia e re e mbrojtjes së mjedisit po reflektohet në mënyrë të thellë edhe në kompani të mirënjohura si BP, që qëndron në krye të listës së të akuzuarave kur vjen puna për politikat mjedisore. Agjencia “Reuters” njofton se kompania ka reduktuar ekipin e kërkimit që përfshin inxhinierë, shkencëtarë dhe gjeologë në më pas se 100 nga 700 që ishin 2 vjet më parë. Burime pranë BP kanë thënë për “Reuters” se burimi i këtyre ndryshimeve është drejtori i ri Ekzekutiv, Bernard Looney.
Po ndodh shumë shpejt
Truri "riciklon" neuronet për të lexuar
Truri i njeriut nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të zhvilluar një zonë të dedikuar posaçërisht për leximin: për të njohur shkronjat dhe fjalët ripërdor neuronet që kanë evoluar në kohët antike për të rielaboruar lloje të tjera të stimujve vizualë.
Covid-19/ A duhet t’u besojmë të gjitha studimeve?
Rasti i një studimi të publikuar së fundmi në Kanada ngre edhe njëherë shqetësimin e konkluzioneve të nxituara lidhur me SARS-Cov-2, virusi që prej më shumë se një viti qarkullon në botë, por ende nuk njihet plotësisht nga shkencëtarët. Një grup studiuesish dolën në përfundimun se kolkikina (colchicine), një ilaç që përdoret për trajtimin e inflamacionit të shkaktuar nga artriti mund të reduktojë nevojën për spital të pacientëve Covid-19.
Kadareja me mik...
Në një reagim të përbashkët i disa gazetërë të disa televizioneve ankohen se në një takim me çiftin Kadare në Kavajë, ata janë privuar nga e drejta për të qenë pjesë e aktivitetit. Reagimi i tyre shkon kundër drejtoresësh së Qendrës Kombëtare të Librit, që duket se trajton në mënyrë të diferencuar mediet duke dhënë alibi nga më të pabesueshmet. Po e sjellim më poshtë reagimin meqenëse përbën interes publik qoftë edhe për faktin se deri ku ka shkuar sektarizimi në këtë vend nën qeverisjen e kozmpolitanëve të mëngjër:
BE: Do të këmbëgulim për arsyet e vërteta të vonesave në furnizimin me vaksinën e CoVid-19
Bashkimi Europian ka paralajmëruar sot se do të marrë masa që kompanitë farmaceutike të respektojnë kontratat e nënshkruara për furnizimin me vaksinën anti-CoVid-19. Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka deklaruar se masat konsistojnë në zbatimin e mjeteve ligjore që unioni ka në dispozicion. Michel nuk ka folur për sanksione, por sipas agjencisë “Reuters” në BE ka paqartësi për arsyet e vërteta se pse Pfizer dhe AstraZeneca nisën pakësimin e sasive të furnizimit të vaksinave.
Sfida e vaksinimit mes privatësisë dhe teknologjisë
“Paratë e errëta” që i shtruan Biden-it rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë
Presidenti Joe Biden përfitoi nga një sasi rekord donacionesh nga donatorë anonimë për grupe të jashtme që e mbështesnin, si rezultat, publiku nuk do të ketë kurrë një pasqyrë të plotë se kush e ndihmoi të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Fushata fituese e Biden u mbështet nga 145 milionë dollarë, të ashtuquajtura donacione parash të errëta, një lloj i mbledhjes së fondeve që demokratët e kanë kritikuar për vite me radhë.
Shqipëri hesapi/Ministre Mbrojtjeje, SPAK, ministre e Jashtme. Dhe mbështetje nga SHBA
Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka, ia ka dalë të bëhet sot lajm për kohën kur ishte ministre e Mbrojtjes. Lajmi: ministrja është marrë në pyetje nga SPAK për dy tendera të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes gjatë pandemisë.
Deri në pikën e fundit/ Doza të tëra të vaksinës Pfizer shkuan dëm sepse nuk u përdorën shiringat e duhura
Një detaj në kontratën e Pfizer me vendet që presin mbërritjen e vaksinës ka shkaktuar jo pak dhimbje koke në SHBA dhe në Europë ditët e fundit. Në SHBA, si në Evropë, kontratat përcaktohen duke marrë parasysh numrin e dozave dhe jo të shishkave.