Deri në pikën e fundit/ Doza të tëra të vaksinës Pfizer shkuan dëm sepse nuk u përdorën shiringat e duhura

Postuar në 23 Janar, 2021 14:51

Një detaj në kontratën e Pfizer me vendet që presin mbërritjen e vaksinës ka shkaktuar jo pak dhimbje koke në SHBA dhe në Europë ditët e fundit. Në SHBA, si në Evropë, kontratat përcaktohen duke marrë parasysh numrin e dozave dhe jo të shishkave.

Rusia: Reciprocitet me Shqipërinë. Kosova, një pseudoshtet

Postuar në 23 Janar, 2021 14:40

Rusia duket se nuk e ka gëlltitur mirë fyerjen sipas saj që iu bë nga qeveria shqiptare me dëbimin e një diplomati nën argumentimin e thyerjes së masave anti-CoVid-19. Përmes faqes së vet në Facebook, ambasada ruse në Tiranë përcjell një qëndrim të zv.ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushko që paralajmëron se ky akt nuk do të kalojë për reagim.

Berisha: Sulmi i Ramës kundër Francës, shprehje vasaliteti ndaj presidentit turk, Erdogan

Postuar në 23 Janar, 2021 14:26

Gjatë një interviste në syri.net, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sulmi i fundit i Edi Ramës ndaj Francës në fakt lidhet me një rreshtim prej vasali të tij ndaj Presidentit të Turqisë, Erdogan. Në interpretimin e vet, Berisha thotë se marrëdhënia e Ramës me Erdogan manifeston të gjitha shenjat e një vasaliteti të Shqipërisë, që i shtohet rasteve të rrëmbimit të personave të dyshuar si gulenistë.

Ndërron jetë Larry King

Postuar në 23 Janar, 2021 14:20

Ka ndërrua jetë në moshën 87 vjeçare, Larry King, moderator televiziv I njohur botërisht. Shkaku i vdekjes raportohet të jetë CoVid-19 dhe vdekja ka ardhur pas hospitalizimit në muajin dhjetor.

King ishte i njohur për shfaqjen e vet “Larry King Live”, programi më i gjatë i tranasmetuar ndonjëherë në CNN dhe vlerësohet si një ndër intervistuesit më prodhimtarë.

Shpërthimi në Bejrut, kërkohet hetimi i një kompanie të regjistruar në Londër

Postuar në 23 Janar, 2021 12:00

Dy deputetë britanikë kanë kërkuar hapjen e një hetimi mbi një kompani të regjistruar në Britani, emri i të cilës del i lidhur me shpërthimin shkatërrues në Bejrut. Savaro Ltd është e regjistruar në Londër dhe në regjistrin e kompanive figuron pronare Marina Psyllou. Kjo e fundit, e kontaktuar ngë agjencia e lajmeve Reuters, është shprehur se në të vërtetë pronari është një tjetër, por nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e tij.

Tom Brokaw del në pension pas 55 vitesh në ekran

Postuar në 23 Janar, 2021 11:30

Spikeri legjendar i NBC News, Tom Brokaw, njoftoi tërheqjen nga ekrani, duke ulur në këtë mënyrë siparin e një karriere prej më shumë se gjysmë shekulli.

Brokaw, 80 vjeç, mbyll mikrofonin si spikeri i vetëm që ka drejtuar tre emisionet kryesore informative të NBC: "News Nightly", "TODAY" dhe "Meet the Press".

Përgjimet? Cili investitor serioz do guxonte të vinte në Shqipërinë e sotme?

Postuar në 22 Janar, 2021 23:46

 

Sot në media ka dalë një përgjim i kryer në Itali që sugjeron se sipërmarrës italianë, të lidhur me botën e krimit atje flasin për lidhje me një person të afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Japin garanci për marrje lejesh për ndërtim etj.. Një histori tipike ku ndërmjetës të caktuar kanë akses në zyrat e pushtetit të një vendi pa adresë në këtë botë. Sigurisht që një situatë e tillë e vendos në siklet të madh Veliajn, i mësuar të vetërekomandohet si shpëtimtar i vendit dhe të fshehë kokën si struci sa herë ka probleme.

SARS-CoV-2/ Varianti britanik përhapet më shpejt dhe vret më shumë  

Postuar në 22 Janar, 2021 21:03

Varianti britanik i COVID-19 mund të ketë nivel më të lartë vdekshmërie. Megjithatë, të dy vaksinat që po përdoren aktualisht janë efektive ndaj tij.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, paralajmëroi vendin e tij sot për rrezikun e virusit për të cilin deri tani dihej se ishte më i transmetueshëm.

Kryeministri dorovit Kazanin para zgjedhjeve/Rilindja Urbane përfshin edhe godinat e tv-ve shqiptare

Postuar në 22 Janar, 2021 18:26

Kryeministri Edi Rama njofton në Facebook se do të përfshijë në projektet e Rilindjes Urbane edhe godinat e televizioneve shqiptare. Me një gjuhë uronike, z. Rama shkruan:

Sot jam piktor, dikur do më quanin kallajnxhiJ. Godina të rilindura për tv-të shqipfolëse. Kallanngjisje për kazanin mediatik. Ta nisim nga ABC e punës…

shkruan z. Rama.

Nuk dihet se përse qeveria do të harxhojë para publike për objekte private ndërkohë që p.sh godina e Televizionit Publik Shqiptar është e rrënuar.

Eksperimentet e Google penalizojnë mediat australiane

Postuar në 22 Janar, 2021 14:03

Disa eksperimente që po kryhen nga Google kanë sjellë reagimin e Reporterëve pa Kufij. Organizata i cilëson arbitrare testet e motorit të kërkimit, të cilat do të zgjasin deri në shkurt.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS