Nuk është hera e parë që "vidhet" një seli partie

Postuar në 13 Mars, 2021 13:47

Këto dy ditë Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të përplasjes në selinë e FRD-së, të cilën Bashkia e Tiranës ka kërkuar të lirohet. Presidenti u filmua duke u përplasur verbalisht dhe fizikisht me punonjës të policisë bashkiake, një akt që po interpretohet në mënyra të ndryshme.

Në media kanë dalë edhe letrat përkatëse të cilat edhe ato interpretohen sipas midesë.

SHBA, BE dhe AstraZeneca në mes

Postuar në 13 Mars, 2021 12:42

Uashingtoni ka refuzuar një kërkesë të kompanisë farmaceutike AstraZeneca për t’i dhënë BE-së një pjesë të rezervave të vaksinës në SHBA - që nuk mund të përdoren ende atje. Kërkesa vjen në një kohë kur në Bashkimin Europian, AstraZeneca nuk po arrin të përmbushë objektivat e furnizimit me vaksinë.

Ish-presidentja e Bolivisë arrestohet për grusht shteti

Postuar në 13 Mars, 2021 11:39

Presidentja e përkohshme që mori detyrën në Bolivi pas rrëzimit të Evo Morales është arrestuar me dyshimin e organizimit të një kryengritjeje.

Jeanine Anez u vu në pranga pasi gjykata lëshoi të premten urdhrin e arrestimit të saj, njoftoi ministri Carlos del Castillo në Twitter. Ai e cilësoi arrestimin si një hap përpara për t'i dhënë popullit bolivian drejtësinë e merituar.

Parlamenti italian miraton ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë

Postuar në 12 Mars, 2021 18:04

Parlamenti italian ka miratuar së fundmi ligjin për delimitimin e zonave detare me Greqinë. Ligji mori 273 vota dhe asnjë kundër. Kështu ai i hap rrugë zbatimit të marrëveshjes së nënshkruar me Greqinë më 9 qershor 2020 që rishikon një marrëveshje të vitit 1977 duke përfshirë edhe metodën e WBS 84 – sistemi botëror gjeodezik.

Vlora si alibi e përhershme e një të "majte" qytetare

Postuar në 12 Mars, 2021 17:54

Albert Nikolla publikon sot një shkrim të vetin përmbytur në arsyetimin e vet nga klisheja e haxhiqamilizimit dhe të iluminuarave. Është një klishe e ndërtuar nga historiografia e cila presupozon se në shtetndërtimin tonë ka dy rryma antagoniste: haxhiqamilizmi e me të esadizmi dhe oksidentalizmi me shqiptarinë. Vlora për z. Nikolla qëndron në këtë suazë si memorial i qëndresës anti-orientale dhe kundër çdo okupimi, si fanar i një shqiptarie që mesa po marrim vesh mundet të kuptohet vetëm nga disa shqiptarë. Për analogjitë e z.

A janë kërcënim për rajonin ambiciet bërthamore të Turqisë?

Postuar në 12 Mars, 2021 17:10

 

Presidenti i Republikës përplaset fizikisht me Policinë Bashkiake

Postuar në 12 Mars, 2021 13:31

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është bërë sot protagonist i një skene të paprecedentë kur është konfliktuar me policë të Bashkisë së Tiranës që po tentonte të merrte në administrim mjediset e FRPD-së, ose partia e dikurshme e Bamir Topit. Duket se incidenti ka qenë i llogaritur për të dërguar mesazh force dhe për të tonifikuar atmosferën në të cilën presidenti po shfaqet duke kërcënuar se do të presë duart e atyre që prekin votën.

Serbia merr të drejtën e ndërtimit edhe për fabrikën e Sinopharm për prodhimin e vaksinës

Postuar në 12 Mars, 2021 01:42

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se në Serbi do të ndërtohet së shpejti një fabrikë e Sinopharm për prodhimin e vaksinave kundër CoVid-19.

Nga 15 tetori ne do të kemi sasi të mëdha vaksine për vete dhe mbarë rajonin. Ne do të duhet të furnizojmë edhe rajonin të paktën me çmimin e prodhimit. Shpresoj se Serbia nuk do të bezdisë kënd në këtë drejtim. Dua të besoj se njerëzit kuptojnë se kjo është për shëndetin e mbarë rajonit. Serbia do të jetë pakrahasismiht e madhe me atë që është sot

Simulimi ushtarak nga SHBA: Lufta me Kinën është e humbur

Postuar në 12 Mars, 2021 00:01

 

E nakatosi edhe kësaj radhe

Postuar në 11 Mars, 2021 14:48

I solli vaksinat me çanta nga Rinasi.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS