KE: Kompanitë e mëdha të zbardhin pagën e femrave dhe meshkujve, ose gjobë
Komisioni Europian ka propozuar së fundmi një draft që parashikohet të detyrojë kompanitë e mëdha europiane të ofrojnë të dhëna për mënyrën si paguajnë gratë dhe meshkujt. Drafti sanksionon gjoba nëse këto të dhëna nuk sigurohen dhe nuk zbardhen. Drafti, sipas propozuesve synon të eliminojë diferencat në pagesat mes gjinive të ndryshme, ndonëse në BE ligji rregullon të drejtën për pagesa të njëjta që nga viti 1957. Aktualisht në bllok femrat paguhen 14.1% më pak se meshkujt dhe diferenca në masën e pensionit është 30%.
Borrell: BE-ja duhet të angazhohet ushtarakisht aty ku mungon NATO
Kreu I diplomacisë europiane, spanjolli, Josep Borrell, ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” përmes së cilës ka komentuar zhvillimet ndërkombëtare dhe raportet me Rusinë. I cilësuar në fillimet e detyrës së vet si një karakter këmbëngulës dhe shpërthyes, Borrell, në të vërtetë nuk arrin të formulojë ndonjë gjë të madhe mbi atë se çfarë duhet të jetë Europa.
Arabia Saudite, plan 5 miliard dollarësh për të dominuar tregun e hidrogjenit të pastër
Arabia Saudite synon të bëhet qendër globale e furnizimit me hidrogjen. Ndërsa qeveritë dhe industritë kërkojnë alternativa më pak ndotëse ndaj hidrokarbureve, eksportuesi më i madh në botë i hidrogjenit të papërpunuar po lufton të mbajë vendin e parë, ndërsa konkurrohet nga Kina, Evropa ose Australia. Një central me vlerë 5 miliardë dollarë, që funksionon me energjinë e diellit dhe erës do të jetë ndër prodhuesit më të mëdhenj të hidrogjenit në botë, kur të hapet në megaqytetin e planifikuar të NEOM-it në 2025, raporton Bloomberg.
Timonieri në shtegun e dhive/Është vështirë për vaksinat ruse dhe kineze
Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga Lezha për situatën e vaksinimit në vend duke bërë interpretime për politikën e vaksinave për të cilën ka ngritur supet përballë një Europe që humbi.
Britania e Madhe kapet duke ushtruar ndikim beninj në Rusi
Rusia ka kapur së fundmi një mundësi për të kundërvepruar ndaj propagandës perëndimore se ajo zhvillon strategji dizinformuese informacioni përmes internetit. Përmes një interviste në Rossiya-24, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka deklaruar se Britania e Madhe nuk ka asnjë reagim deri më tani për dokumentet e rrjedhura në media sipas të cilave Londra zyrtare ka autorizuar krijimin e një rrjeti continental mediash, platformash, OJQ-sh që synojnë luftën kundër Rusisë.
Koha që eksodi i 1991-t të përkujtohet në Shqipëri
Si mund të arsyetohet vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama dje në Itali, ku u ndal në Bari dhe në Brindizi për të kujtuar siç u tha 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve?
Vizita që ka sjellë në Pulia edhe Luigi di Maio, lidhet patjetër me një moment historik dhe simbolik, por është disi e çuditshme që një kryeministër i Shqipërisë zbret në Itali vetëm për këtë qëllim.
Së pari, sepse përvoja e shqiptarëve në Bari në vitin 1991 nuk është e mirë dhe kush ka qenë aty e di këtë.
Zbulohet për herë të parë lëndë organike në sipërfaqen e asteroidëve
Agjencia Japoneze e Hapësirës – JAXA – ka konfirmuar së fundmi zbulimin e dy llojeve të materies organike në një asteroid duke hapur kështu dritaren e konfirmimit të një teze të njohur për origjinën e jetës në Tokë. Shkencëtarët japonezë kanë analizuar materiale të marra nga një asteroid i tipit S, quajtur Itokawa, marrë gjatë një misioni të vitit 2010 dhe mendohet se është një
Epikriza e zgjedhjeve/Në rast humbjeje, PD-në e shpëton nga shpërbërja bashkëqeverisja
Kjo pranverë po evidenton disa “paradokse” politike që në të vërtetë provojnë një dyshim të vazhdueshëm për farsën që dëshmojmë përditë. Zgjedhjet e 25 prillit po cilësohen si vendimtare, e megjithatë ne nuk po shohim fushatë elektorale që ta përligjë këtë karakterizim. Opozita zyrtare operon me dy regjistra, ndonëse ka një marrëveshje bashkëpunimi politik. Ajo bërtet, pret dhe mallkon, por nuk denoncon.
Rrjeti 5G lançohet në Rusi
Shërbimi 5G shtrihet në Moskë. Operatori rus i telekomit MTS ka njoftuar se disa nga klientët e saj do të mund të hyjnë në rrjetin e parë të kompanisë 5G në më shumë se një duzinë zonash përreth kryeqytetit rus. Rrjeti ultra-i shpejtë është vendosur të mbulojë zona si Gorky Park, një zonë përreth Universitetit Shtetëror të Moskës (MSU), si dhe Qendrën Ndërkombëtare të Biznesit në Moskë ndër të tjera. Mbulimi 5G përfshin 14 zona dhe është vendosur të zgjerohet më tej në të ardhmen e afërt, sipas MTS.
Radioaktiviteti i viteve ’60 kthehet në Europë
Testet bërthamore që Franca ka kryer dikur në shkretëtirën algjeriane, tani po kthehen në Europë.
Pluhuri radioaktiv i Saharasë ka kaluar mbi Francë që nga shkurti, njoftoi Shoqata për Kontrollin e Radioaktivitetit në Perëndim.
Pluhuri zhvendoset nga era dhe po rrit ndotjen në disa pjesë të Evropës Jugore. Shkencëtarët konfirmuan se pluhuri është radioaktiv pasi mblodhën mostra.
Nivelet aktuale të rrezatimit nuk konsiderohen të rrezikshme.