Hosteli i Europës Juglindore
Revista “Monitor” publikonte sot të dhënat e Eurostat për popullsinë, që flasin për një plakje të shpejtë në Europë. Në vitin 2020, rreth 20.6% e popullsisë ishte mbi moshën 65 vjeç ose më shumë. Sa i përket Shqipërisë panorama paraqitet e zymtë:
Gjuha e lajmit po kriminalizon politikën, varfërinë dhe gjininë
Disa gazetarë po sajojnë lajme të rreme për të rrëmbyer ndjenjën e fuqisë. Kjo po ndodhë edhe në kohën e zbrazët dhe të pafuqishme të pandemisë. Disa gazetarë të tjerë po e bëjnë këtë për të krijuar frikë, dhunë dhe përcarje sociale. Po gjuha e lajmit si është? Cilat fjalë duhet të përdorim?
Shembulli 1: A është e drejtë t'u referohemi grupeve të mëdha të njerëzve, që janë mjaft të dëshpëruar për të rrezikuar jetën e tyre, si "valë e re refugjatësh?"
Kokëdhima: Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër
Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.
Intervista e plotë e Kokëdhimës:
EMA: Nuk ka indikacione për lidhjen e AstraZeneca me rastet e mpiksjes së gjakut
Agjencia Europiane e Barnave po shqyrton rast pas rasti tromboembolitë e regjistruara si efekt anësor i vaksinës AstraZeneca. Por deri tani nuk ka indikacione se ato mund të kenë ardhur si pasojë e vaksinimit. Emer Cooke, drejtoresha ekzekutive e EMA, në një deklaratë për mediat sot tha se ekspertët dhe specialistët e agjencisë po vijojnë punën kërkimore lidhur me çrregullimet e mpiksjes së gjakut. Një lot i veçantë i vaksinës është nën monitorimin e tyre.
Franca kthen pikturën e Klimt që u shit gjatë pushtimit nazist të Austrisë
Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua t’u shiste atë nazistëve.
Ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot, tha se kthimi i pikturës te pronarët e ligjshëm është njohje e krimeve që rënduan mbi ta.
Shteti francez e bleu veprën në vitin 1980 pa e ditur historinë e saj.
SHBA, dy ligje mund t’u japin shtetësinë miliona emigrantëve të paligjshëm
Dhoma e Përfaqësuesve, e kontrolluar nga demokratët, pritet të votojë dy ligje të emigracionit, që do t’u hapin rrugën e marrjes së shtetësisë miliona njerëzve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, përfshirë punëtorët e fermave dhe emigrantët e rinj, të njohur si "ëndërrimtarë". Ndërkohë, liderët e Kongresit pritet të diskutojnë planin e plotë të emigracionit të Presidentit Joe Biden dhe hapat e parë proceduralë mund të hidhen të martën. Republikanët po e zhvendosin vëmendjen e tyre në sulmin ndaj Biden për një rritje të re të arritjeve në kufirin SHBA-Meksikë.
Krateri më i vjetër në botë nuk është krater
Ai që mendohej se ishte krateri më i vjetër në botë mund të mos jetë fare krater. Në vitin 2012, një studim doli në përfundimin se struktura Maniitsoq në Groenlandë është një krater i krijuar nga një meteor i rënë në Tokë afërsisht tre miliardë vjet më parë. Tani studiuesit nga Australia, Kanadaja, Danimarka dhe Groenlanda thonë se ky pretendim bie poshtë.
Sipas rezultateve të studimit të tyre, botuar më 1 mars në revistën “Earth and Planetary Science Letters”, shkencëtarët nuk gjetën prova të proceseve të përmendura nga kolegët e tyre.
Diskutohet një pakt i ri emigracioni mes Gjermanisë dhe Turqisë
Berlini dhe Ankaraja janë në bisedime private rreth rishikim të paktit të emigracionit që u nënshkrua në vitin 2016 mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë. Lajmin e bën të ditur gjermania “Handelsblatt”, në një shkrim të publikuar të dielën.
Qelepir edhe ca vota/ Qeveria premton: 5 mijë € për çdo emigrant që hap biznes në Shqipëri
Ministrja e Financave Anila Denaj ka zbardhur sot një premtim të ri të atij që po quhet si “Plani i Veprimit” i PS-së për zgjedhjet që po afrojnë.
Ne do të japim 5 mijë euro grant për çdo emigrant të kthyer që hap biznes në Shqipëri. Shqipëria 2030 është Shqipëria e sipërmarrjes shqiptare, ajo e prodhimeve 'Made in Albania'. Shqipëria 2030 është Shqipëria e të rinjve
ka thënë ministrja.
Vaksina të përforcuara për një virus që ndryshon gjatë gjithë kohës
Për shkak të mutacionit të virusit SARS-CoV-2 , edhe vaksinat duhet të ndryshojnë herë pas here. Ato duhet të përforcohen përballë viruseve më të transmetueshëm dhe më të aftë për të shmangur imunitetin e njeriut.
Koronavirusi i ri, i cili ka vrarë 2.65 milionë njerëz në mbarë botën që kur u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, pëson mutacion rreth një herë në dy javë, më ngadalë se gripi ose HIV, por mjaftueshëm për ta bërë të domosdoshëm ndryshimin e vaksinës.