Pandemia pa fund e pacientëve me CoVid të gjatë

Postuar në 15 Prill, 2021 16:57

 

Ndërsa vijon gara e vaksinimit, mjekët dhe shkencëtarët po kthejnë vëmendjen te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, që njihen si pacientët e Covid-it të gjatë. Janë ajo kategori e njerëzve që vazhdojnë të ndiejnë simptoma shumë kohë pas ditëve ose javëve që konsiderohen normale për sëmundjen. Çuditërisht, këta pacientë janë në moshë të re në disa raste thjesht kanë vuajtur një formë të lehtë të sëmundjes.

Bashkimi Europian dhe qeverisja globale

Postuar në 15 Prill, 2021 15:18

 

SHBA, sanksione të reja Rusisë

Postuar në 15 Prill, 2021 11:06

Administrata Biden pritet të shpallë sot një sërë sanksionesh kundër individëve dhe subjekteve ruse, si dhe dëbimim e disa diplomatëve rusë nga Shtetet e Bashkuara. Masa vjen në përgjigje të ndërhyrjeve të zgjedhjeve dhe sulmit kibernetik SolarËinds.

Ndryshimi/ Shlyeni borxhet për vete dhe familjarët nëse doni të lini shtetësinë shqiptare

Postuar në 14 Prill, 2021 18:27

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka gjetur kohën të amendojë një udhëzim që rregullon dokumentacionin e nevojshëm për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

Danimarka nxjerr vaksinën AstraZeneca nga përdorimi

Postuar në 14 Prill, 2021 14:02

Ndërsa pjesa më e madhe e vendeve europiane ndryshuan strategjinë e vaksinimit me AstraZeneca pas disa rasteve të mpikjes së gjakut, Danimarka pritet të marrë një masë më të ashpër. Sipas burimeve të cituara nga mediat daneze, Danimarka do të pezullojë përgjithmonë përdorimin e vaksinës AstraZeneca dhe do të pezullojë “Johnson & Johnson” deri në një njoftim të dytë.

Certifikatat anti-Covid/ BE, e hapur për të gjitha vaksinat dhe vendet joanëtare

Postuar në 14 Prill, 2021 13:31

Certifikatat dixhitale, të cilat do bëhen funksionale në BE nga fillimi i verës, do të lëshohen për të gjitha vaksinat kundër Covid 19 dhe me to do të pajisen edhe qytetarët e vendeve jashtë BE-së.

Komisioneri Evropian për Drejtësinë, z. Didier Reynders, tha para Komitetit të Lirive dhe Drejtësisë në Parlamentin Evropian, se qëllimi kryesor i certifikatave dixhitale është lehtësimi i lëvizjes së lirë në BE.

Greqia nis negociatat për detin edhe me Libinë

Postuar në 14 Prill, 2021 12:47

Greqia dhe Libia kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime për shënjimin e zonave të tyre detare në Mesdhe, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, pas një takimi me presidentin e Këshillit presidencial Libian, Mohamed al-Menfi. Pas takimit, siç raporton "Reuters", Mitsotakis është shprehur pas takimit se të dy palët kanë "rënë dakord për rinisjen e menjëhershme të bisedimeve midis Greqisë dhe Libisë mbi caktimin e zonave detare."

Ukraina nxirret në pazar

Postuar në 14 Prill, 2021 01:13

Tensioni në kufirin ruso-ukriainas ka kapërcyer fazën e nxehjes teksa përfaqësues të pushtetit, apo pranë pushtetit në Moskë kanë nisur të flasin për luftë me SHBA. Dje mediat citonin disa deklarata të Margarita Simonyan, drejtuese e mediave shtetërore ruse, RT dhe Sputnik, e cila shprehej se konflikti do të shpërthente në momentin kur Rusia do të niste lëvizjet për kapjen e territorit ukrainas. Sipas saj përplasja me SHBA është e pashmangshme në kursin e tanishëm të ngjarjeve në Ukrainë. Simonyan nuk është e vetmja që artikulon teza apo interpretime të tilla.

Tre misione ruse në Hënë deri në vitin 2026

Postuar në 13 Prill, 2021 17:04

Rritja e shpenzimeve për eksplorimin e hapësirës do t’i japë mundësi Rusisë të çojë tre misione në Hënë. Presidenti i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Alexander Sergeyev, tha se qeveria ka vendosur që të shpenzojë 15 miliardë rubla (195 milionë dollarë) në vit për programin federal të hapësirës.

Misionet që synojnë Hënën janë emërtuar Luna-25 këtë vit, Luna-26 në 2024 dhe Luna-27 në 2025.

Hëna është bërë objektivi i garës së re të fuqive të mëdha botërore. E para është ajo e vitit 1966-1976.

Vaksina kineze si element shpjegues i paradoksit kilian

Postuar në 13 Prill, 2021 15:33

E kanë pagëzuar “paradoksi kilian”. Vendi në Amerikën e Jugut habiti botën për shpejtësinë e fushatës së vaksinimit masiv kundër koronavirusit: 4.6 milionë njerëz nga 18 milionë banorë që ka Kili kanë bërë dy doza të vaksinës, 7.2 milion kanë bërë vetëm njërën. Vetëm Izraeli, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Seychelles renditen para Kilit për fushatën e vaksinimit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS