Video/NASA ngre një helikopter mbi sipërfaqen e Marsit
Video/Kryeministri largohet në mes të intervistës
Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën në studion e Ilir Babaramos, pas disa pyetjeve që i ka konsideruar si të papështatshme për statusin e tij. Më poshtë video:
Lotari për të reduktuar anijet në kanalet e Amsterdamit
Në kanalet e Amsterdamit, anijet e vogla në të cilat turistët shijojnë një vakt ndërsa sodisin peizazhin, do të reduktohen në numër. Licencat tani po kalojnë në një sistem lotarie, që lë në fuqi vetëm disa prej tyre. Ndërkohë, 20 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kundërshton rregullat lokale të transportit, të cilat sipas tyre mund t’i vrasin bizneset familjare. Me vendim të këshillit të qytetit, lotaria për 155 licenca u hodh vitin e kaluar.
Borrell: Rusia ka përqendruar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën
Bashkimi Europian ka njoftuar përmes diplomatit të vet kryesor, Josep Borrell, se Rusia ka përqendruar në kufi me Ukrainën dhe Krime, mbi 150 000 trupa ushtarake.
Janë më shumë se 150 000 trupa të mbledhur në kufijtë ukrainas dhe në Krime. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është evident
ka thënë Borrell.
6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë "Rama"
Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV:
Të Blertët në Gjermani propozojnë pasuesen e Merkelit
Annalena Baerbock është kandidatja e parë për kancelare nga radhët e Partisë Blertë në Gjermani. Ajo është në krye të partisë së bashku me kolegun Robert Habeck dhe tre vjet më parë synonin një parti të re e të madhe për Gjermaninë.
Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë
Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa v
Dendias: Divergjencat me Turqinë nuk mund t’i fshehim nën rrogoz
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, thotë se përmirësimi gradual i marrëdhënieve me Turqinë nuk do të jetë një çështje e lehtë. Në një intervistë për “Kathimerini”, e para pas konferencës së tensionuar për shtyp me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara të enjten e kaluar, Dendias thekson se "është e pamundur të fshihen nën rrogoz çështjet për të cilat dy vendet kanë qasje të ndryshme”.
Teori të kriminalizimit dhe parandalimit
I. Teoritë e Kontrollit Penalo-Ligjor si Krijuese të Legjitimitetit për Ligjin Penal
Ajo çfarë duhet diferencuar nga detyra e studimit socio-shkencor të fenomentit social të kriminalitetit duke përdorur “teoritë e kriminalitetit”, është çështja e teorive penalo-ligjore të kontrollit social, të quajtura zakonisht si “teori penale”(apo më teknikisht: teori të kriminalizimit).
Amerika bëhet gati për ujë me orar
Rënia në minimumin historik e nivelit të liqeneve artificiale që furnizojnë miliona amerikanë mund t’i bëjë këta të fundit të përballen me ujin me orar. Banorët që mund të preken të parët nga kjo janë ata të Arizonës dhe Nevadës.
Liqeni Powell dhe Liqeni Mead kanë pësuar rënie të nivelit të ujit për shkak të ndryshimit të klimës.
Si pasojë e kësaj, më pak sasi bore përfundon në lumenj dhe degët e tij dhe temperaturat më të larta nxisin tharjen e tokës dhe bëjnë që më shumë ujë të avullojë.