Mesazhi i G7 për Kinën: Perëndimi nuk bën hapa mbrapa
Shtatë demokracitë më të pasura diskutojnë sot mënyrën se si do të përballen sfidat si Kina dhe Rusia.
I themeluar në 1975 si një forum për vendet më të pasura të Perëndimit për të diskutuar kriza të tilla si embargoja e naftës OPEC, G7 po debaton mbi këto dy vende, por edhe mbi pandeminë COVID-19 dhe ndryshimin e klimës.
"Nuk është qëllimi ynë të përpiqemi të kufizojmë Kinën", tha sekretari i Shtetit, Antony Blinken, të hënën para takimit të parë të ministrave të Jashtëm të G7 që nga viti 2019.
“Turqia po i largohet vetë rrugës europiane”
Kreu i grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber, thotë se BE u shfaq e ndarë dhe e dobët gjatë vizitës së dy presidentëve të saj në Ankara. Lidhur me marrëdhëniet e kësaj të fundit me BE-në, Weber thotë se ajo "po largohet" nga vlerat evropiane dhe se nuk ka arsye që për momentin të nisë një axhendë pozitive. Kreu i eurodeputetëve të djathtë në PE i bëri këto komente në një intervistë me greken "Kathimerini".
“Bitcoin shkon kundër interesave të civilizimit”
Charlie Munger, zv.kreu i Berkshire Hathaway, konglomerati në pronësi të Warren Buffet, e shpreh hapur kundërshtimin ndaj Bitcoin, monedha elektronike që ka njohur sukses të madh sidomos kohët e fundit.
Të mëdhenjtë që u pasuruan nga pandemia, rasti i Google
Ajo që është thënë shpesh përgjatë dy viteve të fundit është se gjigantët e teknologjisë dolën më të fituarit nga pandemia. Bloomberg sjell rastin e Google dhe fitimet që gjeneroi ajo nga situata e krijuar nga Covid-19.
KE propozon heqjen e kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë
Komisoni Europian ka propozuar së fundmi heqjen e kufizimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe hyrjen e qytetarëve nga vende me situatë të mirë epidemiologjike.
KE-ja propozon lejimin e hyrjes në BE për arsye jo esenciale jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vende me një situatë të mirë epidemiologjike por gjithashtu për të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të vaksinës së rekomanduar nga BE
Perëndimi po humbet avantazhin teknologjik
Perëndimi mund të përballet me kërcënimin që paraqet teknologjia. Kreu i agjencisë së inteligjencës GCHQ, Jeremy Fleming, thotë se ekziston mundësia që teknologjitë kryesore në të cilat ne mbështetemi të mos formësohen nga Perëndimi. "Na duhet të evoluojmë qasjen tonë, nëse duam të ruajmë këtë ritëm", tha ai duke iu referuar sfidës që paraqet Kina në këtë drejtim.
Sipas tij, qytetet inteligjente (smart cities), të cilat do të mbledhin sasi të mëdha të dhënash, janë vetëm një shembull.
Një projekt modern për Koloseun e Romës
Koloseu antik romak do të ketë sërish një dysheme falë një projekti të ri, hi-tech, të shpallur nga Ministria e Kulturës të dielën.
Dyshemeja e re hi-tech do t’u japë vizitorëve mundësinë të ecin mbi të deri në qendër të Koloseut, duke përjetuar të njëjtën përvojë si vizitorët deri në fund të shekullit të XIX, thotë ministri italian i Kulturës, Dario Franceschini.
Napoleon Bonaparti: tiran, gjeni apo të dyja bashkë?
Më 5 maj 1821, Napoleon Bonaparti vdiq në moshën 51 vjeç, i burgosur në bazën e atëhershme britanike të Shën Helenës në Atlantikun jugor. Korsikani trupvogël që nga një oficer i artilerisë franceze u kthye në Perandorin që mbizotëronte Evropën kontinentale, është ende temë për të cilën shumë historianë kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe 200 vjet pas vdekjes së tij. A ishte ai një gjeni vizionar apo një tiran brutal - apo një kombinim i këtyre të dyjave?
Zbulohet Koloseu i Anadollit, i pari dhe i vetmi në Lindjen e Mesme
Një strukturë unike e ngjashme me Koloseun në Romë. Por në përmasa më të vogla. Për këtë arsye, arkeologët turq e kanë quajtur Koloseu i Anadollit. Në tribunat e tij mund të uleshin deri në 20 mijë spektatorë për të parë ndeshjet e gladiatorëve. Arena i përket epokës romake, rreth shekullit të III pas Krishtit dhe ajo çka mbetur prej saj gjendet në qytetin antic të Mastauras, në provincën Aydin. Është një kompleks monumental që për 1800 vjet ka mbetur i mbuluar nga dheu dhe bimësia.
Mazhoranca e 22%-ëshit dhe fuqia politike e Bashës
Janë zgjedhjet e dyta parlamentare radhazi në Shqipëri ku pjesëmarrja e zgjedhësve në përqindje është më pak se gjysma (pra nën 50%). Madje edhe pse numri i votuesve është më i madh në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 (1,662,386 votues) sesa në ato të vitit 2017 (1,613,810 votues), pjesëmarrja në përqindje është më e ulët; duke rënë nga 46.75% në 46.32%. Nga ana tjetër duhet thënë se numri i votuesve në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 (1,749,058 votues) ishte më i lartë se ai i këtyre të vitit 2021.