Autostrada që rrezikon sovranitetin territorial të Malit të Zi
Autostrada e parë në Malin e Zi ka mbetur pezull. Me 40 ura dhe 90 tunele, ajo ishte parashikuar të ndërtohej me financimin e qeverisë kineze. Që prej nisjes, projekti është karakterizuar nga akuzat për korrupsion, vonesat dhe dëmet mjedisore. Sot, nga 170 kilometrat e planifikuara, vetëm 40 kanë përfunduar.
Insektet, ligjërisht në tryezat e europianëve
Komisioni Evropian ka miratuar konsumin e insekteve, duke pohuar "kontributin e tyre pozitiv në mjedis dhe shëndet". Në muajt e ardhshën, europianët mund t'i shijojmë të gjitha insektet në restorant – ose përmes produkteve industriale si biskota, makarona dhe drithërat e mëngjesit.
Khamenei: Lufta kundër Izraelit është detyrë publike
Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të vazhdojnë luftimet kundër Izraelit, të cilin e quajti një "garnizon terrorist" kundër palestinezëve.
Nisma e dytë për shkarkimin e Metës, Balla: T'ia heqim këtë turp Shqipërisë
Maxhoranca ka paraqitur sot në Kuvend nismën për shkarkimin e presidentit Meta. Pas komisionit hetimor të disa muajve më parë, i cili konkludoi se kreu i shtetit nuk e kishte shkelur Kushtetutën në atë masë sa të shkarkohej nga detyra, 50 deputetë firmosën për ngritjen e një tjetër komisioni hetimor që do të bëjë të njëjtën punë.
Në seancën e sotme, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, renditi pesë arsye, të cilat sipas tij qëndrojnë në themel të kësaj nisme.
Rihapet debati për shifrën reale të viktimave të Covid-19
Debati për numrin real të viktimave të Covid-19 është riaktivizuar sërish pas rezultateve të publikuara nga Instituti për Buxhetet dhe Vlerësimet e Shëndetit në Universitetin e Uashingtonit. Sipas këtij të fundit, numri i viktimave nga koronavirusi në mbarë botën është rreth 7 milionë, dyfish më i madh se shifra zyrtare 3.24 milionë.
Për SHBA, analiza ka nxjerrë një total prej 905 000 viktimash, 57 për qind më shumë se numri zyrtar.
Reagime për shpalljen e Moderna-s si vaksina më e mirë anti-CoVid
Një vendim i Kongresit Botëror të Vaksinës në Uashington, që ka shpallur vaksinën anti-CoVid-19 të Moderna-s si më të mirën në botë, ka provokuar reagimin e palës ruse.
Agjencia “Tass” citon drejtorin e Institutit Gamaleya për Kërkime Epidemiologjike dhe Mikrobiologjike, Alexander Gintsburg, që e ka cilësuar vendimin si të diskutueshëm dhe të çuditshëm.
Mediat serbe: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë
Kroacia ka njoftuar krijimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se kampi në fjalë po krijohet për të rritur stabilitetin.
Katari arreston për korrupsion ministrin e Financave
Katari vë në pranga ministrin e Financave. Mediat vendase raportojnë se Ali Shareef al-Emadi është arrestuar për abuzim me fondet shtetërore.
Në Katar ka pasur shpesh arrestime të kësaj natyre, por burimet zyrtare thanë se Emadi është figura e profilit më të lartë që përballet me akuza korrupsioni nën sundimin e Emirit Shejh Tamim bin Hamad Al-Thani.
Meritokracia, një iluzion që justifikon pabarazitë
Incentiva për vaksinimin në Serbi
Serbia bëhet i pari vend që u ofron pagesë qytetarëve që pranojnë të vaksinohen.
Qytetarët mbi moshën 16 vjeç, të cilët kanë marrë tashmë një ose dy doza, ose do të vaksinohen me të paktën një dozë deri më 31 maj, do të marrin një pagesë prej 3 000 dinarësh (25 €). Shuma është e barabartë me 5% të pagës mesatare mujore në Serbi.
"Ne kemi reflektuar mbi mënyrën si t'i shpërblejmë njerëzit që kanë treguar përgjegjësi dhe kemi vendosur të japim mbështetje shtesë financiare për ata që janë vaksinuar", u tha presidenti gazetarëve në Beograd.