Një shkrim, dy tituj. Zbulohet mbështetja ndërkombëtare për PD-në

Postuar në 14 Maj, 2021 23:44

Partia Demokratike duket se e ka ndarë mendjen. Ajo ka krijuar një betejë dhe do ta çojë deri në fund: zgjedhjet janë manipuluar, apo blerë dhe misioni i saj është ta zbërthejë skemën. Si çdo betejë epike dhe parimore, kërkohet mbështetje ndërkombëtare. Dhe atë PD-ja e ka gjetur te Zëri i Amerikës.

Libani në pikiatë, ndërpritet furnizmi me energji për 1/4-ën e vendit

Postuar në 14 Maj, 2021 22:59

Kriza politiko-ekonomike në Liban ka njohur një tjetër shfaqje në një sektor jetik si furnizimi me energji elektrike. Kompania turke, Karpowership ka ndërprerë furnizimin me energji pas 18 muajsh vonesë në pagesë nga qeveria ndërkohë që mbulon ¼-ën e sektorit. Sipas kompanisë qeveria libaneze i detyrohet 100 milionë dollarë, ndërkohë që nga ana tjetër ndaj saj ka akuza për korrupsion.

Karpowership ofron 370 megavatë energji nga 2 200 që është prodhimi total në Liban.

Parashikimet për fundin e Izraelit*

Postuar në 14 Maj, 2021 16:58

 

Lideri suprem i Iranit, Aliut Ali Khamenei, deklaroi për herë të parë në 2015 se Izraeli nuk do t’i arrijë 25 vitet e ardhshme. "E para, Izraeli nuk do t'i shohë 25 vitet e ardhshme", tha Khamenei. "Dashtë Zoti, nuk do të ketë një gjë të tillë si një regjim sionist në 25 vjet. Deri atëherë, morali luftarak, heroik dhe xhihadist nuk do t’i lërë asnjë moment të qetë sionistët".

Mario Draghi mes solidaritetit dhe populizmit

Postuar në 14 Maj, 2021 13:41

Kryeministri i Italisë ka vendosur të heqë dorë nga rroga. Vendimi është komentuar më shumë si populist nëse marrim parasysh faktin se Mario Draghi merr dy pensione shtetërore dhe ka pronësi të pjesshme mbi 10 shtëpi.

Politikanët italianë janë të detyruar të publikojnë deklaratat e tyre tatimore. Si kryeministër i Italisë, paga e Draghi-t është 110 000 €.

Sipas deklaratës së pasurisë të vitit 2020, Draghi ka fiituar të ardhura bruto prej 583 470 € në vitin 2019.

Shfaqen raste të një infeksioni të rrallë që shoqëron Covidin në Indi dhe Pakistan

Postuar në 14 Maj, 2021 09:48

Ditët e fundit, në Indi, autoritetet shëndetësore dhanë alarmin se një lloj infeksioni i njohur si “kërpudha e zezë” po shfaqej te pacientët me Covid dhe ata që janë shëruar prej tij. Raste të tilla, që njihen ndryshe edhe si mukormikoza u vunë re sidomos te pacientët Covid me diabetin si sëmundje bashkëshoqëruese.

Koreja e Jugut, 450 miliardë dollarë për prodhimin e çipave

Postuar në 13 Maj, 2021 23:09

Koreja e Jugut njoftoi plane ambicioze për të shpenzuar afërsisht 450 miliardë dollarë për të ndërtuar bazën më të madhe në botë për prodhimin e çipave gjatë dekadës së ardhshme, duke u bashkuar me Kinën dhe SHBA në një garë globale për të dominuar teknologjinë kryesore.

Marrëveshja e Prespës na shndërroi në aleatë me Greqinë

Postuar në 13 Maj, 2021 19:33

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thekson se anëtarësimi i vendit në NATO e ka shndërruar marrëdhënien me Greqinë në një aleancë. Në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathimerini”, Zaev ka vlerësuar rolin e Athinës në patrullimin e qiejve të Maqedonisë, ndërkohë që e ka cilësuar Marrëveshjen e Prespës si një hap që ka hequr pengesat e një bllokade 30 vjeçare.

Brenda "Pictet", bankës së më të pasurve të botës

Postuar në 13 Maj, 2021 16:17

 

Unë rri në Shqipëri! Po çfarë të bëj këtu?

Postuar në 13 Maj, 2021 13:42

Unë rri në Shqipëri! Kjo është motoja e fushatës turisitike për këtë vit, promovuar në vetë të parë nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Në një video-promocion të shpërndarë prej tij përsëriten të njëjtat gjëra, i njëjti paketim për “perlën e Mesdheut” që vazhdon të lërë pa frymë e që nuk rresht së zbuluari diçka të re.

Italia gjobit Google 102.8 milion € për shkelje të konkurrencës

Postuar në 13 Maj, 2021 12:07

Autoriteti antitrust në Itali ka gjobitur me 102.8 milion € në Google për shkelje të konkurrencës.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut (AGCM), gjoba erdhi për shkak se Google nuk pranoi t’i lejonte kompanisë Enel X Italia të zhvillonte një version të aplikacionit të saj JuicePass të pajtueshëm me Android Auto. Aplikacioni u lejon përdoruesve të gjejnë dhe rezervojnë një vend në një stacion rimbushjeje për automjetet elektrike.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS