Egjipti para faraonëve, arkeologët zbulojnë të dhëna të reja
Arkeologët egjiptianë që punojnë në Deltën e Nilit kanë zbuluar dhjetëra varre të rralla predinastike që datojnë në periudhën parafaraonike të 5 mijë viteve më parë. Në të njëjtën zonë u gjetën edhe varre afër periudhës së mëvonshme të Hyksos (1650 deri 1500 p.e.s.), kur migrantët e Azisë Perëndimore mbërritën në zonë dhe i dhanë fund Mbretërisë së Mesme të Egjiptit.
Kina hedh hapin e parë për një stacion të vetin orbitues në hapësirë
Kina ka lëshuar modulin e parë të stacionit orbitues, një element ky i ambicieve të saj për një prani të përhershme njerëzore në hapësirë. Në këtë mënyrë, Kina ndjek gjurmët e SHBA, Rusisë dhe Evropës. Moduli 'Tianhe' siguron mjedis për jetën njerëzore dhe pajisje mbështetëse për astronautët. Ai u lëshua nga Wenchang, provinca Hainan, përmes raketës 'Long-March 5B', bëri të ditur televizioni shtetëror CCTV.
Lavrov: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, më keq se në kohën e Luftës së Ftohtë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, thotë se marrëdhëniet me SHBA-të në këtë moment janë edhe më të këqija sesa gjatë kohës së Luftës së Ftohtë, për shkak të mungesës së respektit reciprok.
Lavrov thotë se Moska është e gatshme t’i normalizojë marrëdhëniet me Uashingtonin, por paralajmëroi që SHBA-të duhet të shmangin pozicionimin si "sovran" duke mbledhur aleatë kundër Rusisë dhe Kinës.
Ai paralajmëron se, nëse SHBA-të i shmangen një dialogu reciprok mbi bazën e një ekuilibri interesash, "ne do të jetonim në kushtet e një 'Luftë të Ftohtë' ose më keq".
OBSH: Varianti indian i Covid-19, i pranishëm në 17 vende
Një tjetër variant i virusit Covid-19 po përhapet me shpejtësi nëpër botë. OBSH bëri të ditur në buletinin javor për pandeminë se, i ashtuquajturi variant Indian është i pranishëm aktualisht në 17 vende të botës, përfshirë Italinë fqinje.
Video/Frangaj: Ne e dinim që Basha nuk fitonte
Z. Frangaj, drejtues i Tv Klan, ka folur mbrëmë për një sondazh të muajit mars:
Trashëgimtarët e Samsungut do t’i paguajnë shtetit një nga taksat më të mëdha në histori
Trashëgimtarët miliarderë të Samsung Group do të paguajnë një nga taksat më të mëdha në histori, rreth 11 miliardë dollarë, një shumë që do të shlyhet përgjatë disa viteve.
Një mësim i vockël për kryetarin e PD-së
Preç Zogaj ka qenë dje në studion e “Opinion” në Tv Klan ku mes të tjerave ka bërë një koment për Partinë Socialiste dhe atë që ajo përfaqëson në aspektin elektoral. Në videon e shkurtër më poshtë, Zogaj shpjegon atë që është PS-ja në këtë vend, një parti, një dukuri, një histori, një forcë, një strukturë, e cila u gjend përballë një si Lulzim Basha.
Ky lloj komenti ka vlerë për të vënë në dukje se çfarë kaçaflaqi po drejton sot të ashtuquajturën opozitë, PD-në, forcën që na thonë se krijua në emër të lirisë, por që mesa duket nuk ka në memorien e saj asnjë mësim të historisë.
E zëmë se u manipuluan...Basha është provuar se deri ku e ka hapin
Lulzim Basha deklaroi dje se shumica në pushtet ka vjedhur votat në një shkallë industriale. Në fjalën e mbajtur para selisë së Partisë Demokratike z. Basha akuzoi për manipulim elektoral, por nuk foli për fitore. Ai ishte i rrethuar nga njerëzit e ngushtë që duket se kanë pranuar dhe rënë dakord që mosnjohja e zgjedhjeve është vendim politik unanim i këtij grupi.
Le të pranojmë se është deri diku e vërtetë. Pra se shumica ka bërë blerje votash dhe se me të vërtetë ka një problem serioz në këtë drejtim. Çfarë dallimi politik sjell një gjë e tillë?
Nishani: Basha, përgjegjës për 4 humbje radhazi. Nuk mund ta mbajë më peng PD-në
Bujar Nishani bëhet i dyti nga radhët e demokratëve që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së. Pas Fatbardh Kadillit, i cili kërkoi sot kryesisë së PD-së të mblidhet sa më shpejt dhe të përcaktojë modalitetet e garës për lidershipin e ri, edhe vetë kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së kërkon që Partia Demokratike “të çlirohet nga shembulli i paaftësisë dhe modelit që po e asgjëson atë pak nga pak”.
Statusi i ish-presidentit Bujar Nishani:
Pfizer: Vitin tjetër gati medikamenti oral kundër të gjitha varianteve CoVid-19
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla ka deklaruar se brenda vitit tjetër do të jetë në treg një medikament antiviral që bllokon replikimin e Sars – CoV -2 që shkakton sëmundjen e CoVid-19.
Vëmendja është sidomos te barnat orale, sepse na ofron një seri avantazhesh. Një ndër ta është se nuk ke pse shkon në spital për të marrë trajtim…mund ta marrësh nga shtëpia. Kjo do ta ndryshonte lojën