“Xhaxhallarë” të pasur përfituan organe nga “nipër” të varfër në spitalet bullgare
Në Bullgari janë ngritur dyshime se spitalet shtetërore janë përdorur për transplante organesh të paligjshme. Ministria e Shëndetësisë njoftoi të enjten se gjatë mandatit të kryeministrit Bojko Borisov, spitali shtetëror ka kryer transplantime organesh nga dhurues të varfër të gjallë te “xhaxhallarë” të pasur, këta të fundit të fshehur pas identiteteve të rreme. Mes përfituesve dyshohet se është edhe një zyrtar i lartë i qeverisë, i cili ka bërë transplant mëlçie, duke shmangur listën e pritjes.
Dorëhiqet një prej bashkëpunëtorëve të Papës: Kishës i duhen impulse të reja
Një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Papa Bergoglios ka dhënë dorëheqjen. Kardinali i Monakos, Reinhard Marx, i është drejtuar Atit të Shenjtë me një kërkesë më datën 21 maj, por detajet e saj janë bërë publike sot.
Marx është një nga eksponentët më të njohur të Dhomave të Shenjta Gjermane, të cilat i ka drejtuar në cilësinë e presidentit të Konferencës së Ipeshkvijve deri në vitin 2020.
Në letrën drejtuar Atit të Shenjtë, Marx kërkon të lirohet nga posti i Kryepeshkopit të Mynihut dhe Freising, detyrë që e mban që nga viti 2007, i emëruar nga Papa Benedikti XVI.
Palmer: Non paper pa asnjë vlerë, nuk ka ndryshim kufijsh në Ballkan
SHBA është e qartë në lidhje me zërat që që qarkullojnë prej kohësh në Ballkan për ndryshim kufijsh. I dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, thotë në një intervistë për Blic-in serb se kufijtë mes vendeve të Ballkanit janë përcaktuar prej kohësh, ndërsa në dialogun Kosovë-Serbi ka fusha të tjera ku për momentin mund të arrihet progres.
“Nuk kemi prova se janë alienë, por edhe mund të jenë”
Inteligjenca amerikane nuk ka gjetur asnjë provë që fenomenet e çuditshme ajrore të raportuara nga pilotët e Marinës vitet e fundit të kenë qenë anije kozmike aliene. Megjithatë, raporti nuk arrin të shpjegojë lëvizjet e pazakonta që kanë çorientuar shkencëtarët dhe ushtrinë.
Fauçi: Mund ta fitojmë betejën me virusin HIV deri në 2030
Prej mëse 40 vitesh, mjekët në të gjithë botën po luftojnë me virusin HIV. Nuk ka ende një vaksinë që parandalon sëmundjen që ai shkakton, SIDA. Në SHBA me virusin HIV jetojnë rreth 1.2 milionë njerëz, por kryeepidemologu Anthony Fauci thotë se qëllimi për t’i dhënë fund epidemisë së AIDS-it deri në 2023-n është i arritshëm.
Fiset namibiane kërkojnë 470 miliardë euro nga Gjermania për genocidin e viteve 1884 - 1915
1.1 miliardë euro për rindërtimin dhe zhvillimin e Namibisë së sotme, kështu premtoi para pak kohësh Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas. Ai e quajti këtë dhuratë një "gjest i njohjes" së krimeve koloniale kundër grupeve etnike Herero dhe Nama. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, tha se do të kërkojë falje zyrtarisht në një ceremoni në parlamentin namibian.
Po vijnë reaktorët bërthamorë të gjeneratës së re
Reaktori i parë me natrium do të ndërtohet në Uajomnig, në vendin ku më parë gjendej një fabrikë qymyri. Projekti do të zbatohet nga kompania e avancuar e reaktorëve bërthamorë në pronësi të miliarderit Bill Gates, TerraPower LLC dhe PacifiCorp, në pronësi të Berkshire Hathaway të Warren Buffet.
Izrael, Bibi del jashtë loje
Kundërshtarët politikë të kryeministrit izraelit, Beniamin Netanyahu, kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një qeverie të re të qendrës së majtë, duke i dhënë fund një drejtimi 12 vjeçar të ekzekutivit nga Bibi. Yair Lapid, politikani i qendrës, i cili vjen nga një familje hebreje nga Novi Sadi, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje, kur ishte edhe afati i fundit, arritjen e marrëveshjes politike, por ka shprehur frikën se Netanyahu mund të zvarrisë dorëzimin e pushtetit.
OBSh: Nuk ka një variant vietnamez të CoVid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përjashtuar mundësinë që varianti i CoVid-19 që po qarkullon në Vietnam, të jetë një hibrid mes variantit indian dhe atij britanik.
Nuk ka një hibrid të ri në Vietnam në këtë moment, bazuar në përkufizimet e OBSh-së
është shprehur përfaqësuesi i OBSH-së në Vietnam, Kidong Park.
Sfidë rivalëve, Huawei lançon sistemin e vet operativ
Huawei ka lançuar sistemin e vet operativ, Harmony OS. Ky sistem do të bëjë të mundur lidhjen e smartfonëve me pajisje si makinat, orët smart, laptopët dhe pajisjet shtëpiake.
Harmony OS do të nisë funksionimin në disa modele të Huaweit që nga dita e sotme, ndërsa pritet kalimi i përdoruesve nga sistemi i Google-it, Android, drejt tij.