Maas: Marrëveshja Prishtinë-Beograd u hap të dy vendeve derën e BE-së
Arritja e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit hap për të dy vendet perspektivën e integrimit në BE. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, përcolli mesazhin e Berlinit zyrtar në vigjilje të Procesit të Berlinit.
Maas tha se Berlini mbështet pa kushte përpjekjet e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe të Dërguarit Special të BE për Dialog, Miroslav Lajcak, në arritjen e një marrëveshjeje.
Aplikacioni i FBI-së, “karremi” për mbi 800 të përfshirë në aktivitete kriminale
Të paktën 800 persona të përfshirë në aktivitete kriminale u vunë në pranga falë një hetimi ndërkombëtar të drejtuar nga FBI. Operacioni Mburoja e Trojës përfshiu polici nga gjashtëmbëdhjetë vende të tjera si dhe Europolin, agjencia e zbatimit të ligjit të Bashkimit Evropian.
Titani i Australisë, identifikohet një specie e panjohur dinosaurësh
Paleontologët australianë kanë identifikuar një specie të re dinosaurësh, më i madhi i gjetur ndonjë herë në Australi dhe një prej më të mëdhenjve në botë.
Australotitan ose ndryshe titani i jugut, mendohet të ketë pasur një gjatësi rreth 25-30 metra dhe lartësi 5-6.5 metra, praktikisht sa një fushë basketbolli i gjatë dhe sa një ndërtesë dykatëshe i lartë. Rezultatet e kërkimit u publikuan në revistën shkencore "PeerJ".
Gjykata Europiane e Audituesve: FRONTEX është një dështim
FRONTEX, Agjencia e BE-së për kufirin dhe rojen bregdetare është një dështim i plotë. Gjykata Europiane e Audituesve ka konstatuar paafatësinë e kësaj njësie në përmbushjen edhe të detyrave që i janë caktuar pesë vjet më parë, teksa aktualisht asaj po i ngarkohen misione të reja si deportimi i imigrantëve. Gjykata ka çmuar se vendimi i KE-së në vitin 2016 për ta shndërruar FRONTEX në agjenci europiane për Kufirin dhe Rojen Bregdetare nuk është i përshtatshëm për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar.
Koreja e Veriut u ndalon të rinjve me ligj "kulturën kapitaliste"
Xhinset e ngushta, disa modele flokësh dhe filmat e huaj janë zyrtarisht të ndaluara në Korenë e Veriut. Me anë të një ligji të ri, vendi komunist ka vendosur të neutralizojë kërcënimet që paraqet "mendimi reaksionar".
"IA nuk është as artificiale dhe as inteligjente"
Intervistoi: Zoë Corbyn - The Guardian
Jeff Bezos do të udhëtojë në hapësirë me "Blue Origin"
Themeluesi i “Amazon” do të jetë njeriu i parë që udhëton në hapësirë me misionin e kompanisë së tij, Blue Origin. Rreth dy javë pas largimit nga detyra si shefi ekzekutiv i Amazon, miliarderi 57-vjeçar do të udhëtojë drejt hapësirës së bashku me vëllain e tij, Mark.
Bezos e konfirmoi këtë plan në një postim në rrjetet sociale.
"Që kur isha pesë vjeç, kam ëndërruar të udhëtoj në hapësirë. Më 20 korrik, unë do të bëj atë udhëtim me vëllain tim. Aventura më e madhe, me mikun tim më të mirë.”
Franca gjobit Google me 200 milionë euro
Rregullatori i konkurrencës në Francë gjobiti Google me 220 milionë euro (267 milionë dollarë) pasi zbuloi se kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në tregun e reklamave në internet. Gjoba është pjesë e një ujdie të arritur pasi tre grupe mediatike: Neës Corp, Le Figaro dhe Gurpi belg Rossel e akuzuan Google për vendosjen e një monopoli në shitjet online.
Ndërron jetë lideri i grupit islamik nigerian Boko Haram
Një grup rival i grupit të njohur islamik Nigerian, Boko Haram, ka njoftuar agjencinë “Reuters” se lideri i këtij të fundit, Sbubakar Shekau, ka vdekur. Lajmi është përcjellë me një mesazh audio nga rivalët e Boko Haram, grupi Shteti Islamik i Provincës së Afrikës Perëndinomore sipas të cilit Shekau ndërroi jetë më 18 maj pasi hodhi veten në erë i rrethuar nga forcat rivale.
Në regjistrimin audio raportohet se është transmetuar zëri i liderit të grupit, Abu Musab al-Barnawi që ka deklaruar se “Zoti e gjykoi Shekaun duke e çuar në Parajsë”.
Si në Libi, Turqia ratifikon marrëveshje sigurie me Autoritetin Palestinez
Turqia ka vendosur të ndërhyjë në Izrael duke vepruar me mekanizmin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Autoritetin Palestinez. Gazeta turke, e afërt em qeverinë, Yeni Safak, raporton se Ankaraja ka ratifikuar marrëveshjen e sigurisë me AP, të firmosur në vitin 2018. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, forcat palestineze të sigurisë do të trajnohe në Akademinë Turke të Xhandarmarisë dhe Rojes Bregdetare, ndërkohë që do të vihen në zbatim projekte afatshkurtër dhe afatgjatë të cilat synojnë rritjen e aftësive të forcave palestineze.