Hije lufte mes Perëndimit dhe Rusisë
Presidenti i Rusëisë, Vladimir Putin, ka kërkuar nga kryeministri britanik, Boris Johnson, bisedime të menjëhershme për të realizuar arritjen e një marrëveshjeje legales me NATO-n përmes së cilës të zyrtarizohet zotimi se Aleanca nuk do të zgjerohet në Lindje. Kërkesa vjen pas pretendimeve të Moskës se Ukraina po rrit në mënyrë të qëllimshme provokimet në linjën e kontaktit me Rusinë duke kërkuar ndërhyrjen e Perëndimit.
Bota e të dhënave përballë një "shteti" xhuxh
Sot u publikuan targat e makinave. Në fakt shumë gazetarë i kanë patur ato dhe regjistrin e gjendjes civile. Prej kohësh. Ajo çfarë të kap pak në befasi, apo të shtie në mendje kjo që po ndodh është fakti se teksa sheh në regjistër targën e makinës, asociuar me emrin, kujtohesh se këta që administrojnë të dhënat kanë edhe numrin e telefonit. Adresën, etj..
Serbia po bllokon linjat e furnizimit të energjisë
Ministri Ekonomisë të Kosovës, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se vendi po përballet me krizë energjetike për shkak të ndërprerjes së furnizimit nga Serbia.
Serbia ka bllokuar linjat e energjisë me ne dhe kjo nuk është diçka e re. Megjithatë në një situatë krize si kjo, e përkeqëson më tej situatën. Provokon ngarkesë në rrjetet e vendeve të tjera po ashtu
ka thënë Rizvanolli.
Rama: Ka ardhur koha të legalizojmë kanabisin
Rihapet debati për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Pesë vjet pasi u hodh si ide nga një prej njerëzit më të afërt të Ramës në atë kohë, legalizimi i kanabisit duket se është tashmë hapi i duhur për Edi Ramën. Ai paralajmëroi sot një konsultim me shqiptarët, të cilët mes pyetjeve për një sërë çështjesh, do të pyeten edhe për legalizimin e marijuanës farmaceutike.
Kina: Lituania do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë
Kina kërcënon Lituaninë se do ta çojë në koshin e plehrave të historisë. Ky kërcënim vjen pasi shteti i vogël evropian sfidoi Pekinin duke lejuar Tajvanin të hapte një zyrë përfaqësuese në kryeqytetin Vilnius. Lituania, me një popullsi prej 3 milionë banorësh, u shkëput nga fqinjët evropianë duke njohur zyrtarisht Tajvanin, ishulli që vetëqeveriset, por që Kina pretendon se i përket.
Hungarezët blejnë kompaninë One
Një tjetër operator në fushën e telekomunikacioneve do t’u shitet hungarezëve. Kompania hungareze, 4iG, është pranë finalizimit të marrëveshjes për blerjen e kompanisë ONE Telecommunications. Siç raporton Monitor, e cila u referohet burimeve të brendshme, dy vjet pasi u ble nga grupi OTE/Deutsche Telekom, gjendja operative dhe financiare e kompanisë është shumë e mirë.
Shumë vonë për të denoncuar(sërish me gjysmë zëri) majin e 2017-ës
Sali Berisha ka pranuar sot në MCN TV se marrëveshja e majit 2017 penalizoi Partinë Demokratike. Më tej z. Berisha ka shtuar se i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës, që sipas tij është refuzuar. Ish-kryeministri i vendit ka ecur më tej: ai e ka interpretuar majin e 2017-ës si një manovër të Edi Ramës që “shpiku” idenë e bashkëqeverisjes sapo kuptoi se sondazhet nuk e nxirrnin fitues.
Putin paralajmëron NATO-n t’i rrijë larg Lindjes: Ukraina i përket Leninit
Një pyetje mbi Ukrainën provokoi nervat e presidentit rus, në konferencën që ai mban rregullisht çdo fundvit, një event zakonisht i parashikueshëm. Një gazetar i Sky News e pyeti Putinin nëse Moska mund të japë garanci dhe të premtojë se nuk do ta pushtojë fqinjin e saj.
“Ju po kërkoni garanci nga ne? Jeni ju që duhet të na jepni garanci. Menjëherë. Tani! Dhe të mos e flasim më për dekada.”
Ditët e fundit, Ukraina publikoi disa imazhe të marra nga sateliti, të cilat tregojnë shumë forca ruse të vendosura në kufirin e saj.
Rrjedhja e të dhënave, nën sekuestro serveri i AKSHI-t
Pas publikimit të databazës së dytë të pagave të mbi 637 mijë punonjësve të sektorit privat dhe shtetëror në Tiranë, Prokuroria ka vendosur nën sekuestro serverin e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë të Informacionit. Po ashtu, nën sekuestro është janë vënë edhe serverat e Drejtorisë së Tatimeve dhe ai i Institutit të Sigurimeve. Masa motivohet me përpjekjen për të penguar çdo ndërhyrje në server.
Një ditë më parë, rrjedhja e të dhënave personale të qytetarëve të Tiranës e detyroi organin e akuzës të niste një hetim.
ADN-ja e britanikëve, vetëm 0.001% autoktonë
Vetëm një në njëmijë britanikë e ka origjinën nga fiset vendase që kanë jetuar në ishull 11 mijë vjet më parë. Pjesa tjetër rrjedhin kryesisht nga bujqit e hershëm evropianë që mendohet se mbërritën në Ishujt Britanikë rreth 6000 vjet më parë, të cilët nga ana e tyre rrjedhin nga bujqit e Anadollit. Në hapësirën e disa qindra viteve, këta fermerë të hershëm evropianë zëvendësuan më shumë se 99 për qind të popullsisë vendase britanike.
