“Le Figaro” gjobitet për shkeljen e rregullores GDPR

Postuar në 29 Korrik, 2021 18:49

Francezja “Le Figaro” është gjobitur me 50 000 euro nga autoriteti vendas i mbrojtjes së të dhënave, pasi faqja e saj në internet kishte instaluar cookie reklamash të palëve të treta, pa pëlqimin e përdoruesve. Komisioni Nationale de l’Informatique et des Libertés (CNIL) e morit këtë masë pasi zbuloi se midis viteve 2020 dhe 2021, opsioni i reklamave ishte vendosur automatikisht në kompjuterët e vizitorëve në faqen e internetit lefigaro.fr, pa u njoftuar ose pa kërkuar leje.

Apel ndërkombëtar për shpalljen e emergjencës klimatike

Postuar në 29 Korrik, 2021 17:04

Mijëra shkencëtarë përsërisin apelin për veprime urgjente për të trajtuar emergjencat klimatike, duke paralajmëruar se disa pika kthese tani janë të pashmangshme. Studiuesit, pjesë e një grupi prej më shumë se 14 000 shkencëtarësh që kanë nënshkruar një iniciativë për shpalljen e një emergjence klimatike në mbarë botën, shprehen në një artikull të botuar në revistën “BioScience” se qeveritë kanë dështuar në mënyrë të vazhdueshme në adresimin e "mbishfrytëzimit të Tokës", të cilën at

Virusi, vaksinat dhe lojërat e rrezikshme me to

Postuar në 29 Korrik, 2021 15:47

 

SHBA konfiskon një nga pllakat e Epit të Gilgameshit

Postuar në 29 Korrik, 2021 13:51

Një fragment i Epit të Gilgameshit është konfiskuar së fundmi nga qeveria amerikane. Pllaka kuneiforme sumere ishte blerë nga një tregtar amerikan në vitin 2003, dhe më vonë ishte shitur te zinxhiri i dyqaneve artizanale Hobby Lobby për Muzeun e Biblës në Oklahoma.

Të martën, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se Lobi Hobi - pronarët e të cilit janë të krishterë të devotshëm - ra dakord të heqë dorë nga artefakti, i cili përmban një pjesë të Eposit të lashtë Sumerian të Gilgameshit, veprat më e vjetër e letërsisë në botë që i ka mbijetuar mijëvjeçarëve. 

Armët europiane provokuan zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve

Postuar në 29 Korrik, 2021 02:24

Eksportet e armëve të prodhuara në Europë kanë provokuar zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve. Kjo gjetje raportohet nga Instituti Transnacional në Hollandë që ka çmuar se shifra është minimale në raport me realitetin.

Davutoglu: Populli turk nuk do të lejojë luftën civile nëse Erdogan humbet pushtetin

Postuar në 29 Korrik, 2021 01:49

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka dhënë së fundmi një intervistë për gjermanen “Der Spiegel” përmes së cilës ka dhënë disa konsoiderata për politikën turke. Davutoglu drejton një parti politike kundërshtare me pushtetin e Presidentit aktual Erodgan, e megjithatë, intervista e tij mund të përshkruhet si e kujdesshme lidhur me disa aspekte të historisë së afërt politike të Turqisë.

Në Shqipëri Zona të Mbrojtura janë vetëm ato që i ka Krimi

Postuar në 28 Korrik, 2021 23:22

Sot është zhvilluar një diskutim mbi hartën e re të Zonave të Mbrojtura përpiluar nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Siç mund të pritet nga qeveria shqiptare e betonit, harta favorizon aktivitetet ekonomike në kurriz të hapësirës së mbrojtur duke rregulluar me ligj atë që ka ndodhur tashmë.

Në një intervistë për MCN TV, ish-zv.ministri I Mjedisit, Taulant Bino, ndër të tjera tha se:

Rrënjët e anti-kapitalizmit dhe një arsye morale për majtizimin e intelektualëve

Postuar në 28 Korrik, 2021 19:42

 

Beteja më e gjatë me Covid-19

Postuar në 28 Korrik, 2021 19:29

Mund të jetë beteja më e gjatë e një njeriu me Covid-19 ajo e 58-vjeçarit Sean Hunte. Ai ka qëndruar në spital plot 203 ditë, një pjesë të madhe të kohës në ventilim dhe i ka shkuar vdekjes fare pranë tre herë.

Portikët e Bolonjës pranohen në UNESCO

Postuar në 28 Korrik, 2021 17:48

Portikët e Bolonjës bëhen pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Vendimi u mor sot në takimin e Komitetit të 44 -të të Trashëgimisë Botërore në Fuzhou, Kinë. Në këtë sesion të UNESCO-s, Italia arriti të marrë miratimin për tre sajte të trashëgimisë kulturore, dy të tjerat llixhat e Montecatinit dhe afresket e Padovës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS