Portikët e Bolonjës pranohen në UNESCO
Macron: I kemi borxh Polinezisë për testet nukleare
Presidenti francez, Emmanuel Macron, thotë se Franca është në borxh me Polinezinë Franceze për provat bërthamore që u kryen në territorin e Paqësorit në vitet 1960 dhe 1970.
Dua të thyej heshtjen sot për të bërë të dëgjohet e gjithë e vërteta, në mënyrë që ajo të ndahet dhe kështu e gjithë bota e di saktësisht se çfarë është bërë, çfarë dihej atëherë dhe çfarë dihet sot. Unë marr përgjegjësinë dhe kërkoj të vërtetën dhe transparencë me ju.
Rritja e temperaturave "pjek" salmonin në ujërat e lumit Kolumbia (VIDEO)
Rritja e temperaturave të ujit e ka dëmtuar rëndë popullatën e peshkut salmon në lumin Kolumbia, në Amerikën e Veriut. Aktivistët të mbrojtjes së mjedisit, anëtarë të OJF-së Columbia Riverkeeper, kanë publikuar pamje që tregojnë shkallën e këtij dëmi.
Pamjet tregojnë një grup salmonësh që notojnë në një degë të lumit me plagë që mendohet të jenë rezultatet i stresit dhe mbinxehjes.
Çeta Plakë e Butrintit
Dy ditë më parë BBC-ja raportonte se Mbretëria e Bashkuar do të paraqitet para UNESCO-s për të kërkuar statusin e sitit të Trashëgimisë Botërore me zonën e Snowdonias në Wells. Media në fjalë listonte cilësitë e kësaj zone, rëndësinë e saj përballë kandidaturave si Bolonjas në Itali, Nisës në Francë dhe Ribeira Sacras në Spanjë. Listimi i njërës prej këtyre zonave i rendit ato krahas monumenteve si Piramidat e Egjiptit, apo taj Mahal. Ky lajm u parapri nga dy të tjerë që kanë të bëjnë me monumentet.
Qirio: Nëse bizneset kanë manipuluar të dhënat për ndotjen, mbyllje aktiviteti ose ndjekje penale
Ndotja e ajrit nga fabrikat e Albkrome dhe impianteve të tjera në zonën industriale në Elbasan arrin deri në 7-fish mbi normën. Për drejtorin e Qendrës Burimore Mjedisore, Mihallaq Qirio, kur ka indicie kaq shqetësuese, institucionet duhet të kryejnë inspektime në terren. Në studion e lajmeve të MCN TV, Qirio tha se pikave të nxehta si Elbasani u duhet dhënë prioritet.
Gjuha e policisë!
Hape derën, policia.
Hape mor derën, o bythqir!
Hape derën…
Këto fjalë mund t’i dëgjosh në videon e siguruar sot nga gazetarë të MCN TV gjatë momentit të ndalimit të një personi në kërkim nga forca policore. Videoja e përcjellë në media evidenton disa probleme. Së pari, mënyra e ndalimit që në planin profesional ishte dështim përderisa subjekti u largua.
Çfarë po e pengon ndihmën e diasporës zvicerane për Kosovën
Partia e majtë që udhëheq shtetin ballkanik i fitoi zgjedhjet e shkurtit 2021 kryesisht falë votave të diasporës. Revista online e diasporës "lecanton27.ch" vlerësoi se më shumë se 10 000 kosovarë nga Zvicra udhëtuan drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet që sollën partinë Vetëvendosje të Albin Kurtit në pushtet. OJF me bazë në SHBA, Instituti Kombëtar Demokratik, raportoi se zgjedhjet u konsideruan të lira dhe të ndershme në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe një numër rekord votash erdhën nga diaspora, kryesisht në mbështetje të Vetëvendosjes.
Bullgaria: T’i jepet fund diskriminimit të minoritetit bullgar në Maqedoninë e Veriut
Bullgaria vijon presionin mbi Maqedoninë e Veriut për atë që e quan diskriminim të pakiës bullgare në vend dhe vijon ta kushtëzojë votën pro pranimit të Shkupit në BE me zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017.
Deri tani, Sofja ka insistuar në arritjen e një pozicioni të unifikuar mbi historinë e përbashkët, origjinën e gjuhës maqedonase dhe dhënien e garancive kundër pretendimeve territoriale të ardhshme të Maqedonisë së Veriut kundër Bullgarisë.
Raportime për 7-fishim të arsenalit ushtarak bërthamor kinez
Gazeta amerikane “The New York Times” raporton se Kina ka ndërtuar një rrjet të bazave të lëshimit të raketave bërthamore të përbërë nga 110 njësi. Sipas gazetës, rrjeti prej nga ku mund të lëshohen deri në 875 koka bërthmore, është ndërtuar në provincën lindore Xinjiang dhe puna për të me gjasë ka nisur në muajin mars të këtij viti.
Zbulimi është bërë nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë, përmes përdorimit të imazheve nga kompania e të dhënave gjeohapësinore, Planet.
Philip Morris: Ndalojmë shitjen e paketave në Britaninë e Madhe brenda 10 viteve
Gjigandi teknologjik Philip Morris do të ndalë shitjen e cigareve në Britaninë e Madhe brenda një dekade. Njoftimi është bërë publik nga kreu ekzekutiv i kompanisë, Jacek Olczak që ka bërë të ditur se vendimi është pjesë e planit për të nxjerrë cigaret tradicionale nga tregu.
Dua t’i lejoj kompanisë që ta lërë prijen e duhanit pas
ka thënë Olczak për mediat britanike.