Tërheqja nga Afganistani mund të bëhet një problem më i madh për Evropën sesa për SHBA-të
Shtetet e Bashkuara u larguan nga Afganistani të martën kokulur dhe me vetëm një pjesë të objektivave të arritura, pas 20 vitesh luftë. Për aleatët evropianë të Amerikës, poshtërimi mund të jetë thjesht në fillimet e tij.
E lidhur me Afganistanin në rrugë tokësore, ndryshe nga SHBA-të, për Evropën kthimi i talebanëve paraqet kërcënime më konkrete. Ato përfshijnë jo vetëm terrorizmin, por edhe migrimin masiv dhe tregtinë e heroinës. Pa pasur prani në terren, qeveritë evropiane tani do të kenë një numër të kufizuar mjetesh me të cilat të ndikojnë te grupi militant.
Rasti i Izraelit: A po e humbet vaksina betejën me variantin Delta?
Izraeli ka regjistruar numrin më të lartë ditor të rasteve të koronavirusit. Rreth 11 000 infeksione të reja u regjistruan brenda një dite, ndërsa varianti Delta përhapet me shpejtësi dhe pritet edhe hapja e shkollave.
Numri më i madh i rasteve ditore deri tani i përkiste datës 18 janar, kur u regjistruan 10.118 të infektuar të rinj me Covid-19.
Amerika mbyll misionin në Afganistan
Ushtarët e fundit amerikanë lanë Afganistanin këtë të martë. Aeroporti i Kabulit, i kthyer në skenën kryesore të dramës së afganëve, është tashmë bosh. Pa asnjë aeroplan dhe i patrulluar nga talebanët me automjete të blinduara, pamjet e tij tregojnë një kontrast të thellë me përpjekjet kaotike të evakuimit që ndodhën gjatë ditëve të fundit.
Erdogan shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë një marrëveshje të re për Bosnjen
Vizita e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi ka prodhuar një lloj zhvillimi diplomatik. I pyetur nga gazetarët në Stamboll, Erdogan ka deklaruar Turqia është e gatshme të ndërmjetësojë mes boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve nëse përfaqësuesit e tyre e dëshirojnë një gjë të tillë.
Post-Kabul: perfeksionizmi demokratik dhe mbrojtja evropiane
Restaurimi i një pikture të Vermeer nxjerr në dritë një tjetër brenda saj
Restaurimi i një pikture të Johannes Vermeer nxori në pah një element të panjohur më parë. Piktura "Vajza që lexon një letër para dritares së hapur" (1657) i është nënshtruar ekzaminimit me rreze infra të kuqe, të cilat zbuluan se në pikturë kishte edhe një pikturë tjetër.
Në murin e dhomës është varur piktura e një Kupidi, një element që studiuesit e artit thonë se është vënë aty për treguar se vajza po lexon një letër dashurie.
Brenda Hegras, qyteti i lashtë arab i paprekur prej 2 mijë vjetësh (FOTO)
Dikur një qendër ku lulëzonte tregtia ndërkombëtare, Hegra (e njohur edhe si Mada'in Saleh) nuk është prekur për gati 2 000 vjet. Tani ajo është hapur për herë të parë për turistët. Shumë prej atyre që e vizitojnë vërejnë se ndërtimet e gdhendura në shkëmb në Hegra i ngjajnë “simotrës” së saj, Petra, disa qindra kilometra në veri, në Jordani. Hegra ishte qyteti i dytë i mbretërisë Nabataean dhe në të mendohet se fshihen sekretet e një qytetërimi të lashtë pothuajse të harruar.
Izraeli dhe Palestina ulen në bisedime për herë të parë pas një dekade
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, është takuar të dielën me presidentin palestinez Mahmud Abbas në Bregun Perëndimor. Këto janë bisedimet e para zyrtare izraelito-palestineze që kur kryeministri Naftali Bennett mori detyrën në qershor. Takimi në Ramallah erdhi disa orë pasi kryeministri izraelit Naftali Bennett u kthye nga Uashingtoni ku u takua me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.
“Nëse nuk fitoj një mandat tjetër, më vrasin ose më burgosin”
Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, parashikoi tre opsione për të ardhmen e tij: fitoren në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, vdekjen ose burgun.
"Unë kam tre alternativa për të ardhmen time: të arrestohem, të vritem ose të fitoj," tha ai, në fjalimet në një takim të mbajtur të shtunën. Bolsonaro më vonë shtoi se opsioni i parë është jashtë diskutimit. "Asnjë njeri në Tokë nuk do të më kërcënojë".
Raportohet vdekja e parë e shkaktuar nga vaksina Pfizer në Zelandën e Re
Zelanda e Re ka raportuar vdekjen e parë të lidhur me vaksinën Pfizer. Viktima është një grua, e cila ka ndërruar jetë për shkak të një inflamacioni në muskulin e zemrës.