Amerika 150 vjet para se ta zbulonin europianët

Postuar në 16 Shtator, 2021 16:15

"Marinarët që lundrojnë në detet e Danimarkës dhe Norvegjisë thonë se përtej Norvegjisë, drejt veriut, shtrihet Islanda. Më tej ka një ishull të quajtur Groenlandë. Dhe më tej, drejt perëndimit, ekziston një tokë e quajtur Marckalada. Vendasit janë gjigantë: ka ndërtesa prej guri aq të mëdhenj, saqë askush nuk do të mund t'i zhvendoste, vetëm gjigantë shumë të mëdhenj. Pemë të gjelbra rriten atje dhe ka shumë kafshë dhe zogj. Por nuk ka asnjë marinar që të dijë me siguri gjëra të tjera për këtë tokë dhe karakteristikat e saj".

Kryhet fluturimi i parë me vaj gatimi të ricikluar si karburant

Postuar në 16 Shtator, 2021 10:55

Një avion i British Airways ka bërë fluturimin e parë me duke përdorur vaj gatimi të ricikluar.

Fluturimi BA1476 nga Londra në Glasgou u krye më 14 shtator dhe prodhoi 62% më pak emetime të dioksidit të karbonit sesa një fluturim i ngjashëm një dekadë më parë, tha British Airways në një deklaratë për shtyp.

"Bota është një xhungël"

Postuar në 16 Shtator, 2021 10:24

Franca nuk e ka pritur mirë njoftimin e Presidentit Joe Biden për të ndarë teknologjinë e nëndetëseve bërthamore amerikane dhe britanike me Australinë, gjë që prish një marrëveshje që Australia ka me Francën për të blerë anije prej saj.

PD-ja nuk po na thotë pse SHBA e larguan Berishën

Postuar në 16 Shtator, 2021 01:52

Partia Demokratike e Lulzim Bashës po shfaqet përditë e më shumë në pozitën e dikujt që po do të marrë një notë kaluese dhe për këtë mund të thotë çdo gjë.

Për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, PD-ja ka vetëm një tezë: e kërkoi Amerika. Philip Reeker i paska shkuar në zyrë Lulzim Bashës dhe i ka vënë ultimatum. Kaq mjafton që PD-ja të marrë ujin e bekuar të Amerikës e me të të lajë fytyrën, duart, krahë e mullaqe për të mbrojtur atë që nuk mbrohet.

Kina rishikon ligjin e lojërave të fatit, Makau në pikiatë

Postuar në 15 Shtator, 2021 19:07

Vendimi i qeverisë për të mbikëqyrur kazinotë e Makaut bëri që aksionet e operatorëve në fjalë të binin me 14 miliardë dollarë. Tregu fitimprurës i Hong-Kongut u trondit nga vendimi për të rishikuar ligjin e lojërave të fatit.

Ishujt Faroe, 1400 delfinë të vrarë brenda një dite

Postuar në 15 Shtator, 2021 16:22

Një numër rekord delfinësh janë kapur dhe përdorur për ushqim në Ishujt Faroe, gjë që ka çuar në reagimin e aktivistëve të të drejtave të kafshëve. Rreth 1400 delfinë u vranë brenda ditës në fiordin më të madh në territorin e Atlantikut të Veriut të dielën. Ajo që ndodhi në ujërat e cekëta të plazhit Skalabotnur në Eysturoy u cilësua masakër nga shoqatat vendase, raporton BBC.

Merkel erdhi dhe iku, por në Tiranë nuk ndryshoi gjë

Postuar në 15 Shtator, 2021 15:25

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përmbyllur një viztë në Tiranë ku është takuar me përfaqësues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi kaloi një ditë në Beograd. Siç dihet zonja Merkel përfaqëson një histori suksesi personal, një mentalitet qeverisjeje dhe menaxhimi të hapave të sigurt dhe një konsistencë gati ideologjike te liberalizimi dhe bindja për të drejtat e njeriut. Vizita patjetër që është shumë e rëndësishme, pavarësisht se Merkel mbyll karrierën, edhe pse ajo lë një trashëgimi që prek rajonin tonë siç është Procesi i Berlinit.

Suedia kishte të drejtë

Postuar në 15 Shtator, 2021 15:02

Që në krye të herës, Suedia ka pasur një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e botës lidhur me menaxhimin e pandemisë. Kur në shumicën e vendeve të botës, qeveritë imponuan mbylljen, Suedia e la këtë në dorë të qytetarëve të vet, të cilëve u sugjeroi një paketë masash që gjithsesi, nuk përfshinin karantinën.  

Shumë në atë kohë e cilësuan qasjen e saj një katastrofë dhe “shembulli se si nuk duhet menaxhuar pandemia”.

Federata Europiane e Gazetarëve: Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama!

Postuar në 15 Shtator, 2021 14:24

Federata Europiane e Gazetarëve ka publikuar sot një deklaratë përmes së cilës dënojnë sjelljen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama që refuzoi pyetjet e gazetarëve nga Kosova gjatë konferencës me Angela Merkel.

Turp për kryeministrin shqiptar Edi Rama që me qëllim injoroi pyetjet e gazetarëve kosovarë. Federata dënon këtë segregim fyes

është shprehur në tuitter, sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Ricardo Gutiérrez.

BE zgjeron mbështetjen financiare për Afganistanin

Postuar në 15 Shtator, 2021 11:09

Bashkimi Europian do të asistojë Afganistanin me një ndihmë ekonomike në masën 100 milionë euro. Paketa mbështetëse u bë e ditur sot gjatë fjalimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Shuma i shtohet paketës humanitare prej 200 milionë eurosh të shpallur tashmë. BE-ja ngriu fondet e saj prej 1 miliardë eurosh për ndihmë zhvillimi për Afganistanin, pasi kontrollin e vendit e morën talebanët.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS