Leskovik-Ersekë/Kryeministri mburret me peizazhin dhe harron "rrugën" e dhive
Shqipëria e Bukur. Ngjyrat e vjeshtës në Gërmenj të Leskovikut
Kështu titullohet një video publicitare e postuar në faqen e kryeministrit Edi Rama në facebook.
Siç mund të merret me mend në video shfaqen plane të natyrës, vjeshta ka gatuar disa ngjyra tërheqëse për syrin dhe kamera ndalet te ferma “Sotira” dhe peizazhi.
Një grup miliarderësh amerikanë marrin nismën për krijimin e mediave të reja kundër dizinformacionit
Një grup biznesmenësh me në krye miliarderët Reid Hoffman dhe George Soros ka ndërmarrë nismën e krijimit të disa mediave me synim luftën ndaj dizinformimit. Grupi në fjalë do të drejtohet nga Tara McGowan, një ish-stratege e demokratëve e që deri pak kohë më parë ka drejtuar një OJQ të quajtur ACRONYM, e cila menaxhoi një fushatë të tërë dixhitale kundër Trump në shifrat që arritën në 100 milionë dollarë. Në mbështetje të ACRONYM ishte edhe Hoffman, themelues i LinkedIn.
Po veprojmë ende me parimet e Versajës
Kjo është një intervistë e sociologut të njohur, Zygmunt Bauman, publikuar më 2016-ën në spanjollen “El Pais”. Ndonëse disa gjëra kanë ndryshuar, vërejtjet e përcjella në të mbeten të paktën si probleme: kriza e tanishme është krizë e demokracisë, institucioneve të saj, se ne epokën e individualizmit komunitetet po asgjësohen dhe se mediat sociale po konsolidojnë këtë prirje.
Gjykata e Amsterdamit: Thesaret skithe të Krimesë i përkasin Ukrainës
Gjykata e Apelit në Amsterdam të Hollandës ka vendosur se koleksioni i Arit të Skithëve duhet t’i dorëzohet Ukrainës. Sipas gjykatës ky koleksion, i prezantuar në Allard Pierson Museum në universitetin e Amsterdamit në vitin 2014, i përket shtetit të Ukrainës dhe është pjesë e trashëgimisë së tij.
Komiteti Federal për Komunikimet ndalon veprimtarinë e China Telecom në SHBA
Komisioni Federal i Komunikimeve në SHBA, ka votuar unanimisht kundër dhënies së autorizimit për kompaninë China Telecom Americas, çka e bën praktikisht të pamundur që kjo e fundit të ushtrojë aktivitet brenda SHBA. Sipas Komitetit, kompania në fjalë paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të SHBA pasi sipas saj është subjekt i shfrytëzimit të qeverisë kineze dhe me gjasë u përgjigjet kërkesave të Pekinit për të ekspozim të dhënash të klientëve.
Ky nuk është një vendim i lehtë, por është një hap i domosdoshëm dhe i rëndësishëm
Nëse Berisha merr kryesimin, a do tërhiqet SHBA nga PD-ja si në Afganistan?
Sot, Sali Berisha ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike. Partisë së vet, të cilën e drejtoi për 3 dekada.
Shitje e 100 000 makinave elektronike/Tesla e Elon Musk kalon vlerën e 1 trilionë$
Kompania e Elon Musk, Tesla, ka kapërcyer në aksione vlerën e 1 trilionë dollarëve.
"Bloomberg" raporton se një ndër shkaqet për këtë rritje të menjëhershme është shitja e 100 000 makinave elektrike kompanisë “Hertz Global Holding Inc” e cila synon elektrifikimin e flotës së vet të makinave që jepen me qira.
Debat mes vrasësve dhe hajdutëve në Parlament
Mediat përcjellin sot një të ashtuquajtur debat në Komisionin Parlamentar të Ligjeve mes zv.ministrit të Energjetikës, Ilir Bejtja dhe deputetit të PD-së, Gazmend Bardhi. Teksa ishin duket diskutuar për situatën energjetike në vend, dyshja intelektuale ka kaluar në këtë lloj regjistri:
Bejtja: Ti ke vrarë një njeri në Elbasan dhe nuk ke kërkuar falje akoma
Bardhi: Ik more hajdut, dil përjashta
Dy standarde në Republikën e rrugaçëve
Ja një lajm në republikën e rrugaçëve: Ministria e Drejtësisë kërkon nga mjekësia ligjore informacion të përshpejtuar mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rusë në një hotel në Qerret të Kavajës.
Lajmi vazhdon: Ende nuk dihet nëse kjo bëhet për shkak të përgjigjeve negative të njëpasnjëshme nga ana e institucioneve, të cilat duhet të bënin ekzaminimet e provave apo nëse ka një kërkesë të tillë nga Moska zyrtare.
Sulm i kombinuar ndaj Zuckerberg - media amerikane flet për Facebook Papers
Facebook ia ka dalë që të prodhojë armiq ndoshta më shumë se çdo kompani tjetër në SHBA të paktën. Së fundmi, një konsorcium prej 17 organizatash mediatike amerikane kanë nisur publikimin e atyre që po quhen si “Facebook Papers” e që konsistojnë në dokumente të brendshme të kompanisë së themeluar dhe drejtuar nga Mark Zuckerberg.