Rusia pajis marinën me raketat hipersonike “Zircon”
Rusia e çon një hap më tutje garën me SHBA-të për gjeneratën e re të armëve me rreze të gjatë, që nuk zbulohen dhe përgjohen. Presidenti Putin njoftoi se testet e raketës lundruese hipersonike të Rusisë Zircon janë afër përfundimit dhe dërgesat në marinë do të fillojnë në vitin 2022.
Muajin e kaluar, Rusia njoftoi se testoi me sukses për herë të parë një raketë Zircon nga një nëndetëse.
Kundërshtime të forta ndaj ndryshimeve në kurrikulat e matematikës në Kaliforni
Rreth 1000 ekspertë të matematikës dhe matematikës së aplikuar në Kaliforni, me anë të një letre drejtuar Departamentit të Edukimit (CDE) kundërshtojnë ndryshimet në kurrikulat e lëndës. Ata thonë se këto të fundit mund të dëmtojnë procesin e nxënit te 6 milionë nxënës në shkollat publike.
Vulin: Nuk na duhen rusët për të marrë veriun e Kosovës
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, thotë se vendit të tij nuk i duhet Rusia apo forca të tjera të huaja, nëse vendos të kthehet në veri të Kosovës. Vulin është shprehur në një opinion me shkrim se i mjaftojnë serbët e veriut që ta rimarrin zonën.
Orban i kërkon BE-së paratë e shpenzuara për mbrojtjen e kufijve
Hungaria i kërkon BE-së rimbursimin e shpenzimeve të bëra për masat e mbrojtjes së kufirit. Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, kryeministri Viktor Orban i kujton asaj koston e barrierave në kufij: 590 miliardë fiorinta.
Biznesi i vaksinës/ Pfizer, 65 miliardë dollarë në dy vjet
Gjashtëdhjetë e pesë miliardë dollarë në dy vjet nga shitja e vaksinës Covid. Kjo është shuma që Pfizer pret. Analistët, të cilëve u referohet La Stampa, parashikojnë shitje në masën 36 miliardë dollarë deri në fund të vitit dhe 29 miliardë të tjera vitin e ardhshëm.
Schmidt: Bosnja rrezikon të shpërbëhet
Përfaqësuesi kryesor i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje paralajmëron se vendi është në rrezik shpërbërjeje dhe se ekziston një perspektivë "shumë reale" e rikthimit në konflikt.
“Jemi shumë pranë humbjes së Amazonës”
Amazona është një "rezervuar" i jashtëzakonshëm natyror i CO2. Me 7.8 milionë kilometra katrorë pemë, lumenj dhe ekosisteme, ajo thith dhe ruan midis 1 dhe 2 miliardë tonë gaz karbon në trupin e bimëve, duke e hequr atë nga atmosfera. Prandaj, pa pyllin më të madh në planet, çdo synim për të frenuar ngrohjen globale dhe për të frenuar rritjen e temperaturave brenda pragut 1.5 gradë, siç thuhet qartë në marrëveshjen e nënshkruar nga liderët ndërkombëtarë në Paris, është utopi e pastër.
Leksione seksi nga murgjit e Butanit
Një grup murgjish që ndjekin me vëmendje instruktorin teksa shpjegon përdorimin e ... prezervativit. Përshkrimi ngjan deri diku i pamundur, por në Trashiyangtse, një zonë në lindje të Butanit, është realitet. Murgjit e manastirit atje janë ndër qindra që mësojnë edukatën seksuale në mbretërinë budiste të Himalajave. Kjo praktikë është një gjë e rrallë midis vendeve të tjera budiste të Azisë Jugore si Sri Lanka dhe Myanmar, ku programet e edukimit seksual në kurrikulat shkollore janë përballur me reagime të kundërta nga grupet monastike.
Disa skenare për luftërat klimatike
Lufta për shkak të klimës është një realitet afatshkurtër. Këtë e pranojnë edhe strategët ushtarakë, të cilët theksojnë rëndësinë e veprimit kundër ndryshimeve klimatike. Në dritën e Samitit të G-20, i cili çështjen e klimës e kishte në qendër, pyetja që ngrihet është: Kur mund të nisë kjo luftë e pritshme?
Vipëria...
Hallouini festohet edhe në Shqipëri, si u maskuan vajzat “VIP” të Tiranës
Këtë titull e gjen te faqja online e gazetës “Tema” e cila përcjell në të disa foto të këtyre vipave me thonjëza që kanë festuar 31 tetorin.