Zoran Zaev dorëhiqet pas humbjes së zgjedhjeve lokale

Postuar në 01 Nëntor, 2021 10:30

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u dorëhoq pas humbjes së zgjedhjeve lokale. “Përgjegjësia për këtë rezultat është e imja dhe unë jap dorëheqjen si kryeministër dhe si lider i Bashkimit Social Demokrat”, tha Zaev mbrëmjen e së dielës, pa u shpallur ende rezultatet zyrtare.

Në Shkup, garën e fitoi Danela Arsovska, e qendrës së djathtë. Ajo bëhet kështu kryebashkiakja e parë grua që do të drejtojë Shkupin.

Shërbimet amerikane, të paafta të sqarojnë origjinën e Sars-CoV-2: Nuk është armë biologjike

Postuar në 01 Nëntor, 2021 08:06

Shërbimet sekrete amerikane nuk janë në gjendje të përcaktojnë diçka të saktë mbi origjinën e CoVid-19. Të ngarkuar nga presidenti aktual Joe Biden me detyrën e identifikimit të  origjinës së virusit që provokoi pandeminë aktuale, shërbimet amerikane janë në dilemën mes një origjine natyrore dhe një incidenti laboratorik.

Analistët vlerësojnë se të një origjinë natyrore dhe një shpërthim epidemic si pasojë e një incidenti laboratorik, janë të dyja hipoteza të besueshme për atë sesi Sars-Cov-2 infektoi fillimisht njerëzit

Politikë dhe kopje

Postuar në 31 Tetor, 2021 22:49

Të mërkurën, revista online Reporter zbuloi se vetëm dy nga 56 faqet e disertacionit universitar të kryeministrit luksemburgas, Xavier Bettel, nuk ishin plagjiaturë. Vetë Bettel u detyrua të pranonte se mund t’i kishte bërë gjërat pak më ndryshe.

Kjo nuk është hera e parë dhe sigurisht as e fundit, që një politikan i shquar akuzohet për plagjiaturë.

Annalena Baerbock

Pajisje që mund t’i riparosh vetë, kompania që po sfidon gjigantët Apple e Samsung

Postuar në 31 Tetor, 2021 15:53

Pajisjet teknologjike nuk i zotërojmë plotësisht, pavarësisht se mund t’i blejmë shtrenjtë. Marrëveshjet e licencës së përdoruesit fundor janë në thelb pranimi për ta përdorur pajisjen që e ke paguar, siç të lejon prodhuesi. Dhe ky i fundit jo gjithmonë na lejon ne - ose dikë që nuk është i autorizuar nga prodhuesi - ta rregullojë atë nëse prishet. Kjo bën të mundur që nga riparimet, paratë të shkojnë për kompaninë mëmë. Dhe, nëse pajisja nuk mund të rregullohet lehtë, shumë konsumatorë mund të zgjedhin të blejnë një version të ri, të përditësuar.

Lideri i talebanëve shfaqet për herë të parë në publik

Postuar në 31 Tetor, 2021 13:17

Udhëheqësi suprem i talebanëve, Haibatullah Akhundzada, iu drejtua mbështetësve në qytetin jugor të Kandaharit. Kjo është dalja e tij e parë publike qëkur mori kontrollin e grupit në vitin 2016.

Akhundzada ka qenë shefi shpirtëror i lëvizjes islamike që nga viti 2016, por ka ruajtur një profil të ulët, edhe pasi grupi i tij mori pushtetin në Afganistan në gusht. Kjo strategji ka ushqyer shpesh spekulime rreth rolit të tij në qeverinë e re të talebanëve -- madje edhe vdekja e tij është përfolur disa herë.

SHBA dhe Europa merren vesh për tarifat e çelikut

Postuar në 31 Tetor, 2021 10:56

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur një marrëveshje mbi tarifat e çelikut dhe aluminit, një çështje që i ka ndarë palët që nga koha kur ato u vendosën nga ish-presidenti Donald Trump. Zgjidhja e ngërçit disavjeçar u njoftua nga Shtëpia e Bardhë të shtunën, ndërsa Presidenti Joe Biden ndodhet në Romë për të marrë pjesë në samitin e Grupit 20.

Gazi rus, pa alternativë. Hungaria firmos marrëveshje me Gazprom, sasia kryesore kalon nga Serbia

Postuar në 31 Tetor, 2021 02:06

 

2018, në pushtet, 2019, Nobel për Paqen. 2021, i akuzuar për Genocid

Postuar në 30 Tetor, 2021 20:08

Revista gjermane “Der Spiegel” i ka lënë së fundmi hapësirë një trajtimi mbi situatën në Etiopi, duke u marrë në të vërtetë jo me ecurinë e luftimeve mes Adis Abebës dhe rajonit të Tigrayt në kufi me Eritrenë, por me figurën e kryeministrit etiopian, Abiy Ahmed. Një nobelist për paqen në vitin 2019, që sot akuzohet se drejton një palë ndërlftuese të përfshirë në genocid.

Përtej krizës së paprecedentë, Libani provokon tensione diplomatike me katër monarki të Gjirit

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:31

Nuk mjafton vetëm kriza e brendshme që ka vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën e shtetit, por tashmë Libani po përballet edhe me një lloj izolimi rajonal. Mediat raportojnë se Kuvajti ka dëbuar ambasadorin e Libanit, të cilit i ka lënë 48 orë për t’u larguar. Kuvajti po ashtu ka tërhequr ambasadorin e vet nga Bejruti. 

Një konferencë mbi të Ardhmen e Europës

Postuar në 30 Tetor, 2021 19:12

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS