E njeh Kosovën si shtet të pavarur? Njoh Kartën e OKB-së. Serbia nuk do luftë

Postuar në 31 Maj, 2023 23:01

Është shfaqur në një intervistë me Isa Soares, Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç. Ai ka mohuar të ketë “ndonjë lloj kontrolli” mbi protestuesit në veriun e Kosovës, por ka shtuar se është i bindur se ata kanë respekt për shtetin e Serbisë. 

Serwer: Blinken nuk tha asnjë fjalë për vendosjen e ushtrisë serbe në kufi

Postuar në 31 Maj, 2023 22:52

Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, kritikon qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj situatës në veri të Kosovës.

Sipas Koha.net, Serwer thotë se SHBA po përpiqet të qetësojë Beogradin, me shpresën se presidenti Vuçiç do t’i braktisë lidhjet e tij në rritje me Rusinë dhe Kinën, ndërsa nga ana tjetër Departamenti i Shtetit ka vendosur t’i bëjë presion ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Një kurth ballkanas zë sërish Perëndimin

Postuar në 31 Maj, 2023 18:20

Ka një seri lajmesh që këmbëngulin në përhapjen e mesazheve të SHBA se Kosova do të përballet me pasoja pas veprimeve që kreu në Veri. Deri më tani e vetmja pasojë është i ashtuquajturi përjashtim nga stërvitja “Defender 2023” dhe për  më tej edhe mungesa e mbështetjes së amerikane në njohjet e reja.

Pakti i ri për emigracionin kundërshtohet ashpër nga grupi i Vishegradit

Postuar në 31 Maj, 2023 16:45

BE-ja dëshiron të kompensojë shtetet që mbajnë barrën më të madhe të emigrantëve, duke i shpërblyer me 22 mijë euro për secilin prej tyre. Shifra doli gjatë negociatave midis ambasadorëve evropianë javët e fundit. Një shumë të tillë do të detyrohen ta paguajnë vendet që nuk pranojnë të strehojnë emigrantë në territoret e tyre.

Kurti hap dyert për zgjedhje të parakohshme në Veri. Të tërhiqen bandat dhe vetëm protesta paqësore

Postuar në 31 Maj, 2023 15:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar gjatë një diskutiminë Bratislavë, se ai është i gatshëm të dëgjoj dhe me gjasë të dakordësohet për zgjedhje të parakohshme në komunat e veriut nëse protesta do të ishte paqësore.

Duke folur për tesktin e marrëveshjes së Ohrit, të ciëls sipas tij, Vuçiç i tha po, por nuk e firmosi, Kurti vuri në dukje një pjesë problematike të tij:

Plan i ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor

Postuar në 31 Maj, 2023 12:53

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Forumin e Bratislavës se Bashkimi Europian po mendon një plan të ri zhvillimi për Ballkanin Perëndimor. Duke vlerësuar arritjet e deritanishme, von der Leyen, ka mbajtur në vëmendje rajonin tonë që sipas saj është prekur nga pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Betimi i Belerit, 4000 himarjotë nisen nga Greqia. Athina ngre gatishmërinë ushtarake në Veri

Postuar në 31 Maj, 2023 12:40

Vendimi i gjykatës shqiptare për të lënë në burg Fredi Belerin ka angazhuar Greqinë në lëvizje cilësisht të reja. Sipas burimeve të besueshme për “Të kripura”, ushtria greke ka marrë urdhër të shtojë dislokimin në kufi, ndërkohë që Flota ushtarake ka shtuar patrullimin në kanalin e Korfuzit.

Lajme opozitare për sanksione të BE-së

Postuar në 31 Maj, 2023 12:13

Në një postim në tuiter ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi citon burime nga BE-ja sipas të cilave të paktën 3 shtete anëtare po përgatisin paketë për ndërprerej të fondeve IPA për Kosovën dhe pezullim të liberalizimit të vizave.

Postimit i është përgjigjur raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon që deklaron se nuk e ka dëgjuar një lajm të tillë, por prekja e këtyre dy elementëve as mund të imagjinohet.

Mutacioni pas mungesës së dhimbjes

Postuar në 31 Maj, 2023 11:52

Një studim i University College London (UCL) ka zbuluar biologjinë e një mutacioni gjenetik që i bën të mundur bartësit të mos përjetojë dhimbje dhe të shërohet shpejt.

Një sekretar Shteti që prononcohet për godina komunash

Postuar në 31 Maj, 2023 09:54

Lidhur me situatën e krijuar në Veri të Kosovës ka reaguar sot sekretari amerikan iShtetit, Anthony Blinken. Ndër të tjera ai shprehet

Pages

Subscribe to ResPublica RSS