Raportime për vendosjen e Vuçiç nën sanksione

Postuar në 05 Tetor, 2023 18:45

Bogdan Bogdanoviç, aktivist dhe politikan serb në Kosovë shkruan në rrjetin social X se sipas informacioneve që disponon, pritet që presidenti serb Aleksander Vuçiç do t’i nënshtrohet së shpejti sanksioneve nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas tij, do të jetë presidenti francez Emmanuel Macron që do t’i komunikojë Vuçiçit informacionin se ai nuk është më partner i komunitetit ndërkombëtar për “shkak se mbështet terrorizmin”.

Nobeli i Letërsisë shkon në Norvegji

Postuar në 05 Tetor, 2023 18:02

Jon Fosse është fituesi i Nobelit të Letërsisë për vitin 2023. Autori norvegjez është vlerësuar për "dramaturgjinë dhe prozën e tij novatore që i japin zë asaj që nuk thuhet".

"Vepra e tij e madhe, e shkruar në Nynorsk-in norvegjez, shtrihet në një sërë zhanresh dhe përbëhet nga një mori dramash, romanesh, përmbledhjesh poezish, ese, libra për fëmijë dhe përkthime", thuhet në motivimin e Akademisë Suedeze.

Ndërsa sot Fosse është një nga dramaturgët më të interpretuar në botë, ai është bërë gjithnjë e më i njohur edhe për prozën e tij.

Vllasi: Shanset e rikthimit të Serbisë në Kosovë sa shanset e rikthimit të Perandorisë Otomane në Ballkan

Postuar në 05 Tetor, 2023 17:26

Për rrethanat dhe pasojat e sulmit në Banjskë ka folur edhe Azem Vllasi, ish-kryetar i Komitetit Krahinor të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, ish-ambasador i Kosovës. Në një intervistë për televizionin serb, N1, Vllasi i cilësoi si përralla të shërbimeve sekrete alibitë e autoriteteve serbe se Radoiçiç i ka blerë armët në Tuzla të Bosnjës.

Rusia premton ndërtimin e "një industrie bërthamore në Bangladesh"

Postuar në 05 Tetor, 2023 17:04

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se vendi i tij do të ndihmojë Bangladeshin të ndërtojë industrinë e vet bërthamore. Gjatë një videomesazhi me rastin e dorëzimit të karburantit bërthamor rus për centralin Rooppur të Bangladeshit, Putin ka sqaruar termat e bashkëpunimit.

Europa bëhet energjetikisht e vetëmjaftueshme brenda 1 dekade

Postuar në 05 Tetor, 2023 16:36

Sipas një studimi të ri, Evropa mund të heqë dorë nga karburantet fosile dhe të krijojë një sektor energjie të vetëqëndrueshëm duke shpenzuar rreth 2 trilionë euro (2.1 trilion dollarë) në diell, erë dhe burime të tjera rigjeneruese deri në vitin 2040.

Kapitali i dyanshëm i pakicave të zhurmshme

Postuar në 05 Tetor, 2023 15:01

Në një opinion të vetin, kryeredaktori i gazetës greke “Kathimerini”, Alexis Papachelas, vë në dukje një dukuri të kohëve të fundit që prek Greqinë. Sipas tij, një pjesë e madhe izraelitësh “progresivë dhe jofetarë” kanë lënë Izraelin dhe po vendosen në Greqi. Shkak është dominimi i jetës politike dhe publike nga Beniamin Netanyahu dhe perceptimi se tashmë në Izrael mundësia e krijimit të një qeverie liberale, e aftë të shkëputet nga kufizimet ultra fetare është e paarritshme.

Sanksione ndaj Serbisë, pastaj rinisje e dialogut

Postuar në 05 Tetor, 2023 14:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar në Samitin e liderëve europianë në Spanjë, se rinisja e dialogut me Serbinë ka si kush vendosjen e sanksioneve ndaj kësaj të fundit për sulmin e Banjskës.

Nuk ka arsye për t’u takuar para se të ndërmerren sanksionet ndaj Vuçiçit, fillimisht sanksionet dhe më pas mund të flasim për të tjerat

citohet ajo.

Akuza: Klani i Mitrovicës pagoi 1 milionë euro për vrasjen e dy inspektorëve në Beograd!

Postuar në 05 Tetor, 2023 12:53

Lidhja e Milan Radoiçiç me pushtetin e Aleksander Vuçiç shkon shumë thellë.

Radoiçiç, rrëmbyes, kontrabandist dhe pika e lidhjes edhe me politikën shqiptare

Postuar në 05 Tetor, 2023 12:04

Materiali më poshtë përshkruan karrierën e një njeriu të krimit në politikë, që sot gëzon mbrojtjen e Beogradit. 

■ Millan Radoiçiq u lind më 21 shkurt 1978 në Pejë. Deri më 1999 jetoi në Gjakovë. Sipas informatave të paverifikuara ka qenë pjesëmarrës në konfliktin e Kosovës si shumica e civilëve serbë në Dukagjin, të cilët u pajisën me armë nga magazinat ushtarake.

■ Një burim i NIN potencoi mundësinë që ai në atë kohë të jetë njoftuar me gjeneralin Bozhidar Deliq, i cili vdiq në Moskë në gusht 2022 në Moskë. Deliq akuzohej për krime të luftës në Kosovë.

“Kosova, toka e askujt”, propozime që të shpallet non grata në Kosovë

Postuar në 04 Tetor, 2023 23:55

Qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë për situatën në Veri dhe sidomos deklarimet e tij në “Financial Times” se Veriu është toka e askujt, kanë provokuar reagime në Kosoë. 

Gazeta “Koha Ditore” përcjell disa prej tyre që duhe thënë se bashkohen në një pikë: z. Rama ka shkuar më larg nga sa pritej dhe se motivet e qëndrimeve të tilla nuk kuptohen dot si pjesë e një analize objektive. 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS