Raportime në media/Dy kryeministra nga Ballkani Perëndimor kërkuan "Republikën e KFOR" nga SHBA

Postuar në 27 Shtator, 2023 09:40

Situata në veri të Kosovës ka qenë shqetësimi i ngritur nga dy kryeministra të Ballkanit Perëndimor në një takim me dyer të mbyllura me zyrtarë të lartë të administratës amerikane, javën e kaluar në Nju-Jork. Takimi i mbajtur tri ditë para sulmit në Banjskë, është zhvilluar në OKB dhe në të është hedhur ideja që misioni i NATO-s të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Sulmi në Banjskë, Hovenier: Arsenali i konfiskuar, i paaksesueshëm për qytetarët e thjeshtë

Postuar në 26 Shtator, 2023 21:14

«Një sulm i koordinuar dhe i sofistikuar» i kryer nga njerëz të armatosur që dukej se ishin stërvitur ushtarakisht.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, thotë se sulmi në Banjskë në orët e para të mëngjesit të së dielës kishte për qëllim destabilizimin e rajonit.

Sasia e armëve sugjeron se kjo ishte serioze, me një plan për të destabilizuar sigurinë në rajon.

Nën morsën e fondamentalizmit dhe pa një objektiv kombëtar

Postuar në 26 Shtator, 2023 16:50

 

 Amerika sot udhëheq ende botën. Jo si më parë, por ndoshta udhëheqja e saj sot ka më shumë rëndësi sesa dje. Sepse sot Amerika e udhëheq botën më shumë me krizën e saj që ka në themel mosbesimin ndaj sistemit të kaq  shumë lëvduar dhe mbrojtur deri me një lloj imperializmi që ka njohur edhe aspekte ushtarake.

“Hollivudi siç e kemi njohur ne ka marrë fund”

Postuar në 26 Shtator, 2023 16:20

Regjisori Martin Scorsese thotë se industria e Hollivudit, siç e kemi njohur deri tani, ka marrë fund.

Filmi më i fundit i Scorsese, The Irishman, u shfaq për pak kohë në kinema, por u transmetua menjëherë më pas në Netflix, pasi ky i fundit bleu të drejtat e transmetimit. Në të njëjtën mënyrë do të funksionojë edhe për filmin e tij të ardhshëm me Leonardo DiCaprio dhe Lily Gladstone: fillimisht do të shfaqet në kinema e më pas në Apple TV më 20 tetor.

Dialog pa fusnota me Republikën e Kosovës

Postuar në 26 Shtator, 2023 15:25

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka pranuar përgjegjësinë e organizimit të ngjarjeve të fundit në Kosovë. Përmes shpalljes së një zie, ndër më të turpshmet të kohës sonë, z. Vuçiç, në të vërtetë ka pranuar se sulmi i organizuar së fundmi ka miratimin e tij. Problemi që i ka dalë zotit Vuçiç kësaj radhe, dhe që e shohim teksa ai përsërit se është një ndër momentet më të vështira për Serbinë, është se nuk luan dot më viktimën, nuk flet dot për pogrom ndaj serbëve, pasi ai vrau një njeri.

“I kemi çuar Ukrainës edhe armë që nuk funksionojnë”

Postuar në 26 Shtator, 2023 14:27

Ministrja e Jashtme gjermane pranoi se disa nga armët që Berlini i ka dhënë Kievit për të ndihmuar në luftën e tij kundër Rusisë kanë qenë ose në gjendje të keqe ose të vjetruara.

Në një intervistë me CNN, Analena Baerbock pranoi probleme të mëdha teknike me dërgimin e armëve në Ukrainë.

Lufta në Ukrainë mund të përfundojë me "marrëveshje të pistë"

Postuar në 26 Shtator, 2023 13:48

Thomas Friedman, komentator politik amerikan, autor dhe analist në The New York Times, thotë për Kathimerini se lufta e vazhdueshme në Ukrainë ka gjasa të zgjidhet me "një marrëveshje të pistë", që do të përfshijë lëshimin e një pjese të Ukrainës lindore në këmbim të pranimit të Kievit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

2015, Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE

Postuar në 26 Shtator, 2023 12:02

Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka dekkaruar gjatë një interviste për ANT1  në Greqi se në krizën e madhe të vitit 2015, Greqia ndërroi pozicionin e vet gjeopolitik, duke u zgjedhur ShBA përkundrejt Gjermanisë.

Sipas pretendimeve të ish-ministrit për këtë vendim, të kundërshtuar vetëm nga ish-ministri i Financave, Varoufakis, u njoftua edhe Mitsotakis, asokohe në opozitë. Kamenos thotë se Merkel dhe Schauble kishin propozuar nxjerrjen e Greqisë nga BE, çka u prit mirë vetëm nga Varoufakis. 

"Haje jetën, përndryshe ajo do të të hajë ty"

Postuar në 25 Shtator, 2023 18:39

90 vjeçe, me pesë martesa pas krahëve dhe ambicien e një vajze 18-vjeçare, Joan Collins është një nga aktoret më të njohura britanike. Me një energji që thotë se e bën të ndihet ende 40 vjeç, Collins rikthehet në vitet kur karriera e saj ishte në majë, përmes një interviste me The Guardian.  

Kapsula me mostrat e asteroidit Bennu zbret në Tokë (VIDEO)

Postuar në 25 Shtator, 2023 16:33

Një kapsulë që përmban mostra nga asteroidi Bennu është ulur me sukses në shkretëtirën e Jutas.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS