Kultivim kanabisi edhe nga ushtria

Postuar në 05 Gusht, 2023 14:17

Policia e Shtetit raporton se në repartin ushtarak të Zall Herrit janë arrestuar ushtarakë nën akuzën se kultivonin kanabis. Ushtria ka qenë prej kohësh ndër institucionet me besueshmërin më të lartë publike.

Pas skandalit me pronat dhe këtë të kanabisit, vështirë se ky klasifikim do të mbahet më.

Dikur, në vitet 2015-2016, edhe Policia e Shtetit figuronte si institucioni me besueshmëri të lartë, madje certifikuar nga BE. Sot jemi dëshmitarë se njolla mbi Policinë vështirë se lahet dot.

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, dënohet me tre vjet burg. Shiti 52 dhurata të marra nga liderë të huaj

Postuar në 05 Gusht, 2023 13:01

Ish-kryeministri i Pakistanit, aktualisht lider i partisë opozitare, Lëvizja për drejtësi, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burg. Ai është gjetur fajtor për korrupsion, mashtrim dhe falsifikim, shitje e dhuratave të marra nga liderë të huaj. Sipas hetimeve thuhet se të paktën 52 dhurata të marra nga liderë të vendeve të Lindjes së Mesme u shitën në një vlerë 2 milionë dollarë.

Ai arrestua më 9 maj 2023 dhe ndalimi u shoqërua me protesta nga opozita, që çuan në vdekjen e 10 njerëzve dhe lëndimin e 300 të tjerëve.

Një lojë e vjetër dhe e përsëritur

Postuar në 05 Gusht, 2023 01:33

Hetimet për inceneratorët dhe masat e kërkuara në kudër të tyre i kanë dhënë krah Sali Berishës, kryetar i një prej tri PD-ve në qarkullim që të nisë lojën e tij të vjetër të duetit të akuzave. 

Rusia gjobit Apple dhe Wikipedia

Postuar në 04 Gusht, 2023 15:38

Rusia ka gjobitur Apple dhe Wikipedia për mosfshirjen e lajmeve të rreme për luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës. Gjoba prej 400 mijë rublash (4 mijë euro) u vendos nga një gjykatë, pasi Apple nuk hoqi nga Apple Podcast material që Rusia e konsideron informacion të rremë.

Ndërkohë, një gjobë tjetër me vlerë 3 milionë rubla (29 mijë euro) iu vu Wikipedias për të njëjtën arsye.

Xhihadistët i lënë vendin terrorizmit të majtë në BE

Postuar në 04 Gusht, 2023 14:58

Sulmet terroriste u rritën në vendet e BE-së gjatë vitit 2022, krahasuar me një vit më parë. Raporti i fundit i Europolit flet për 28 sulme të planifikuara, 16 prej të cilave janë realizuar.

Një amerikane ikën, një "amerikan" vjen në BE

Postuar në 04 Gusht, 2023 13:50

Emmanuel Macron bëri çmos që amerikania Fiona Scott Morton të mos merrte drejtimin e Komisionit për Konkurencën në BE, vetëm pse ajo ishte amerikane, por edhe sepse kishte përvojë pune me kompanitë e teknologjisë. Mirëpo emri tjetër që pretendon detyrën është sërish një amerikan. Ose të paktën shtetas amerikan.

Çyrykët e Lirisë

Postuar në 04 Gusht, 2023 12:00

Çmendet” pushuesja në Ksamil, filmohet nudo teksa merr rreze në plazhin plot me njerëz

10 vjet korrupsion në paradën penale të SPAK

Postuar në 04 Gusht, 2023 11:27

Ish-ministrja e Financave Anila Denaj është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe sipas të dhënave ende jozyrtare ajo ka dhënë shpjegime për koncesionin e sterilizimit. Zonja Denaj ka qenë drejtoreshë e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, çka e bën atë person me interes në hetimet që kanë nisur.

Valë e re e SARS-CoV-2, rriten rastet e reja

Postuar në 03 Gusht, 2023 19:47

Numri i rasteve të reja me virusin SARS-CoV-2 është rritur javët e fundit. Në SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve raporton rritje të rasteve pozitive dhe shtrimeve në spital.

Letër Varhelyit: Burgosja e Belerit, përpjekje për të intimiduar zgjedhësit e Himarës

Postuar në 03 Gusht, 2023 16:52

Pala greke e ka ngritur në nivel europian shqetësimin e vet për çështjen “Beleri”. Mediat në Greqi raportojnë se zv.komisioneri i Komisionit Europian, Margaritis Schinas i ka dërguar një letër komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përmes së cilës ka shprehur “shqetësimin serioz” mbi vijimin e burgosjes së Belerit, kryetar i zgjedhur Bashkie në Himarë. Sipas tij, Shqipëria, një vend që synon anëtarësimin në BE, duhet të përballet me pasojat: 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS