Ajri i ndotur rrit rezistencën antimikrobike

Postuar në 09 Gusht, 2023 17:57

Një studim i shkencëtarëve kinezë dhe atyre britanikë ka arritur në një konkluzion surprizues. Sikur të mos mjaftonte ndikimi negativ direkt në shëndetin e njeriut, ndotja e ajrit ndikon edhe në rezistencën ndaj antibiotikëve.

Sipas studiuesve të universitetit Zheijang dhe atij të Kembrixhit, ndotësit e vegjël të ajrit lidhen me një shkallë më të lartë të baktereve vdekjeprurëse rezistente ndaj ilaçeve.

Konkluzioni del nga monitorimi i të dhënave nga 116 vende për periudhën mes viteve 2000 dhe 2018.

Loja përsëritet në Kosovë/Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja!

Postuar në 09 Gusht, 2023 14:46

Reforma është domosdoshmëri, vettingu është zgjidhja

Këto fjalë ka thënë sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një mbledhjeje të qeverisë së drejtuar prej tij. Ai ka sjellë shembuj dhe shifra sondazhesh për besueshmërinë e ulët të drejtësisë në Kosovë, duke iu referuar USAID-it dhe PNUD-it, dy ente që kanë organizuar vrasje të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

55 mijë euro për flokët dhe grimin e Merkelit

Postuar në 09 Gusht, 2023 14:45

Taksapaguesit gjermanë kanë paguar 55 mijë euro për flokët dhe grimin e ish-kancelares Merkel, qëkur ajo la detyrën. Prej dy vjetësh, pavarësisht se ka lënë postin kryeministror, qeveria gjermane i paguan Merkelit disa shërbime.

Akullnajat e përgjakura të Siberisë, tregues i ndryshimit klimatik

Postuar në 09 Gusht, 2023 13:56

Skuqja e akullnajave në Siberi nuk është fenomen i rrallë. Algat e kuqe i mbulojnë çdo vit akullnajat në malet Altai, në kufijtë mes Rusisë, Kazakistanit dhe Mongolisë. Por këtë vit, fenomeni ka përmasa më të mëdha se çdo herë tjetër, çka rrit shqetësimin se ritmi i shkrirjes po përshpejtohet.

Shifra dhe probleme për Agroturizmin

Postuar në 09 Gusht, 2023 13:05

Në një shkrim   për revistën ekonomike “Monitor” Prof. Asoc. Shpresim Domi shkruan rreth zhvillimit të Agrotuirzmit në Shqipëri, që promovohet shumë edhe nga përfaqësues të qeverisë. Siç ndodh rëndom, nismat për biznes vijnë edhe me keqkuptime të ndryshme për atë që është në të vërtetë sektori, ndonëse çdo investim duhet mirëpritur. Në vendin tonë, Agroturizmi paraqet megjithatë probleme karakteristike që lidhen kryesisht edhe me funksionimin e ligjit dhe standardet.

Kriza e vajit/ Mes luftës dhe ndryshimit të klimës

Postuar në 08 Gusht, 2023 19:38

Tregu botëror i vajit vegjetal është në një moment transformimi, për një sërë arsyesh, të cilat kanë çuar në uljen e disa prodhimeve, rritjes së të tjerave dhe luhatjeve të çmimeve që prekin kryesisht Evropën.

Në fund të fundit, Kurti nuk e paska ndarë Kosovën nga SHBA

Postuar në 08 Gusht, 2023 17:13

Disa media në Tiranë kanë përcjellë sot reagimin e kryeministres të Serbisë, Ana Brnabiç, ndaj letrës që disa përfaqësues institucionesh politike në BE dhe SHBA, kanë adresuar për BE-në dhe Washingtonin. Letra vinte në dukje nevojën e një rishikimi të qëndrimeve ndaj Kosovës, kritikonte njëanshmërinë e treguar në krizën e fundit në Veri dhe bënte thirrje për ekuilibrim.

Racizëm ndaj të bardhëve

Postuar në 08 Gusht, 2023 15:28

Reagime të zjarrta ka shkaktuar në Francë një shfaqje teatri në Festivalin e Avignon, ku protagoniste ishin vetëm gra me origjinë afrikane. Shfaqja “Carte noire nommée désir” satirizon stereotipet raciste, që lidhen me gratë e zeza në shoqërinë bashkëkohore, shkruan gazeta "Liberation". Ndërkohë, zhurma që ka shkaktuar përmbledh edhe kritika ditirambike, edhe sulme verbale e trupore nga një pjesë e publikut. Pjesa është e afrikano-francezes Rébecca Chaillon, me origjinë nga Martinika, ish - koloni e Francës, e cila sot përbën pjesë e kolonive përtej detit të Francës.

“Edge of Tomorrow” mund të rikthehet

Postuar në 08 Gusht, 2023 15:08

“Edge of Tomorrow” mund të ketë një seri të re. Në një intervistë me Josh Horowitz në podkastin Happy Sad Confused, Emili Blunt tha se për rikthimin e suksesit të vitit 2014 në ekranet e kinemasë ka më shumë sesa thjesht dëshira e mirë.

"Unë jam shumë gati. Do të doja të kishte një rikthim”, tha ajo duke shtuar se për filmin e ri ka një skenar.

Do të doja ta bëja realitet, por thjesht nuk e di kur dhe si – sa Mission Impossible i duhen Tom Cruise?”, tha ajo.

Diskutime që Mali i Zi të kthehet në qendër të Kriptomonedhave

Postuar në 08 Gusht, 2023 14:21

Media në rajon po raportojnë për disa lëvizje që sugjerojnë se Mali i Zi po mendon të legalizojë industrinë e kriptomonedhave. Opinionet duken të ndara sidomos për faktin e gjithëpranuar se kriptomonedhat krijojnë hapësirë për pastrim masiv të parave të zeza.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS