Disa paqartësi mbeten të përjetshme

Postuar në 10 Nëntor, 2023 14:45

1990

Lidhur me këtë pluralizmin që shtruat këtu, unë nuk e kam të qartë nga ana juridike statusin e pluralizmit.

Ose më mirë. Ç’kuptohet me këtë fjalë te ne?

2023

Premtohet ulja e ndotjes, por dyfishohet prodhimi i lëndëve të djegshme

Postuar në 10 Nëntor, 2023 13:52

Prodhuesit e lëndës së djegshme në botë po planifikojnë zgjerime që do të dyfishojnë buxhetin e karbonit në rang botëror. Gjetjet e një raporti të OKB-së, ekspertët i quajtën "çmenduri" që mund të vënë “në pikëpyetje të ardhmen e njerëzimit".

Fundi i shtetit amë

Postuar në 10 Nëntor, 2023 13:04

 

Kryeministri Rama mbajti fjalimin e tij dhjetëmijëfjalësh për Kosovën më 12 tetor. Në të, me një ton që tejkalonte sugjerimin dhe nisej për në udhëzim, tregoi se si duhet të sillen udhëheqësit e Kosovës në negociatat me Serbinë, si ta përshkruajnë luftën e UÇK-së, si duhet të vlerësojnë figurat e së kaluarës (emër për emër) dhe çfarë fjalori duhet të përdorin kur të flasin për Gjykatën Speciale në Hagë.

Vatikani: Transgjinorët mund të pagëzohen dhe të jenë prindër të mirë

Postuar në 09 Nëntor, 2023 23:07

Vatikani ka hedhur së fundmi një hap që mund të provokojë reagime brenda saj dhe të vërë në krizë besimin e shumë njerëzve te qëndrueshmëria parimore dhe doktrinale e Kishës Katolike.

Drejt luftës në Ukrainë edhe ushtaret femra ruse

Postuar në 09 Nëntor, 2023 20:08

 

Kush lufton për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë? Deri më tani, përgjigja ka qenë e qartë: burra. Në mesin e ushtarëve rusë që kanë pushtuar territoret ukrainase kanë vrarë, janë vrarë dhe kanë kryer disa nga krimet më të tmerrshme të luftës që kemi parë në të kaluarën e afërt, mezi gjenden femra.

Parlamenti, një trukim për Protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë

Postuar në 09 Nëntor, 2023 18:29

Në datën 7 nëntor në faqen e Kryeministrisë së Shqipërisë mbiu – për shkak të presionit publik – i ashtuquajturi Protokolli i pritjes së refugjatëve nga Italia, që mundëson transferimin e njerëzve që mbërrijnë nga Afrika në Lampeduza, drejt Shëngjinit për të përpunuar në këtë të fundit kërkesat e tyre për azil. Qeveria ka siguruar sot se:

Rusia nis përgatitjen e “policëve” të parë të internetit

Postuar në 09 Nëntor, 2023 17:31

Në Rusi është hapur një program universitar për monitorimin e ekstremizmit në internet. Dega e re në universitetin më të madh të menaxhimit do të formojë profesionistë që do të mbajnë nën vëzhgim mediat sociale për postime me natyrë ekstremiste.

Mbështetur nga Komiteti Kombëtar Anti-Terrorist i Rusisë, programi i Akademisë Ruse të Ekonomisë Kombëtare dhe Administratës Publike (RANEPA) do të trajnojë paralelisht edhe zëdhënësit e ministrive qeveritare dhe kompanive shtetërore.

Asocacioni pa kompetenca ekzekutive, në përputhje me Kushtetutën

Postuar në 09 Nëntor, 2023 14:34

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se ka një urgjencë nga BE-ja për zbatimin e marrëveshjes për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe. Ai ka vlerësuar se drafti i propozuar së fundmi është parë nga SHBA dhe sipas tij ai nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Edhe Greqia u futet inceneratorëve

Postuar në 09 Nëntor, 2023 08:55

Menaxhimi i mbetjeve është bërë problem edhe në Greqi dhe landfillet sipas kryeministrit Kyriakos Mitsotakis janë “gjë që i përket së shkuarës”. Për Peleponezin, qeveria ka një projekt të menaxhimit të integruar të mbetjeve që pritet të përpunojë 95 000 tonë.

Pikëpyetjet e marrëveshjes Rama-Meloni

Postuar në 08 Nëntor, 2023 18:31

Marrëveshja e bërë publike në fillim të kësaj jave mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare ishte e papritur edhe për vetë Bashkimin Europian. Ajo u bë e para marrëveshje në Europë, falë së cilës azilkërkuesit që mbërrijnë në një vend, zhvendosen menjëherë në një tjetër.

Meloni dhe Rama mund të kenë punuar për muaj me radhë me të, por marrëveshja ka disa aspekte problematike sa i takon logjistikës, respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe ligjeve europiane e italiane për emigracionin.

Marrëveshja e përmbledhur

Pages

Subscribe to ResPublica RSS