Të paaftë dhe gënjeshtarë. Kthehet tatimi për rrogat nën 30 mijë lekë

Postuar në 07 Gusht, 2015 15:13

“Monitor” raporton se qeveria ka shpërndarë një variant për tatimin mbi të ardhurat për paketën fiskale 2016. Sipas revistës në fjalë, projekti, ashtu siç paraqitet nga shifrat, përmbys përfundimisht qasjen “e majtë” që kjo qeveri pretendoi se ndoqi me ardhjen në pushtet. Ku konsiston ndryshimi? Ja propozimi:
“Baza tatimore vjetore Norma tatimore
Pagat 0 – 180,000 5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 13%

"So long jackass”

Postuar në 07 Gusht, 2015 14:47

E gjen në çdo media amerikane. Jon Stewart mbylli programin e tij satirik “The Daily Show” që u kthye në një ndër programet më të ndjekura në ShBA. Dhe madje me shumë ndikim. Në natën finale të Stewart, disa politikanë bënë përshëndetje dhe përmes videove folën për Stewart. Mes tyre ishte edhe “rivali”, kolegu, Bill O’Reilly. Një mesazh e përcolli edhe senatori i njohur i Arizonës, ish-kandidat për President, John McCain.

Opozita kërkon vëmendjen e SHBA për videon e Ramës me Roshin

Postuar në 07 Gusht, 2015 13:32

Sfidë ndaj qytetarëve, opozitës dhe SHBA-ve e ka quajtur Partia Demokratike shfaqjen e kreut te qeverisë Rama me kryebashkiakun e Kavajës Elvis Roshi, duke kaluar kohë së bashku me një lokal. Në një deklaratë për mediat, PD thekson se Rama u shfaq sërish si mbrojtës i krimit në politikë, pikërisht pasi Partia Demokratike paraqiti publikisht platformën e dekriminalizimit.

Tabaku flet në emër të PD: Akti i Normativ, që u miratua në fshehtësi të plotë, thellon krizën. Alternativa jonë për ekoniminë, të rikthejmë taksën e sheshtë

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:41

Partia Demokratike deklaron se përkundër asaj që pretendon qeveria, shkurtimet e buxhetit prekin më së shumti prioritetet dhe premtimet e kësaj mazhorance. "Ndryshe nga se propagandon qeveria se rishikimet nuk prekin prioritetet e kësaj mazhorance, akti normativ do të prekë në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke përgjysmuar me 50 % fondin e investimeve në fushën e shëndetësisë, duke e ulur këtë fond nga 18 miliardë lekë në 9 miliardë lekë.

Të ardhurat në buxhet për 2015 ulen me 1.1 pikë përqindje në raport me prodhimin e brendshëm bruto

Postuar në 07 Gusht, 2015 11:02

Me uljen e të ardhurave të pritshme në buxhet, në rreth 398 miliardë lekë, vlerësohet që të ardhurat në raport me prodhimin e brendshëm bruto do të zbresin në 26.7% të PBB-së. “Monitor” shkruan se pas rishikimit me ulje të buxhetit të vitit 2015, të ardhurat totale pritet të jenë 1.1 pikë përqindjeje më të ulëta në raport me prodhimin e brendshëm bruto, ndërsa qeveria edhe në buxhetin e ri afatmesëm 2016-2018 ngul këmbë që rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 3%.

Krasniqi flet për Kadarenë: Nuk pranoi të ishte lodër e klaneve politike

Postuar në 07 Gusht, 2015 10:19

​Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i ka dal në mbrojtje Ismail Kadares, duke thënë se mos kërkoni nga ai që t’i shikon shqiptarët si numra e përqindje, pasi Kadare e sheh kombin si një, të tërë e të pa ndarë. Krasniqi ka shkruar se Kadare është nder intelektualet e lartë, jo vetëm në Shqipëri, që nuk pranoi të ishte lodër e asnjë klani politik. Madje ai ka postuar edhe një foto të bërë në marsin e vitit 1999, në Ambasadën e Shqipërisë në Paris, pas përfundimit te Konferencës së Rambujesë për Kosovën.

Spartak Ngjela: Dyshja Rama-Meta është drejt ndarjes

Postuar në 07 Gusht, 2015 10:00

I pyetur nga Gazeta “Sot” mbi zhvillimet e fundit politike në vend, avokat Spartak Ngjela nuk heziton të deklarojë se kryeministri Edi Rama është i paaftë dhe jo një politikan. Ndërsa qeverinë e konsideron të papërmbushur në misionin e saj për reformat e premtuara, duke e cilësuar si një qeveri të ardhur dje në këtë detyrë. Për Ngjelën, koalicioni qeverisës nuk ka të ardhme. Sipas tij, vazhdimësia e koalicionit të majtë nuk do të jetë e gjatë për shkak të disa faktorëve, ndër to më kryesori, përplasja për ndarjen e pushtetit.

Qeveria e shkurtimeve, hiqet shpërblimi i fundvitit

Postuar në 07 Gusht, 2015 09:26

Administrata publike dhe punojësit e tjerë buxhetorë nuk do të marrin shpërblim në fund të vitit. Shkurtimet në buxhet kanë prekur edhe zërin “shpenzime personeli”, ku janë shkurtuar 960 milionë lekë, të cilat ishin parashikuar si shpërblime për fundvitin. Burime nga Ministria e Financave thanë për Gazetën Shqiptare se do të ketë një fond për buxhetorët, I cili do të shpërndahet në bazë të përformancës. Heqjen e shpërblimit për punonjësit e administratës e ka konfirmuar edhe Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi.

Yjet e televizioneve, ja si i ka mbuluar celuliti

Postuar në 07 Gusht, 2015 09:22

Zgjedhja e Presidentit, PS: Formula mund të ndryshojë, ka dy opsione

Postuar në 07 Gusht, 2015 08:40

Kryetari i Komisionit të posaçëmparlamentar për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, zbuloi dje detaje të rëndësishme të diskutimeve që janë bërë në lidhje me këtë reformë, që konsiderohet kyçe edhe për vijimin e hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Xhafaj bëri të ditur se ka dy opsione për mënyrën se si do të zgjidhet presidenti në të ardhmen dhe që është pjesë e diskutimeve të kësaj reforme.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS