Si i pret Ali Pasha kokat e tij?
Shoqeria jone qysh pasi nje pjese e klases politike u be kolaboracioniste dhe si prostitute shkoi i fali kuroren shqiptare xhuxhmaxhuxhit italian, qe ne fakt ja mori Musolini, nuk ka rreshtur se preri kokat e elitave te veta.
Ne i ngjame nje permendoreje te Ali Pashes pa koke qe nga fajesia kurre nuk arrijme ta pranojme te behet.
Cilat jane elitat me koke te prera?
Qeveria ndalon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. U kërkon bashkive planet e reja vendore
Pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e vendit. 61 bashkitë e reja duhet të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria do lejojë vijimin normal të ndërtimit.
Qeveria ndalon lejet e ndërtimit në gjithë vendin. U kërkon bashkive planet e reja vendore
Pezullohen të gjitha lejet e ndërtimit në territorin e vendit. 61 bashkitë e reja duhet të angazhohen në plane të reja vendore nga e para dhe vetëm pasi këto plane të jenë dorëzuar, qeveria do lejojë vijimin normal të ndërtimit.
Mediu i kërkon PD-së respektimin e marrveshjes: Në 10 bashki duam nënkryetarët
Aleatët i kërkojnë PD-së të respektojë marrëveshjen që ka me to në lidhje me ndarjen e posteve në bashkitë e fituara nga opozita në zgjedhjet e 21 qershorit. Referuar votave që kanë mbledhur, duket se demokratët janë komodë në ndarjen e posteve në pushtetin vendor, pasi një gjë të tillë do ta bëjnë vetëm me republikanët. “Gazeta Shqiptare” shkruan se sipas marrëveshjes që PDja ka pasur me aleatët përpara zgjedhjeve, ato do të kishin nivel përfaqësimi në bazë të votave të mbledhura prej tyre. Partia e dytë do të përfaqësohej në nivel nënkryetarësh bashkie, e kështu me radhë.
Plani i Shtetit Islamik për të sunduar botën në 2020. Publikohet harta që synon ISIS
“Daily Mirror” publikon një hartë të ISIS që ëshët dhe plani i tyre për të pushtuar botën deri në 2020. Siç duket në hartë, ISIS synon të kontrollojë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut dhe një pjesë të Europës. Në hartë Shteti Islamik duket se merr nën kontroll gjithë Ballkanin, pjesë e së cilës është dhe Shqipëria, duke e quajtur me një emër tjetër “Orobpa”. Kalifati, rregjimi që qeveriset nga ligjet e Shairas, do të marrë shtetet nga Spanja në perëndim deri në kufijtë e Kinës në lindje.
Shlyerja e borxhit, financat do të shesin edhe 20 milionë euro obligacione për ta mundësuar
Banka e Shqipërisë ka shpallur për llogari të financave një tjetër ankand ku do të tentojë shitjen e 20 milionë eurove në obligacione fiks dy vjeçare, sepse nuk arritën të sigurojnë të gjithë shumën e nevojshme në ankandin e mëparshëm në bono në euro. “Monitor” raporton se ankandi do të zhvillohet në datë 18 gusht. Ky është ankandi i tretë i obligacioneve në euro dy vjeçare.
Gjermania pranon vetëm punëtorë të kualifikuar. Ja çfarë duhet të vishni që të jeni bindës
Nis "ndalim qarkullimi"
Shqiptarët po bëhen sërish problem për emigracionin. Janë raste si këto kur të gjithë ne kemi fatin të ndihemi popull i madh numerikisht. Kjo ngase valën e tyre të jashtëzakonshme prej 4% të totalit të kërkesave në të gjithë BE-në po e ndjen edhe një nga vendet në të mëdha në Europë, Gjermania. Aq sa e ka kthyer azilkërkimin e shqiptarëve në një çështje thelbësore në marrëdhëniet dypalëshe.
Djali i Mariah Carey mëson se çfarë ndodh kur përpiqesh të ndash famën me divën (video)
Mariah Carey është një këngëtare e paarritshme edhe kur bëhet fjalë për djalin e saj. Sipas marshable.com këngëtarja kishte pranuar yllin e saj në bulevardin e Yjeve në Hollivud në 5 gusht kur Moroccan, djali 4-vjeçar i Carey, vendosi të ishte bashkë me të në qendër të vëmendjes. Ndërsa Carey ishte duke prezantuar yllin e saj, Moroccan gjeti vendin e u mbështet te këmbët e këngëtares, duke gjetur qetësinë para kësaj shfaqjeje mbi tapetin e kuq.
Shpërthen bombola në ëmbëltore, dhjetra të plagosur në “Don Bosko”. Emrat e të dëmtuarve
Shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë pasditen e sotme ka lënë pasoja të rënda. Lokali ëmbëltore-pastiçeri ishte me klientë, gjithashtu rruga ishte mjaft e frekuentuar. Sipas raportimeve të para, 18 persona kanë mbetur të plagosur, disa rëndë. Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe ambulanca. Zhurma e dëgjuar qindra metra larg fillimisht shkaktoi dyshime për ndonjë shpërthim të qëllimshëm. Nga të dhënat paraprake mësohet se fatmirësisht bombola ishte me pak gaz.