Historikisht të vonuar dhe konformistë: Në tetor 1912 ende flitej për autonomi. Në gusht 1990 mezi flitej për pluralizëm mendimi
Në një rang me Edit Durham, Valentinin dhe Fultz
Ndriçim Kulla, botues dhe ndihmës i Presidentit të Republikës, shkruan sot në gazetën “Mapo” për ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu. Kulla është shfaqet i entuziazmuar nga fakti se Lu e mësoi gjuhën shqipe, përpara se të vinte në Shqipëri, se ai di të flasë në mënyrë diplomatike, por edhe të drejtpërdrejtë dhe të thjeshtë. Pra z. Lu, di të komunikojë me qytetarët, duke përcjellë mesazhe të qarta, e që nuk mund të interpretohen nga politika.
Edhe ushtarakët me sytë nga Strasburgu për pensionin
Edhe pensionet e ushtarakëve do të trajtohen në finale nga Gjykata e Strasburgut. Dosja është dorëzuar tanimë aty dhe pret gjykimin për kërkesën e zbatimit të të drejtave që burojnë nga një jetë punë, të cilën shteti shqiptar e ka të vështirë ta njohë. Çështja ka tërhequr vëmendjen edhe të Organizatës Europiane të Ushtarakëve, EUROMIL, presidenti i të cilës, Emmanuel Jacob, do të jetë në Tiranë më 24 gusht. “Shekulli” raporton sot se Jacob do të marrë pjesë në një takim të posaçëm me ushtarakët shqiptarë “për të diskutuar lidhur me problematikat që shoqërojnë trajtimin e tyre financiar”.
Peshkaqeni i bardhë kësaj radhe del huq
Elegjia e Drejtimit të Duhur. Edhe në Mallakastër, ankesa për sabotatorë socialistë
Siri, militantët e ISIS-it ekzekutojnë përgjegjësin 82 vjeçar të sitit arkeologjik të Palmirës
Barbaritë e militantëve të Shtetit Islamik nuk njohin kufij. Kësaj radhe vrasja përmes prerjes së kokës i ka marrë jetën një arkeologu 82 vjeçar, Khaled al – Asaad, përgjegjës për sitin e famshëm të Palmiras. Qyteti ka rënë në dorë të militantëve që kontrollojnë aktualisht 1/3 e Sirisë dhe për një muaj ata kanë marrë në pyetje al – Asaad për vendndodhjen e disa prej artefakteve kryesore.
6 muaj kohë për pagesën e objektit të legalizuar, ose humbet pronësinë
Nisin sanksionet për ata që nuk bëjnë pagesën për ndërtesat e legalizuara. “Gazeta Shqiptare” raporton sot se ligji parashikon që një person që ka tërhequr faturën për parcelën ndërtimore, duhet të bëjë pagesën brenda 6 muajve. Përndryshe do t’i njihet si barrë hipotekore. Sipas kësaj gazete, ALUIZNI po përgatit një listë me emrat e 140 personave që rrezikojnë të humbasin pronësinë mbi shtëpitë. Sanksioni buron nga ligji në fuqi dhe rregullon edhe detyrimet kur objekti është në bashkëpronësi, por edhe ato kur ka pamundësi pagese.
Kafshë besnike, por edhe e bukur
Nga Rusia ka origjinën edhe Haski, por në këtë vend ka edhe shumë lloje qensh të kryqëzuar. Ja disa më popullorët
Më vështirë është të ngjitesh, apo të zbresësh?
James Kingston i ka të lehta të dyja.
Loja e Kinës me juanin, ndikimi i parë në Afrikë
Javën e kaluar Kina zhvleftësoi monedhën e saj, juanin, në përpjekje për të nxitur exportet. Zhvleftësimi u pa edhe si një tregues i dobësimit të ekonomisë kineze, thotë Zëri i Amerikës. Ekspertët kanë ngritur shqetësimin se edhe vende të tjera në rajon mund të ndjekin të njejtin shembull, duke zhvleftësuar monedhat në mënyrë që eksportet e tyre të mos dëmtohen.
