ARMO, probleme edhe me pagesat e energjisë. OSHEE kërkon sekuestro për 11 fatura të papaguara
Kompania ARMO e përpunimit të naftës “bie në rrjetën” e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Ky i fundit ka kërkuar sekuestro konservative për shkak se ARMO rezulton debitore ndaj OSHEE me 11 fatura të papaguara. “OSHEE i ka bllokuar ARMO-s llogaritë rrjedhëse, pas lëshimit të titullit ekzekutiv për detyrimet e papaguara të energjisë elektrike”, shkruan revista “Monitor” që raporton se janë disa që kanë kërkuar në QKR sekuestro. Borxhi i naftës së kompanisë është 267 milionë dollarë, prej të cilave 209 milionë bankave, kurse borxhi tatimor 53 miliomë dollarë.
Ftesat e Veliajt për adoptime, humoristët politikë hyjnë në garë
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj pak ditë më parë bëri thirrje që biznesi apo qytetarët të adoptojnë një çerdhe për të përmirësuar kushtet e saj. I pari që iu përgjigj thirrjes ishte aktori i humorit Gazmend Paja që adoptoi një çerdhe. Paja njihet për simpatitë e tij socialiste. Ndërkaq kolegu i tij Julian Deda, i atashuar pranë strukturave të PD-së, ofrohet të adoptojë Kryemnistrinë.
Egjipti gjithnjë e më pranë “Mubarakut”, qeveria ndalon mbajtjen e shamisë nga vajzat në shkollat fillore
Regjimi i Al Sisit në Egjipt po i pret gjithnjë e më shumë urat me ato elemente që kërcënojnë mbivendosjen e fesë ndaj shtetit. Ndërkohë që kundër krimeve të kategorizuara si terrorizëm, Egjipti ka vendosur dënimin me vdekje të parevokueshëm, qeveria së fundi ka ndaluar mbajtjen e shamive nga fëmijët në shkolla. Ministri i Arsimit, Moheb Al-Refaei, tha se vajzat nuk do të lejohen të mbajnë shaminë në shkollë fillore. Sipas ministrit, Islami nuk i detyron vajzat që të bartin shamitë, deri sa të arrijnë moshën e pubertetit, kështu që ato nuk kanë nevojë të bartin ato gjatë shkollës fillore.
Urdhri i qeverisë: Punësime provizore nëpër bashki, të tjerët të ngrohen në diell!
Artan Shkëmbi i përgjigjet LSI-së: Në Pogradec nuk humbëm nga përçarja, por nga kandidatura
Artan Shkëmbi, ishkryetari i bashkisë së Pogradecit për tre mandate, në analizën e tij në “Panorama” rreth humbjes së kësaj bashkie nga e majta në 21 qershor, bën përgjegjëse kandidaturën dhe organizimin e të majtës. Sipas tij, e majta kishte një kandidaturë të papërshtatshme dhe se organizimi i fushatës nga koalicioni i majtë ishte i dobët dhe plot eufori për fitoren.
Merkel: Azil vetëm atyre që kanë më shumë nevojë, duhet një klasifikim europian për “vendet e sigurta”
Kancelarja Angela Merkel ka bërë të qartë në një intervistë se askush nuk duhet të krijojë shpresa të kota sa i takon azilkërkuesve, pasi do të ndihmohen vetëm ata që kanë nevojë më shumë.
Rritja e rrezikut në banka: Interesat e depozitave bien, të kredive rriten
Në qershor 2015, diferenca mes interesave të kredive dhe depozitave një vjeçare u rrit në 6.7%, nga 5.5% që ishte në shtator 2011, një tregues i drejtpërdrejtë ky i rritjes së rrezikut të perceptuar nga bankat. “Monitor” thotë se bizneset dhe individët kanë marrë hua më të shtrenjta nga bankat në lekë, ndërkohë që kanë përfituar më pak interes nga kursimet e tyre të depozituara në banka. Sipas statistikave mujore të Bankës së Shqipërisë, në qershor, interesi mesatar i ponderuar i kredive në lekë u rrit në 8.4%, nga 8.15% muajin e mëparshëm.
“Genocid ndaj italianëve. Po zëvendësohen me imigrantë”
Çështja e imigrantëve nxjerr krye si problem serioz politik edhe në Itali. Temën e ka marrë me zhurmë të madhe Matteo Salvini, lideri i Lega Nord(Sekretari federal) i cili gjatë një fjalimi në Ponte di Legno, në provincën e Brescia-s, ka folur me tone të forta. “Është duke u zhvilluar genocid ndaj popullit italian dhe kryeministri Renzi është bashkëpunëtor me skafistët. Imigrantët po zëvendësojnë italianët”, tha Salvini. Më tej ai është treguar i ashpër edhe me përfaqsuesit e kishës, peshkopët, të cilët janë shprehur kritikë ndaj qëndrimeve të Legas.
Shkërdhatokracia
Nuk është fare mosvlerësimi i dëshirës së mirë për zbutje konflikti por raporti me të vërtetën dhe të drejtën dhe këmbëngulja për to, ajo që më shtyj të kritikoj ato çka, pak ditë më parë, tha për disa politikanë kryesorë shqiptarë, Dritëro Agolli, shkrimtari ynë i motshëm dhe i shquar. Mund, në shenjë respekti, edhe të heshtja ndërsa jo pak ta sugjeronin me “argumente” nga më të ndryshme.