Vip-a tejet perfektë në rrjete sociale? Mbërrin hashtag-u që i vë në lojë
Një komike australiane shfryn nga pozimet e yjeve në ueb, duke vendosur të mbledhë imitimet më ironike të pasuesve të tyre. Selfie nga e gjithë bota. Vip-at tallës janë Kim Kardashian, Miranda Kerr, Kanye West, Serena Williams, Lenny Kravitz, Paris Hilton etj. Komediania australiane Celeste Barber ftoi ndjekësit e saj në Instagram për t’u dërguar portrete dhe fotot më ironike e qesharake.
Trump: “Nëse zgjidhem president i Amerikës do të dëboj 11 milionë klandestinë nga vendi”
Bëhet gjithnjë e më agresiv Donald Trump, miliarderi amerikan që kandidon për postin presidencial në zgjedhjet amerikane 2016. Kandidati presidencial është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë të aseteve të tij, nëse republikanët do ta mbështesin atë në fushatën zgjedhore. Trump thotë se është gati të shpenzojë një miliard dollarë për kandidim, dhe nëse do të arritë të fitojë, premton se do të largojë nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm.
Apeli i Shehit: "Strategji dyvjeçare për ringritje të PD-së. Basha të pranojë mendimin ndryshe jo të bëjë Berishën nr.2"
p>Një strategji dyvjeçare për ringritje të PDsë. Këtë apelon kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi që e mendon si të vetmen mënyrë për ta çuar atë drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” Shehi shprehet se e djathta duhet të ristrukturohet, ndërsa kreut demokrat, Lulzim Basha, i kërkon të pranojë mendimin ndryshe në parti dhe jo të bëjë Berishën numër 2.
Punësimi në Gjermani, vetëm përmes kontratave individuale
Shqipëria po përballet me kthimin masiv të qytetarëve që kanë kërkuar azil ekonomik në Gjermani. Kontigjentet e para kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit, por shqiptarët vazhdojnë të besojnë se në gjermani ka pun për ta. Përballë kësaj situate, Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Genci Kojdheli, ka thënë për “Tv Scan” se e vetmja mënyrë për t’ia dalë në këtë shtet është përmes një kontrate të rregullt pune, pasi kërkesa për azil ekonomik nuk funksionojnë.
Një takim i pazakontë me një ish-kandidat për President të ShBA-së
“Boston Globe” publikonte dy ditë më parë një letër të Sarah E. Godfrey, e cila rrëfente një histori të pazakontë. Historinë e një takimi në stacionin e trenit, ku një i moshuar, mblodhte mbeturinat dhe i hidhte në kosh, rrugës duke shkuar për në punë. Godfrey, bën një përshkrim të takimit dhe nënvizon sesi burri i vjetër shprehet i irrituar për papastërtitë në këtë vend të Bostonit. “I thashë të sigurohej se do të lante duart kur të shkonte në punë. “Kështu më thotë edhe gruaja”, tha ai”, shkruan Godfrey.
Mashtrimi 4G
Nisma #Thurje pershendetje! Jam shume i shqetesuar me kete supermashtrimin e internetit 4G të propaganduar aq shume nga kompanite celulare. Një gjë më duket e dyshimte: Si ka mundesi që të gjitha keto kompani pretendojne se jane të parat ne 4G ,kur dihet dhe eshte diskutuar gjeresisht në media, se për të qene aktiv sherbimi 4G duhet të liroheshin ato frekuencat e famshme, qe i ka bllokuar me kohe DigitAlbi, të cilat sherbyen si molle sherri edhe për procesin e dixhitalizimit të medias, gje e cila eshte zvarritur pafund.
Sikur vetëm për të blerë naftë t’i linin shqiptarët në Gjermani!!!
Nafta bie kudo, vetëm në Shqipëri çmimi i saj rritet. “Nisma #Thurje”, bën publik një fotografi të një qytetari që provon se në Gjermani nafta shitet më pak se në Shqipëri. “Kryeministri le te vazhdoje te beje sikur s'degjon e s'sheh. Ne do te vazhdojme si zile ne vesh. Dhe do t'i shkojme dhe poshte dritares se zyres nese vazhdon te mos degjoje. Ne Gjermani na njofton A.T. qe cmimi sot eshte ulur ne 152 Lek/Liter (1.09 Euro).Ndersa ne Shqiperi... vazhdojme me konkursin e Miss Albania”, thuhet në postim.
Belbëzimi i Mbretëreshës pas aksidentit: Dikush ka prekur frenat...
Nuk reagoi duke thënë “O Zot çfarë ka ndodhur” apo “Si është princesha” por blelbëzoi thjesht “dikush ka prekur frenat”. Këto kanë qenë fjalët e para të mbretëreshës Elizabet kur e informuan se princesha Diana kishte vdekur në një aksident. Por ajo nuk e dinte se në aksidentin fatal të Parisit princesha ishte bashkë me mikun e saj Dodi Al Fajed.
Ja si rruhen burrat
Në 25 vjetorin e saj aktorja amerikane Jennifer Lawrence më e hirshme se kurrë
Aktorja amerikane Jennifer Lawrence feston sot 25 vjetorin. Në kulmin e karrierës, ajo shfaqet e hirshme më shumë se kurrë. Lawrence rolin e parë e ka në filmin "The Bill Engvall Show" (2007–09). Më tej ajo u shfaq në dramën "The Burning Plain" (2008) "Winter's Bone" (2010), me të cilën u nominua për çmimin "Academy Award" si Aktorja më Mirë. Suksesi i saj i parë komercial erdhi me me filmin superhero "X-Men: First Class" (2011).