PS - LSI, radha për dyshen Mile - Shkëmbi që të replikojnë
Pogradeci po bëhet indikator i marrëdhënieve brenda së majtës. Nuk e ka përtypur mirë kandidatja e LSI-së për Pogradecin, Diana Mile, deklaratën e bërë një ditë më parë nga ish kryetari i bashkisë për 3 mandate, socialisti Artan Shkëmbi, sipas të cilit e majta humbi në këtë bashki edhe për shkak të kandidaturës së dobët. Në një reagim dërguar gazetave Panorama e Dita, Mile thotë:
Motrat Kardashian të inatosura me babain që u kthye në grua
Shpërthejnë motrat Kardashian! Kim, Khloe dhe Kris të inatosura përballë Caitlyn në kamera: “Ti more famën, por po humbet familjen!” Caitlyn Jenner mund të ndjehet e sigurt dhe e lirë në identitetin e saj të ri, por njerëzit më të afërt të saj nuk janë shumë të lumtur me bombën e papritur dhe kaosin shoqërues që ajo solli me ndryshimin e gjinisë. Në episodin e fundit të “I Am Cait”, femra 65-vjeçare trans, ulur pranë të bijave, Kim, 34 dhe Khloe, 31 vjeç, dhe në një klip të mëparshëm, ish-gruaja e saj Kris, 59 vjeçe me shumë guxim dëgjoi zemërimin dhe pakënaqësitë në fjalë.
Informaliteti në Shqipëri: Firmat punojnë me dy bilance
Shqipëria po bën përpjekje të shtojë vendet e punës dhe të luftojë informalitetin në këtë fushë. Ndërkohë që papunësia zyrtare e saj është rreth 20%. Sipas një raporti të përgatirur nga gazetari Ilirian Agolli për “Zërin e Amerikës”, Inspektoriati i Punës ka zbuluar gjatë këtij viti 900 punëtorë pa sigurime shoqërore dhe 1800 të tjerë pa kontrata pune individuale. Në mbi 550 kontrolle tek bizneset private doli se është ulur me 60% numri i punëtorëve pa kontrata individuale.
Edi Rama - Vasil Ruci, përfundon në barazim :-)
Kursi online për anglisht? Ish-drejtoresha e Doganave është shkolluar në SHBA
Materiali i publikuar sot nga “Syri.net”, riprodhuar edhe në “ResPublica” ku rezultonte se personel i Doganës shqiptare, mes të cilëve edhe ish-Drejtoresha, Elisa Spiropali, përbën një skandal të dyfishtë. Duke besuar tek autenticiteti i materialit, ende i pahedhur poshtë nga pala e përfolur, tërheq vëmendjen, se përveç akordimit të një fondi shtetëror për kurs anglishteje, i pambështetur në ligj siç thuhet aty, edhe fakti se Spiropali e ka realisht të panevojshme një gjë të tillë.
Një kritikë radikale nga brenda: “Politika e Izraelit është Aparteid”
Ndoshta kohë të reja po vijnë edhe në Izrael. Kohë të cilat po shohin nga fituesi i zgjedhjeve të fundit, Beniamin Netanjahu, një problem i cili mund të hedhë farën e pasigurisë afatgjatë për shtetin hebraik. Një opinion i Bradley Burston, kolumnist dhe editor i gazetës së mirënjohur “Haaretz”, shtron një kritikë radikale për politikën e Izraelit. Burston e quan atë: Aparteid.
Shënim: Nënë Tereza, një shtatore tepër
Një vepër arti e ka humbur kuptimin përderisa dergjet shtrirë në tokë pa kurrfarë kujdesi. Por kur kjo vepër mban mbi vete dhe një emër të madh, problemi shumëfishohet. A mundet që shtatorja e Nënë Terezës, e kësaj gruaje të madhe për të cilën Vatikani po bën të gjitha përpjekjet për shenjtërimin e saj, të dergjet në këtë farë feje, ashtu siç shihet dhe në fotot përcjellëse.
Presidenti: “Pa dekriminalizim, shqiptarët nuk besojnë në vendimmarrjen e institucioneve”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në një intervistë dhënë për Tv Klan. Ndër të tjera, Nishani ka folur edhe për dekriminalizimin e politikës, proces i pakapërcyeshëm sipas tij, bllokimi i të cilit minon besimin e qytetarëve tek institucionet. “Unë besoj që do të ketë hapa shumë seriozë, sepse mbi të gjitha nuk ka një alternativë tjetër.
Ndahet nga jeta aktori Albert Verria
“News 24” njofton se sot në mbrëmje ka vdekur aktori Albert Verria. Verria është ndarë nga jeta në moshën 79 vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai është i njohur për publikun shqiptar për disa role shumë të goditura në filmat “Në fillim të verës”, “Koncert në vitin ‘36”, “Kapedani”. Verria ka lindur më 3 shtator 1936 në Fier dhe banonte në qytetin e Vlorës.