Emily Ratajkowski mbulon vetëm të domosdoshmet..
Emily Ratajkowski eshte nje nga modelet qe e perdor shpesh Instagramin per te promovuar veten. Mbremjen e se merkures postoi dy fotografi ku ka mbuluar vetem gjerat e domosdoshm..
Kushti i Berishës
Për Sali Berishën Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është Byroja Kombëtare e Hetimit apo Njësia Antikorrupsion.
“Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” marrin përsipër sulmin në Ankara
Sulmi në Ankara që vrau 37 persona dhe plagosi rreth 100 të tjerë u mor përsipër nga Grupi Militant Kurd “Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” (TAK). Përmes një deklarate online, grupi e cilësoi sulmin me autobombë në qendër të kryeqytetit turk, si hakmarrje për operacionet ushtarake, kryesisht në zonën kurde në jug-lindje. TAK , degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përsipër edhe sulmin e muajit të kaluar në Ankara. Fill pas shpërthimit të autobombës të djelën në një nga nyjet e transportit në Ankara, autoritetet turke fajësuan PKK-në.
Ministria e Jashtme greke çon në Bruksel ligjin Tahiri-Bushati për emigrantët
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur zyrtarisht, pyetjes së nënkryetarit të Kuvendit grek, njëherësh edhe deputet i Partisë “Demokracia e Re” lidhur me pasojat mbi minoritetin grek të Ligjit për “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Kotzias në përgjigjen e tij bën të ditur se shqetësimin për këtë ligj qeveria greke ia ka përcjellë edhe qeverisë shqiptare si dhe instancave europiane.
Përgjigjia e Ministrit:
Konfirmohet deflacioni, rritja e qarkullimit të parasë më e ulëta e 15 viteve të fundit
Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë, një tregues direkt ky i ngadalësimit të ekonomisë dhe që është reflektuar dhe në rritjen e dobët të çmimeve, duke ngjallur frikën për deflacion.
Robotë seksi me imazhin e një 12 vjeçareje. Tregëti mbi pedofilinë
Kompania kineze “Shengyi” ka nxjerrë në shitje një kukull – robot me pamjen e një vajze 12 vjeç për një çmim prej 770 stërlinash britanike. Roboti në fjalë është pjesë e argëtimit seksual dhe fakti që kompania ka menduar të hedhë në treg imazhin e një vajze, ka provokuar reagime, shkruan britanikja “The Sun”. Robotët e seksit që imitojnë pamje fëmijësh, apo vajzash të vogla, janë kritikuar në rrjetet sociale si nxitëse të pedofilisë, ose lodra seksi të pedofilisë. Pavarësisht nga ngjyra e flokëve dhe e lëkurës, të gjitha vijnë nën interesin tregëtar të “robotëve të vegjël për meshkuj”.
Mbi spektaklin e vërtetë të demokracisë në Shqipëri
- Nga ishe?
- Hiç, na çanë bythën. Na morën me zor në miting.
- Pse?
- Po se janë si një herë e një kohë të gjithë.
- Po si ju thonë? Ju detyrojnë?
- Jo, nuk të detyrojnë. Po vijnë këta të personelit dhe të pyesin: “Do vish në mitng? Si të duash, po...mirë është të vish. Ça humbet...? Atyre që dihet se janë me PD-në, ua hedhin me spond: “Ti do vish? Apo ti jo se je lodhur nga mitngjet?” Ja kjo punë sa herë.
- Si thua, po të bëhen zgjedhje, ky humbet?
- Jo, nuk humbet.
Fotolajm/Frika e hyrjes së emigrantëve, kontrolle të rrepta në Kakavijë nga pala shqiptare
Vizion obskurantist, për një “republikë dixhitale”
Qeveria shqiptare ka përgatitur një projektligj i cili synon të formalizojë botën e faqeve online dhe të vendosë rregulla në emër të mbrojtes së qytetarëve, që preken nga teknologjia e lirisë së informacionit. Për t’i rënë më shkurt, Ministria e Inovacionit ka marrë ligjin Nr. 10128, datë 11.5.2009 “Për tregtinë elektronike”, dhe e ka modifikuar atë, duke e përshtatur dhe për ato që ajo i quan “portale”.
Përpjekja e qeverisë ka disa probleme të natyrës ligjore, teknike dhe politike.
“Shteti ka nxitur varfërinë”
Avokati i Popullit ka përgatitur një raport që i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë ku vë theksin te rritja e varfërisë në Shqipëri. Dokumenti citohet nga revista “Monitor” sipas së cilës, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria, përfshirë varfërinë ekstreme, ka njohur rritje në Shqipëri. Më tej akoma, sipas këtij institucioni, janë politika të qeverisë aktuale ato që çojnë drejt thellimit të saj, e që shkojnë ndesh me pretendimin për një shtet social. “Avokati i Popullit më tej ka renditur 7 mekanizma me të cilët shteti në vend që të ulë varfrinë e ka nxitur më tej atë:
