Vdekja nuk është Fundi...

Postuar në 18 Mars, 2016 16:30

Vdekja është në qendër të jetës. Kështu shkruhet ndër të tjera në një reportazh të publikuar në “National Geographic” i cili trajton në zakon të çuditshëm, në mos unik që haset në Rantepao, në malësitë e ishullit indonezian të Sulavesit. Të vdekurit këtu nuk trajtohen si kudo në botë: për  ditë të tëra, javë, muaj e deri edhe vite, ata mbahen në shtëpitë e familjes, brenda në qefinë, pranë tyre qëndrojnë njerëz dhe me ta bisedohet. Vdekja është vetëm një hap në një proces të gjatë krijimi. Ka funerale që zgjasin me javë, njësoj me mendimin se vdekja nuk i shkëput të gjitha lidhjet.

ARMO në ankand për së dyti më 23 mars. Tani me gjysmën e vlerës

Postuar në 18 Mars, 2016 15:40

ARMO do të kalojë sërish në ankand më 23 mars.  Ky proces zhvillohet për llogari të Bankës Raiffeisen, pasi ARMO është debitore ndaj saj në vlerën e 20 milionë eurove. Ankandi i parë u zhvillua më 19 shkurt, por aty nuk u paraqit asnjë palë e interesuar. “Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohojnë se bazuar në ligjin për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi. Kështu nga 2.8 miliardë euro pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do të dalin në shitje për 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro”, raportron “Monitor”. 

Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server

Postuar në 18 Mars, 2016 15:14

Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë.

Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë

Postuar në 18 Mars, 2016 13:23

Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.

Llalla merr në dorë dekriminalizimin: Arrestimet e politikanëve do varen nga hetimet

Postuar në 18 Mars, 2016 11:51

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka rikonfirmuar edhe njëherë nga Elbasani se procesi i dekriminalizimit të sferave më të larta të shtetit shqiptar do të vazhdojë. I pyetur nëse do të ketë emra konkretë politikanësh, pushtetarësh, apo deputetësh ai u përgjigj. "Tashmë sapo kemi krijuar strukturën e posaçme dhe javën që vjen nis procesi verifikimit. Të tjerat varen nga rezultatet e hetimeve". Lalla u shpreh se ndryshimet u bënë në ato prokurori ku u konstatuan problematika dhe se prokurorët e larguar ishin koshientë ndaj dhe dhanë dorëheqjen.

Arrihet pakti BE-Turqi për emigrantët

Postuar në 18 Mars, 2016 10:38

Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për trajtimin nga Turqia të emigrantëve. Marrëveshja e propozuar parashikon që të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt e Greqisë të kthen pas në Turqi. Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, dhe udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në zonën Shengen. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Turqia ka për të përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.

Opozita nuk i përmend as emrin Ilir Metës, a i ka "tredhur" LSI edhe Bashën me shokë?

Postuar në 18 Mars, 2016 10:04

Ajo që vihet re në diskursin publik të opozitës ditët e fundit është heqja nga fjalori politik i emrit të Ilir Metës. Basha dhe të tijtë kanë stopuar çdo etiketim dhe sulm ndaj kryetarit të LSI-së duke e përqëndruar retorikën politike tek emri i kryeministrit si autorin kryesor të keqqeverisjes së vendit. Në njoftimet e përcjella nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, ku pasqyrohen deklaratat e kryetarit dhe folësve të tjerë të opozitës, kreu i kuvendit Ilir Meta nuk figuron në asnjë rrjesht dhe togfjalëshi Rama-Meta është zëvendësuar me sulmin frontal ndaj Edi Ramës.

Raporti Javor (7 - 13 Mars 2016)

Postuar në 18 Mars, 2016 09:40

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 7 - 13 Mars 2016, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

Kokëdhima është kundër dekriminalizimit

Postuar në 18 Mars, 2016 09:36

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima gjatë emisionit “Top Story” u shpreh se nuk e ka votuar dhe se është kundër ligjit për dekriminalizimin.
Kokëdhima tha se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe theksoi se do të kërkojë nga kolegë të tij socialistë dërgimin e ligjit në Gjykatë Kushtetuese. “Është një ligj absurd, antikushtetues dhe fyes dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi që t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që ta anulojë atë ligj”, u shpreh ai.

Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës

Postuar në 18 Mars, 2016 01:52

“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS