Ushtarë shqiptarë në kufirin greko-turk?
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli thotë se ushtarët shqiptarë, në kuadrin e NATO-s, do të mbrojnë kufirin greko-turk, për të frenuar valën e pritshme të emigrantëve. Më tej Kodheli u jep përgjigje çeshtjeve të nxehta si çamët, të drejtat e minoritetin grek, etj..
2017, destabilitet dhe përplasje në sheshe
Partia Demokratike duket se ka shteruar shpresat te një rotacion paqësor i pushtetit nisur nga përvoja e zgjedhjeve të pas vitit 2013. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, nënkryetari i saj, Edmond Spaho, thotë se prekja e votës do të thotë destabilitet i vendit.
60 anëtarë të korit "Alexandrov" humbën jetën
Zhdukja e avionit Tu-154 ka qenë humbje e madhe edhe për korin e ushtrisë ruse, i njohur për performancat e veta. Më poshtë një nga coverat më të mirë:
AKEP propozon ulje të tarifave të telefonisë celulare
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka propozuar ulje të tarifave të interkoneksionit mes operatorëve celularë. Për këte arsye, thirrjet telefonike mes kompanive të ndryshme pritet të kushtojnë më lirë vitin e ardhshëm.
Mos e shani më Sigurimin e Shtetit
Të gjithë besoj e dimë atë rrëfenjën biblike të djalit plangprishës. E cila në thelbin e vet na tregon detyrat e një babai që kalojnë nga durimi, maturia, drejtësia që shkon përtej inatit dhe në fund filozofia e saj që na thotë se që ta mbash shtëpinë bashkë, duhet të gëlltisësh disa gjëra. Por ajo na thotë edhe se asnjë baba, asnjë prind, nuk mund të detyrojë fëmijën që të bëjë zgjedhjet që ai do. Ti mund të predikosh gjithfarë gjërash, e sërish fëmija yt të marrë rrugë tjetër.
Si u provokua incidenti i Kanalit të Korfuzit
70 vjet më parë, më 22 tetor 1946, ndodhi Incidenti i Kanalit të Korfuzit, në të cilin dy destrojerë britanikë ranë në mina në detin territorial të Shqipërisë (Gjiri i Sarandës). Në këtë ngjarje Marina Britanike humbi 45 oficerë dhe detarë, si dhe 42 të tjerë u plagosën. Kjo ngjarje është trajtuar nga juristë, historianë, ushtarakë, politikanë, studiues, etj. Sot, mbas 70-vjetësh, mbi këtë incident është hedhur shumë dritë, dhe dihen tashmë shumë të vërteta.
Gëzuar Krishtlindjet!
Fotoja - kontribut nga Facebook.
Që të mos vazhdojmë të grabitemi
Pak javë mbas përfundimit të zgjedhjeve administrative të 2015-s, së bashku me disa studiues dhe pedagogë të njohur të ekonomisë e financave, mora pjesë në një veprimtari publike e cila synonte krijimin e një këshilli konsultativ lokal për të mbështetur kreun e ri të Bashkisë Tiranë. Përkundër pesimizmit të shumë njerëzve, mendoja atëherë (dhe mendoj akoma) se një ndër problemet e mëdha të qeverisjes sonë në qendër dhe në bashki është mungesa e kapaciteteve dhe ekspertizës së stafeve të institucioneve publike, dhe këshilla të tillë vullnetarësh ndihmojnë për të zbutur këtë hendek.
Rrëzohet avioni rus në Detin e Zi, fluturonte drejt Sirisë (Video)
Një avion ushtarak rus i tipit TU-154 me 84 persona në bord dhe 8 anëtarë të stafit u rrëzua në Detin e Zi, pak minuta pas ngritjes së tij nga aeroporti i Soçit. Në të udhëtonin gazetarë, personale ushtarake dhe 64 muzikantë dhe valltarë nga ansambli i ushtrisë. Avioni do të ulej në bazën ushtarake të Hmaimim të Sirisë. Burime nga Sputnik thanë se dyshimet e para janë për një defekt teknik apo gabim njerëzor të pilotit pasi kushtet atmosferike ishin normale për fluturim.
Sirianë, irakenë, afganë dhe palestinezë – nisma për krijimin e komuniteteve
“Al Jazeera” raporton sot për disa zhvillime që tërheqin vëmendjen për atë se çfarë mund të bëhej me një politikë tjetër për refugjatët. Palestinezët, afganët, sirianët dhe irakenët që jetojnë në Greqi po ndërmarrin iniciativa për të krijuar komunitete funksionale, me një aktivitet minimal ekonomik. Jashtë ndihmës së qeverisë greke dhe jashtë ndihmës së Europës.