Reagimi i parë jozyrtar nga Tirana për qëndrimin e Presidentit maqedonas

Postuar në 01 Mars, 2017 22:43

Zoti Ivanov, gjuha shqipe s'është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President!” 

Votim elektronik për gjyqtarët, por jo për shqiptarët

Postuar në 01 Mars, 2017 22:26

Një aventurë me një përfundim të qartë: dështimin. Kështu ui cilësua votimi elektronik nga kryeministri Edi Rama më 20 janar të këtij viti. Si përherë, “argumenti” teknik është  opinioni negativ i OSBE-ODIHR. E teksa rrëfen me siguri se dështimi është drejtimi ku të çon votimi elektronik, kryeministri dhe aleati i tij në qeveri, pranojnë që të “luajnë kumar” me këtë aventurë, kur e vënë atë në përdorim për shortin e gjyqtarëve.

Nga shtatori "xhevahiri" i taksës së pronës në zarfin e OSHEE-së

Postuar në 01 Mars, 2017 18:08

Pas zgjedhjeve na presin të tjera supriza nëse qeveria që është në detyrë do të rikonfirmohet. Fatura që do të na vijë me zarfin e OSHEE-së do të jetë edhe më e kripur, pasi në të do të përfshihet edhe një tjetër taksë. Kështu Shqipëria do të nisë në tetor të mbledhë taskën e pronës përmes vlerës reale që kushton shtëpia ose trualli. Lajmin e bën të ditur Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në propozimet e programit të post monitorimit të që ka me Shqipërinë, shprehet se taksa e pronës do të mblidhet në faturat e dritave dhe të ujit.

Platforma e gatuar në Tiranë prish "çorbën" e Maqedonisë

Postuar në 01 Mars, 2017 17:47

Marrin një tjetër kthesë zhvillimet në Maqedoni pas refuzimit që Presidenti Gjorge Ivanov, i bëri kërkesës për mandatimin e Zoran Zaevit si kryeministër. Pamvarësisht dorëzimit të 67 firmave që nevojiten për t’u mandatuar si negociator për krijimin e qeverisë së re, Zaevit i është kërkuar të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e Qeverisë së re.

Që vizita e Mogherinit të mos transformohet në fitore publicitare për kryeministrin dhe qeverinë

Postuar në 01 Mars, 2017 15:09

Përfaaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, ka njoftuar një tur vizitash në Ballkanin Perëndimor. Vizita përfaqëson një “kthim” vëmendjeje ndaj një rajoni që ngjan se nuk asimilon dot mirë paradigmat e integrimit, përderisa dialogu ka mbetur në vend, kriza është e gjithëpranishme dhe instrumentalizimi i nacionalizmit provokon shumë kollaj krijimin e kushteve për përplasje. Formalisht vizita e Mogherinit ka një farë rëndësie dhe për këtë mjafton të sjellim edhe atë që thotë vetë ajo në një opinion të publikuar sot:

Al-Baghdadi pranon humbjen e ISIS?

Postuar në 01 Mars, 2017 14:03

Duket se drejtimi fetar dhe politik i Shtetit Islamik po njeh rënien drastike në terren. Të paktën këtë raporton agjencia ruse “Sputnik”, e cila referon një burim mediatik irakne, rrjetin “Alsumaria”, sipas të cilit lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka mbajtur një fjalim që cilësohet si fjalim lamtumire. 

Al – Baghdadi ka pranuar se organizimi i ISIS ka pësuar humbje në përplajest e fundit në Irak”, shkruan “Sputnik”. Ai madje thuhet se ka bërë thirrje që militantët të strehohen maleve.

Zbulohen Sekretet e Propagandës Ruse të luftës

Postuar në 01 Mars, 2017 13:07

"Lufta psikologjike ka ekzistuar sa vetë njeriu." Kështu fillon një libër që pretendohet të jetë një ribotim i paautorizuar i tekstit të luftës psikologjike të GRU, shërbimit ushtarak të inteligjencës ruse. Libri u botua në Minsk në vitin 1999. Ai kishte qenë baza e kurseve për trajnimin e oficer rezervë (ROTC) dhe kadetëve në luftën psikologjike në fakultetin shtetëror të gazetarisë në Moskë

Vettingu si tapi elektorale(video)

Postuar në 01 Mars, 2017 12:46

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në universitetin e Shkodrës ku ka "lektuar" për vettingun si proces ekskluziv për gjyqësorin. 

Dëmet e Bankers sipas protestuesve të Zharrezës

Postuar në 01 Mars, 2017 10:33

Intervista është realizuar nga gazetari Ilir Sinanaj:

Presidenti: Pavarësia fetare, kolona e dytë e lirisë së vendit

Postuar në 01 Mars, 2017 10:01

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka marrë dje pjesë në konferencën shkencore kushtuar 25 vjetorit të revistës “Drita Islame” në të cilën kanë marrë pjesë përfaqësues të shumtë. Presidenti e ka dekoruar revistën me titullin “Naim Frashëri” me motivacionin: “Për kontributin e saj të shquar në zgjimin e ndërgjegjes fetare e kombëtare, me anë të promovimit të atdhedashurisë, harmonisë, mirëkuptimit, kulturës e vlerave humane të besimit islam në mbarë kombin shqiptar”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS