Të zhdukurit e regjimit komunist, OKB: Shqipëria pa një memorial
Zyrtarët e OKB-së u kanë bënë thirrje autoriteteve shqiptare që të japin më shumë para për kompensimin e 6 000 familjeve, të afërmit e të cilëve u vranë dhe u zhdukën gjatë regjimit komunist. Siç raporton Associated Press, Znj Houria Es-SLAMI në cilësinë e kreut të Grupit të Punës së Kombeve të Bashkuara mbi Zhdukjet përfundoi javën e dytë të dhjetorit një vizitë Tiranë. "Të gjitha të zhdukurit me dhunë- tha ajo- dhe të afërmit e tyre kanë të drejtë për kthimin e plotë, kompensimin dhe rehabilitimin nga padrejtësitë e regjimit të kaluar”
Në përpjekje për të fotografuar vrimat e zeza
Merkel shkon në supermarket 1 orë pas konferencës për vdekjen e tunizianit
Kancelarja gjermane Angela Merkel mund tw ketw shumw kokwccarje si drejtuese e qeverisw, por kjo nuk do të thotë se si shtëpiake nuk ka nevojë për të shkuar në supermarket. Rreth një orë pas konferencë të jashtëzakonshme për shtyp mbi vdekjen e Anis Omri tunizianit, i cili gshkakroi gjakderdhje nw Berlin, Merkel është parë në supermarket e shoqwruar nga truprojat e saj. Atje, sipas gazetës gjermane Bild ajo bleu gjalpë, piper, patate, djathë dhe një kuti me çokollata (paketa e familjes Mon Cheri me vlerë 4.99 EUR).
“One Billion Project Financing”, qeveria fut turqit në vallen e konçesioneve
Një nga praktikat më të shumëdiskutuara që ka ndjekur qeveria në investimet publike është ajo e dhënies së shërbimeve me konçesion, jo më shumë për bashkëpunimin me sektorin privat sesa për klientelizmin që ka shoqëruar këtë proces. Gjithsesi qeveria duket e vendosur të mos heq dorë nga kjo praktikë madje të shtrijë bashkëpuniumin përtej fashës vendase të biznesit, duke operuar madje edhe me kritere politike në përzgjedhjen e investitorëve të huaj që do të marrin në dorë shërbimet apo punët publike.
Militarizimi i hapësirës - PL-19 Nudol, raketa kundër satelitëve
Rusia testoi më 16 dhjetor raketën në fjalë që u cilësua provokim nga Pentagoni. Gjithsesi pala ameriken mendon se një front i ri po hapet, hapësira e cila edhe ajo po militarizohet.
http://www.csmonitor.com/USA/Military/2016/1222/Russia-launches-anti-sat...
Rikthimi pa dinjitet
Dje Asambleja e Partisë Socialiste vendosi që të rikthejë në radhët e saj si anëtarë disa njerëz që identifikohen me qeverisjen e Fatos Nanos.
Kundër virusit të arrogancës
Mesazhi i kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Anstas Janullatos për Krishtlindjet:
"Të vërtetat që burojnë nga e kremtja e Krishtlindjes, befasojnë. Të magjeps qetësia, pafajësia fëmijërore, ngazëllimi, dashuria, lavdërimi dhe shpresa. Por ka edhe diçka tjetër brenda kësaj të kremteje, e cila shpesh nuk vihet re: mposhtja e arrogancës, e një prirjeje që e çon gjininë njerëzore në konflikte të frikshme, në tragjedi dhe rrugë pa krye.
Bana, Twitter dhe propaganda e shpëtimtarit Erdogan
"Në luftë viktima e parë është e vërteta"- ka thënë poeti tragjik Eskili. Edhe pse një nga klishetë më të mëdha të njerëzimit, ajo është një e vërtetë e verifikuar. 2400 vjet më pas asgjë nuk ka ndryshuar qëkurse kjo frazë u dëgjua për herë të parë. Me përjashtim të mjeteve që demagogët kanë në dispozicion për të çuar përpara propagandën e tyre.
Në shekullin e 21 arma më e fuqishme për të vrarë dikush të vërtetën janë mediat sociale, siç në shekullin e 20 ishte televizori, ndërsa më parë radio dhe gazeta.
Lufta nuk ka mbaruar
Halepi ra, apo Halepi u çlirua? Media perëndimore ka ndërmarrë një sulm të paprecedentë për të imponuar një narrativë origjinale të pushtimit për një ngjarjeje historike që prek qytetin e dytë sirian. Ndonëse brenda territorit shtetëror të Sirisë, ndonëse veprimet e trupave ruse dhe iraniane kanë qenë aty me lejen e qeverisë së Damaskut, mediat po flasin për një Pushtim. Po bëjnë moralin e të drejtës së rebelëve, të cilët janë gjithfarë ngjyrash, duke dëshmuar kështu se ajo që ndodhi në Siri është fillimi i një ballafaqimi shumë kërcënues për paqen.
Shkolla në të cilën shkohet me zor
Një copë leximi letrar për shkollën fillore në Kosovë e sjell një tregim fiksional për Fan Nolin e vogël, të cilin gjyshja e detyron me zor që të shkojë në shkollë, ngase ai nuk do që të vijojë mësimet, sepse shkolla qenkësh në gjuhën greke. Prandaj gjyshja e tij e fut dhunshëm në një thes të dhintë për të detyruar të ndjekë mësimet… Kjo copë leximi jep pasqyrën më të mirë për shkollën shqipe në Kosovë. E dhunshme dhe në pikën e vdekjes.