Medalje bronzi gjithë jetën: Të dytët pas Gjermanisë, të dytët për bar - kafe, të dytët edhe për drogë
Dukej për fole lepuri, por rezultoi rrjet shpellash përdorur nga Templarët
Njihej për fole lepuri, por në fakt rezultoi hyrje për një sistem të ndërlidhur shpellash që përdoheshin nga templarët 700 vjet më parë. Zbulimi është bërë në Shropshire në Angli duke nxjerrë në dritë atë që nga mbitoka as që dukej. Tabloidi “The Sun” publikon disa foto të fotografit Michael Scott që pa për rrjetin nëntokësor një video online.
Policia ndalon qarkullimin në Rr.e Elbasanit se do fliste Veliaj
Policia e Tiranës kufizoi për disa orë lëvizjen e automjeteve në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, duke bllokuar hyrjen nga rrethrrotullimi i Saukut, po ashtu edhe në sensin e kundërt. Trafiku u devijua nga segmenti i Unazës së Madhe të kryeqytetit, duke mbingarkuar segmentin nga hyrja e Liqenit Artificial.
Greqia kundër lëshimeve nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Ministri i Jashtëm, grek Nikos Kotzias kërkoi nga disa vende të BE-së të mos tolerojnë mungesën e demokracisë në vende si Shqipëria dhe Maqedonia, të cilat sipas tij kanë probleme të mëdha me funksionimin e demokracisë. Shefi i diplomacisë greke i ngriti këto shqetësime në tryezën e ministrave të Jshtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel. "Disa mendojnë se duhet t'i lehtësojmë këto vende dhe t'u bëjmë lëshime apo kompromise që t'u pëlqejmë. Megjithatë, problemi nuk është ky.
Hollanda braktis votimin dhe numërimin elektronik
Autoritetet në Hollandë kanë vendosur të braktisin votimin dhe numërimin elektronik në favor të metodave të vjetra të votimit dhe numërimit manual pas raporteve për ndërhyrje të huaja në zgjedhjet e vendeve të tjera. Zgjedhjet e përgjithshme në Holandë do të mbahen në 15 mars dhe do të jenë mbi të gjitha në letër ose sipas një administrimi manual, raportoi Politico.
Loja e grekëve me naftën dhe prapambetja e Shqipërisë
A e dini se i vetmi vendburim nafte në pjesën kontinentale të Evropës, në këto vitet e fundit, është zbuluar në Shqipëri? A e dini se pasi u zbulua ky pus nga një kompani modeste, u ofrua holandezja Shell, që pritet ta zhvillojë këtë zonë naftë dhe gazmbajtëse? Sigurisht, që mund ta keni dëgjuar, por iu ka kaluar “flash”. Nafta në Shqipëri nuk përbën lajm, sepse as Shqipëria në botë nuk i bën reklamë pasurive të saj. Këtu pasuritë po vidhen në mënyrë koloniale, fshehurazi.
Rroftë Lul Basha, kryeministri i Çadrës së Ilirit!
Pas shtyrjes që Parlamenti i bëri dje afatit edhe me një javë tjetër për ngritjen e komisoneve të OMN-së, i bie që Vettingu të fillojë pas 18 Qershorit... Dmth, nëse zgjedhjet nuk shtyhen, por shkohet në to pa përfunduar Vettingu, kusarët që kanë vjedhur e vrarë mund të amnistohen të gjithë... "Çadra Anti-Vetting", falë edhe kulturës sonë mjerane të protestës, duket se po funksionon...
Videolajm/Presidenti Nishani viziton Preshevën dhe Bujanovcin
Presidenti i Shqipërisë është pritur me flamuj dhe veshje shqiptare nga shqiptarët e Luginës, ndërkohë që kryeministri serb, Vuçiç, ka shprehur zemërim pse nuk u luajt himni serb.
Ivanov ndërkombëtarizon krizën/Letër Trump, Erdogan, Stoltenberg dhe Tusk
Presidenti I Maqedonisë, George Ivanov ka ndërmarrë një aksion diplomatik përmes të cilit akuzohet Tirana zyrtare, nominalisht kryeministri shqiptar, Edi Rama, për hartimin e një platforme që sipas tij vë në rrezik sovrantitetin e Maqedonisë. Është domethënëse, që Ivanov e ka ndërmarrë aktin përmes një letre që i është dërguar presidentit amerikan Donald Trump, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, presidentit të Këshillit të Europës, Donald Tusk dhe presidentit turk, Erdogan.
Qeveri teknike për një Republikë të re
Qeveria e koalicionit të PS-LSI ndodhet në katër muajt e fundit të mbylljes së mandatit dhe në këndvështrimin formal konstitucional është një qeveri e ligjshme.
