Çfarë sinjalizon trakti i Sekretarit për Dixhitalizimin?
Çështja e pronave rikatapultohet në Bruksel – akuza: “Lojë fermanësh në Jug” ”
Pjesë e shqetësimeve të ngritura nga ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias në samitin e ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel në fillim të dhjetorit të kaluar ishin edhe praktikat e përvetësimit të pronave në jug të Shqipërisë dhe më konkretisht në zonat e njohura si minoritet. Siç pretendon gazeta greke “To Ethnos” pasardhësit e “agallarëve shqiptarë “përdorin dekrete osmane për të marrë në duart e tyre prona të minoritetit grek në jug të Shqipërisë”.
Berisha 2017: Në pritje të Trump-it dhe të Metës
Në vitin 1992, Berisha erdhi për herë të parë në pushtet, falë votës së mbi 1.1 milionë shqiptarëve që votuan për ndryshimin e sistemit (jo domosdoshmërisht për të personalisht).
Shqipëria nën ethet e gripit, prag epidemie
Shqipëria është në prag të epidemisë së gripit. Numri i rasteve të trajtuara gjatë javës së fundit në poliklinika dhe spitale është thuajse 16 mijë të sëmurë. Rritja me shpejtësi e numrit të të sëmurëve ka vënë në alarm Ministrinë e Shëndetësisë e cila ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniversitar si masë paraprake për mos përhapjen e epidemisë tek fëmijët, të cilët janë një ndër grupet me të rrezikuara.
Të pathënat e “Pranverës Arabe” dhe ndryshimet në 2017
Kryengritjet arabe, të cilat Perëndimi i përcaktoi si "Pranvera Arabe" për shumë arsye mund të mos kenë dhënë rezultatet e pritura në përmirësimin e kushteve ekonomike, politike dhe sociale të këtyre popujve. Por sqaruan shumë aspekte të turbullta që lidhen me strukturat dhe politikat e sistemit ndërkombëtar që u formuan në Lindjen e Mesme pas në vitin 1918 dhe të themeluara zyrtarisht pas Luftës së Dytë Botërore.
Hitleri ka filluar të shitet mirë në Gjermani
Hitleri ka nisur të shitet mirë në Gjermani. Aq sa edhe rrjeti BBC i ka lënë hapësirë kësaj prirjeje të lexuesit gjerman që sinjalizon simpatinë për të djathtën ekstreme.m
Gardh kufitar edhe me Kanadanë?
Agjencia e lajmeve “Reuters” njofton se ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka kërkuar një sasi të madhe informacionesh nga Departamenti i Sigurisë, lidhur me kapacatitetet që kanë të bëjnë me emigrantët. Takimi është zhvilluar më 5 dhjetor dhe ekipi i Trump ka kërkuar të ketë akses për të gjitha asetet të vlefshme për muret në kufij dhe ndërtimin e barrierave. Po ashtu janë kërkuar të dhëna për kapacitetet e departamentit për zgjatjen e kohës për izolimin e emigrantëve, për një program të mbikëqyrjes ajrore në kufij.
Tregëtia politike me reformën në drejtësi
A do të detyrohet kryeministri të japë dorëheqjen? Ky është titulli i një shkrimi në gazetën e majtë izraelite “Haaretz”, një kritike e fortë e Benjamin Netanyahut. Shkrimi merr shkas nga “mësymja” e policisë në shtëpinë e kryministrit për ta marrë në pyetje rreth hetimeve ndaj tij. Akuzat janë dy: korrupsion përmes dhuaratave dhe tjetra një çështje më e madhe, por për të cilën nuk jepen hollësi.
Erdogani nxiti erë e po korr stuhi
Kohë përpara se të pritej ndërrimi i viteve ndaj shtresës shoqërore me orientim modern të Turqisë ishte paralajmëruar sulmi i tmerrshëm terrorist në klubin e natës "Reina". Gjatë javëve të fundit shpesh sharlatanë gjëmonin në mediat sociale kundër festës së Vitit të Ri me tituj si „Imam" ose „Hoxha". Në këtë kontekst ata as nuk u rezervuan që t'i shpallnin si "të pafe" e kësisoj edhe si objektiv të sulmeve të dhunshme ata që preferojnë mënyrën perëndimore të jetesës.
“Jemi në vitin 2016. Askush nuk do t’ia dijë për lirinë”
E keni parë filmin e ri Assassin's Creed? Nëse jo, nuk është keq t’i hidhni një sy. Nisesh të shlodhesh për të parë një film aksion, që pavarësisht ekzagjerimeve dhe fluturimeve në skena dhe dimensione jashtë realitetit nuk të angazhon, por përfundon duke gëlltitur mesazhe politike. Të tharta goxha madje.
Skenari është i thjeshtë: e mira përballë të keqes. E mira e maskuar nën petkun e të këqinjve “që punojnë në errësirë për dritën” dhe e keqja, që është establishmenti, ai i vërteti, që tërheq fijet e i cili kërkon themelimin e një rendi të ri.