ISIS godet edhe në Jeruzalem, kamioni shtyp turmën e ushtarëve (Video)

Postuar në 08 Janar, 2017 17:46

Një palestinez përplasi kamionin e tij me një grup ushtarësh izraelitë në një rrugë për këmbësorë në Jeruzalemin perëndimor, duke vrarë katër ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë në një sulm të qëllimshëm. Disa orë më vonë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se autori i sulmit ishte një mbështetës i Shtetit Islamik. "Ne e dimë identitetin e agresorit dhe sipas të gjitha indikacioneve, është një mbështetës i Shtetit Islamik” tha kryeministri Netanyahu në një deklaratë.

2022, një “fener i kuq” do të shfaqet në qiell

Postuar në 08 Janar, 2017 16:07

Astronomë të Calvin College parashikojnë një ngjarje të veçantë e cila do të mund të vëzhgohet me sy të lirë nga toka. Në takimin e Shoqatës Astronomike Amerikane, të premten, astronomi  Larry Molnar, tha se rreth vitit 2022, një yll binar në konstelacionin Cygnus do të shpërthejë duke krijuar një Nova të kuq. Pasoja e këtij shpërthimi do të duket me sy të lirë nga toka në formën e një feneri të kuq, diçka që padyshim do të mahnisë njerëzit që do ta shohin.

Po shkon drejt zhdukjes

Postuar në 08 Janar, 2017 15:01

Arritje apo një “fitore publicitare” në Maqedoni?

Postuar në 08 Janar, 2017 14:43

Në Tiranë e përshëndetën thuajse të gjithë arritjen e marrëveshjes së partive shqiptare. Në këtë kuptim, Tirana zyrtare po ndërhyn hapur në politikën e brendshme të Maqedonisë, duke krijuar kushtet për tensione të së ardhmes, në një rajon ku koniunkturat ndryshojnë shumë shpejt. Nuk u pa e nuk u lexua gjëkundi asnjë analizë për pasojat dhe perspektivat që krijon kjo marrëveshje në kushtet kur ajo do të kërkohet që të miratohet në Kuvendin e këtij vendi siç po flitet këto orë.

Toka dhe Hëna të vëzhguara nga orbita e Marsit

Postuar në 08 Janar, 2017 14:05

Trump: Demokratët neglizhuan vetë rrezikun kibernetik

Postuar në 08 Janar, 2017 12:38

Donald Trump akuzoi demokratët se kanë treguar "neglizhencë të madhe", duke  lejuar ndërhyrjen në server dhe hapësirën kibernetike para zgjedhjeve presidenciale.Vlerësimet e Trump vijnë pas publikimit të raportit të shërbimit sekret amerikan, i cili thotë se presidenti rus Vladimir Putin udhëzoi kryejen e "një fushatë ndikimi" në zgjedhjet presidenciale amerikane që synon minimin e procesit demokratik dhe diskreditimin e kandidates demokrate Hillary Clinton.

Që Gjermania të mbetet Gjermani

Postuar në 08 Janar, 2017 12:19

Deutsche Welle raporton sot për një nismë të kryeministrit të Bavarisë, Horst Seehofer, e cila synon një politikë të re për emigracionin. Agjencia i referohet lajmeve të botuar në një gazetë të landit, “Münchner Merkur”, e cila publikona qarkoren e haruar nga Seehofer me titullin: “Që Gjermania të mbetet Gjermani”. 

Plaftorma e firmosur në Tiranë, fiasko e radhës e faktorit politik shqiptar?

Postuar në 08 Janar, 2017 11:48

Marrëveshja e partive politike shqiptare në Maqedoni u përshëndet njëzëri nga politika në Tiranë, e cila e quajti një akt historik dhe një moment pjekurie politike nga faktori politik në Maqedoni.  Teksa mediat maqedonase kanë reaguar në bllok kundër kësaj lëvizje, media shqiptare përcolli në përgjithësi reagimet e politikës, ndërsa nga mediat shqiptare në Maqedoni nuk munguan rezervat për përmbajtjen e marrëveshjes.

ISIS herët a vonë do të godasë Italinë

Postuar në 07 Janar, 2017 20:55

Vlerësimin se Shteti Islamik herët a vonë do të godasë Italinë ka shprehur kreu i policisë italiane, Franco Gabriel. "Dua ta them me një mënyrë sa më të pranueshme. Herët apo vonë edhe ne do të paguajmë një çmim. Nuk ka anjë dyshim, ne nuk duhet të mashtrojmë veten. Shpresojmë që goditja të jetë në një shkallë sa më të kufizuar”

Kush do t’i çertifikojë zgjedhjet e qershorit?

Postuar në 07 Janar, 2017 20:50

Tashmë është fakt i njohur botërisht:  institucionet kryesore amerikane nuk kanë arritur të garantojnë një proces të besueshëm zgjedhor. Skandali i e-maileve të Hillary Clinton, përpjekja për ta mbuluar atë, kundërveprimi i demokratëve dhe krahut ekzekutiv në Shtëpinë e Bardhë për të mbuluar këtë dështim me alibinë ruse, konstituojnë thyerje të mëdha në sistem. Disa media dhe zëra autoritarë arritën deri aty sa të vinin në diskutim vlerën e Kolegjit Elektoral e ndërkohë që beteja e inatit vazhdon, Donald Trump duket se nuk sfidohet më në rrugën e tij për t’u zgjedhir President.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS