Obama ikën me lot në sy nga Shtëpia e Bardhë

Postuar në 11 Janar, 2017 10:47

Në arritjet e mandatit të tij dhe rëndësinë e demokracisë u fokusua presidenti në largim Barack Obama, në fjalimin e tij të lamtumirës drejtuar popullit amerikan nga Çikago, qyteti ku ai u zgjodh senator. Obama e filloi fjalimin e tij duke falenderuar qytetarët amerikanë pavarësisht nëse ishin " dakord ose jo me të" dhe i ftoi të mbrojnë idealet e vendit dhe Kushtetutën  nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. "Bisedat me ju më mbajtën me të sinqertë  dhe një president më të mirë"-tha ai.

Turqi, shqetësime për kalimin drejt shtetit njëpartiak

Postuar në 11 Janar, 2017 09:42

Në Turqi kanë nisur diskutimet për ndryshimet e reja kushtetuese që pritet të sjellin pasoja të rëndësishme për vendin. Gazeta e njohur turke “Hurriyet” publikon sot një opinion të Mehmet Y. Yilmaz që I kushton vëmendje edhe faktit se ndryshimet po trajtohen në një mosnjohje të madhe.

36% e qytetarëve që do të votojnë në një referendum të mundshëm nuk kanë asnjë informacion për ndrhyshimin e kushtetutës. 28% kanë shumë pak njohuri dhe 14% kanë pak njohuri”, shkruan autori.

Raporti konfidencial për Trump – dyshime për lajme të rreme

Postuar në 11 Janar, 2017 08:37

Fake News – kështu i ka komentuar presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump raportimet e fundit që kanë dalë përmes CNN e që ndërtojnë një skenar për kapjen e tij nga rusët. Mediat kanë hedhur në qarkullim një raport prej 35 faqesh, i cilësuar sensitiv ku referohen burime nga shërbimet ruse që flasin për një përpunim në 5 vite të Trump, për aktivitete të sikletshme në sferën private, por edhe për favorizime të mëdha në biznes. Ndonëse u deklarua se FBI-ja po heton, keu i Byrosë, James Comey, nuk ka pranuar të bëjë publike ndonjë gjë.

Haberi i CNN: Rusia ka informacione kompromentuese për Trump që përsërit: Great again!

Postuar në 11 Janar, 2017 01:01

Presidenca amerikane e Donald Trump mbërrin në kufijtë e kinematografisë. Sulmet e kundërsulmet e pandërprera që nisën që me frikën se Trump mund të shtypë butonin e armëve bërthamore, vazhduan te racizmi i tij, antimyslimanizmi, politika e jashtme e paqartë, ka prodhur sot një tjetër episod. CNN raporton se sipas disa burimeve, që sigurisht janë familjarë me çështjen, shërbimet sekrete amerikane i kanë paraqitur Barack Obamës dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump, të dhëna se Rusia posedon informacione kondidenciale, kompromentuese, me natyrë personale dhe financiare për Trump.

Krimi, rreziku kryesor për zgjedhjet parlamentare

Postuar në 10 Janar, 2017 20:01

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka paralajmëruar gjatë një pritjeje me median se zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë të ekspozuara ndaj penetrimit të strukturave kriminale.

Gjuha e malësive të Jugut

Postuar në 10 Janar, 2017 19:16

Poeti dhe përkthyesi Romeo Çollaku ka qenë i ftuar në emisionin "Takimet e kulturës", drejtuar nga Elsa Demo. Çollaku ka folur për romanin e tij të parë "Mjaltë në teh", por edhe për përkthimin, gjuhën.

Bora prek edhe Sarandën(video)

Postuar në 10 Janar, 2017 17:53

"Edi ynë" online dhe receta e qeverisë për situatën: Shmangni grumbullimet!

Postuar në 10 Janar, 2017 13:18

Në një stil byroist, kryeministri  Edi Rama  mblodhi këtë të martë Zyrën Operacionale të Emergjencave Civile për të diskutuar mbi situatën më të fundit të motit dhe atë të gjendjes gripale në vend. Një teleprovë sesi funksionon në termat modernë modeli i qeverisjes on line “ne për ju”, ku ministrat raportojnë te shefi si janë përmbushur detyrat që u janë ngarkuar. Dhe populli në këtë rast ka mundësinë të provojë me zë dhe me figurë se kush është shefi dhe kush janë shërbëtorët e tij, sepse për raportimin e situatës në terren është vetë dëshmitar.

Aleanca kundër Greqisë dhe gabimi i Shqipërisë me provën e forcës

Postuar në 10 Janar, 2017 12:32

Rrugëtimi i gjatë i Shqipërisë drejt demokracisë postkomuniste filloi më 11 prill 1985. Atëherë vdiq dhe u varros me nderime të mëdha Enver Hoxha, lideri i komunizmit shqiptar, i veçantë në llojin e vet dhe përkrahës i idesë së ndërtimit të socializmit në një vend të vetëm, megjithëse Shqipëria kishte shumë veçanësi dhe ishte jashtëzakonisht e vogël.

Raporti i SHBA: Rritje e konflikteve dhe regres i vlerave demokratike

Postuar në 10 Janar, 2017 12:18

Qeveria e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump pritet të përballet me një rrezik në rritje të konflikteve ndërkombëtare dhe regres më të madh të vlerave demokratike pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Paralajmërimi vjen nga agjencitë e zbulimit në një raport të bërë publik të hënën.

Zhvillimet ekonomike dhe politike, ndryshimet teknologjike dhe humbja e rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara kumtojnë një të ardhme të vështirë dhe të zymtë”-thuhet në raportin e publikuar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS