Ka ligj, po ka dhe Maliq, "fermerët e kanabisit" amnistohen nga taksat
Nuk është hera e parë që qeveria e ka të gatshme formulën për të vepruar me "zemër" dhe jo me tefter, kur bëhet fjalë aksione që më shumë kanë si synim të prodhojnë vota sesa efektet për të cilat janë ndërmarrë. Ka ndodhur kështu me ndërtimet pa leje, për të cilat u dha amnisti, me fshirjen e detyrimeve dhe gjobave të papaguara të bizneseve dhe së fundi edhe me amnistinë për fermerët e kanabisit.
Ndalimi i Nar Kokës paralajmëron arrestimin e Koço Kokëdhimës
Urdhri verbal i Fatmir Xhafajt është që Kokëdhima të ndalohet në aktivitet politik me akuzën e përhapjes së ideve destabilizuese si legalizimi hashashit apo "zgjedhjet pa opozitë sjellin luftë". Bëhet e ditur se arrestimi i Kokëdhimës do të kryhet kur Rama të jetë jashtë. Sipas burimeve nga PS akti do të jetë simbolik me shpresën se Kokëdhimën do ta mbrojë vetëm Çadra.
Thatësira kërcënon Detin e Vdekur si 130 mijë vjet më parë
Shkencëtarët kanë zbuluar prova të thatësirave të rënda që ndodhën nën shtratin e Detit të Vdekur 10.000 vjet më parë dhe më shumë se 100.000 vjet më parë. Ata besojnë se gjetjet e tyre janë një paralajmërim i asaj që mund të ndodhë nëse parashikimet e ndryshimeve klimatike vërtetohen.
Raporti, i publikuar këtë javë në revistën "Earth" është i bazuar në hulumtimet e shkencëtarëve nga gjashtë vende, duke përfshirë edhe Izraelin. Ai përfshin të dhëna mbi nxjerrjen e sedimenteve nga një thellësi prej 450 metra nën shtratin e Detit të Vdekur rreth gjashtë vjet më parë.
Portretizimi i opozitës si reaksionare
Çadra e PD-së është nën sulm frontal që nga dita që nisi jetën e saj. Protesta e ndrydhur në kufijtë horizontalë dhe vertikalë të saj përfaqësojnë një histori politike të ndërlikuar, por që kompromentohet keqaz nga kronika e veprimeve të partisë dhe krerëve të saj.
Servilizëm i neveritshëm: Tahiri dhe Veliaj në garë për të marrë me xhiro dekoratën që Rama mori në Francë
Portalet, problem i përgjithshëm. Ndryshime ligjore edhe në Maqedoni. Në vëmendje: Përgjegjësia
Shumimi i portaleve duket se nuk shihet si problem vetëm në Shqipëri. Dhe kjo duket në uniformitetin e ndryshimeve ligjore që po synohen të adoptphen për eliminimin e disa shfaqjeve që janë kthyer realisht të padëshirueshme. Në Maqedoni këto ditë janë prezantuar ndryshimet ligjore nga Agjencia e Mediave dhe ato parashikojnë legalizim të stafit, prezantim të tij në faqe, kërkohet definimi më i qartë i termit “portale të internetit”.
Ndriçim Xhepa: Në filmat e komunizmit ka deformime të së vërtetës
Për debatin nëse duhen shfaqur ose jo filmat e prodhuar në kohën e komunizmit është pyetur edhe aktori Ndriçim Xhepa, protagonist në disa prodhime të ish Kinostudios, Shqipëria e Re. Ai thotë se disa prej filmave kanë deformuar të vërtetën dhe kanë prekur figura që historia sot i sheh ndryshe.
Telegrami i Himlerit për Mufti Haj Amin al-Husseini
Telegrami është publikuar së fundmi nga Biblioteka Kombëtare e Izraelit dhe vjen si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit Netaynahu një vit më parë sipas të cilit ishte Myftiu ai që bindi nazistët kundër hebrejve. Kryeministri izraelit i bëri deklaratat në konferencën për shtyp me kancelaren Angela Merkel, e cila e hodhi poshtë konstatimin. Telegrami i është dërguar myftiut nga organizatori i Holokaustit, Himler, më 2 nëntor 1943, në 26 vjetorin e Deklaratës Balfour që njihte si atdhe të hebrejve Palestinën. Himler shkruan aty për armikun e përbashkët që janë hebrejtë.
Arkivat ruse/Pamje të rralla të John McCain i kapur rob në Vietnam
Në Moskë është hapur një ekspozitë me foto të marra gjatë Luftës së Vietnamit ku siç raporton agjencia shtetërore “Sputnik” disa foto shfaqen për herë të parë. Ekspozita drejtohet nga kreu i Organizatës së Veteranëve Rusë të Vietnamit, Nikolai Kolesnik, i cili ishte pjesë e grupit të parë të oficerëve sovjetikë që u dërguan në ndihmë të ushtrisë vietnameze. Fotot vijnë nga arkivat e oficerëve rusë dhe paraqesin ndër të tjera edhe pilotë amerikanë të kapur rob.
Orban vs Soros/Ligji i ri për arsimin synon mbylljen e Universitetit të Europës Qendrore
Qeveria hungareze e Viktor Orban po vepron me instrumente ligjore për të mbyllur Universitetin e Europës Qendrore(Central European University), i mirënjohur tashmë dhe i themeluar që nga viti 1990. Universiteti është themeluar nga miliarderi George Soros dhe ka aktualisht 14 000 studentë nga 117 vende të ndryshme. Drejtuesi i tij është Michael Ignatieff, një intelektual dhe studiues nga Kanadaja, i njohur edhe ky në plan ndërkombëtar. Sipas tij ligji që ka propozuar qeveria e Orban diskriminon posaçërisht universitetin për shkak të financimit të tij nga Soros.