Sprova e vërtetë e PD-së nuk lidhet me këto zgjedhje

Postuar në 03 Prill, 2017 21:07

Darka e djeshme mes drejtuesve të koalicionit qeveritar ka përcjellë disa mesazhe, por asnjë qëndrim zyrtar. Së pari ai ka konfirmuar vijimin e bisedimeve për rikonfirmimin e aleancës, në emër të pushtetit dhe zbatimit formal të programit të dakordësuar. Ky është versioni empirik që rrjedh nga fakti i takimit informal. Mesazhi i dytë lidhet me shoqëruesit: Erjon Veliaj pranë kryeministrit Edi Rama është evidentuar si njeriu më afër kryeministrt dhe kryetarit të PS-së, me nënkuptimin e pasuesit të tij.

Dixhitalizimi, RTSH-ja: Duhen 200 milionë lekë investime. Janë 4 milionë euro që duhen rikthyer

Postuar në 03 Prill, 2017 19:04

Drejtori i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, ka paraqitur sot në Komisionin Parlamentar të Medias disa probleme që paraqiten në procesin e dixhitalizimit. “Problemi është që në projektin e dixhializimit janë lënë jashtë 11 pika që përbëjnë shtyllën kurrizore të transmetimeve. Këto pika kanë nevojë për kulla të reja, punime civile të reja, kanë nevojë për kushte të caktuara kondicionimi dhe furnizimi me energji elektrike e karburant.

Ndahet nga jeta Françesk Radi

Postuar në 03 Prill, 2017 18:37

Këngëtari ishte shtruar në spital pak ditë më parë.

Arvizu kalon nga zyra e Bashës dhe Metës

Postuar në 03 Prill, 2017 16:21

Në kulmin e debatit mbi situatën e drogës dhe ngërçit politik që ka mbërthyer vendin, në Tiranë shfaqet ish-ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.  Në cilësinë e zëvendës/ndihmës Sekretarit amerikan të  Shtetit për çështjet e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve, Arvizu është takuar me Lulzim Bashën dhe Ilir Metën. Vizita e tij në selinë e Partisë Demokratike është një lloj konfirmimi për shqetësimin e ngritur nga opozita për çështjen e trafikut të drogës.

Shpërthim në metronë e Shën Peterburgut në Rusi - 10 të vdekur(foto)

Postuar në 03 Prill, 2017 14:34

Nuk dihet shkaku i shpërthimit, por raportohen disa viktima dhe të plagosur.

Zgjedhjet e Kavajës si test për peshën e LSI-së dhe sfidë për PD-në

Postuar në 03 Prill, 2017 14:25

Zgjedhjet e Kavaajës po shndërrohen në një test përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen së afërmi. Kjo mund të shihet në qëndrimet e Lëvizjes Socialiste për Integrim që vlerëson te përballja e vetme PS-PD në një zonë që konsiderohet tradicionalisht bastion i së djathtës po që në vitin 2015 ndryshoi kah, një mundësi për të evidentuar peshën që ka.

Detaje nga takimi i euroskeptikut Nigel Farage me pornostaren në avion

Postuar në 03 Prill, 2017 13:26

Dalin detaje kompromentuese rreth historisë së euroskeptikut Nigel Farage me pornostaren Valerie Fox. Ata u takuan në 22 Mars gjatë një fluturimi me avion nga Shtetet e Bashkuara në Londër. Duke folur për këtë takim, ish-udhëheqësi euroskeptik i Partisë së Pavarësisë për Mbretërinë e Bashkuar tha për revistën “People” se “Ajo ishte shumë e bukur dhe unë thjesht e shoqërova për në shtëpi. Kjo është e gjitha. Nuk ndodhi asgjë. "

Të vizatosh një qytet vetëm përmes memories(foto, video)

Postuar në 03 Prill, 2017 13:02

Ky është rasti i artistit britanik Stephen Wiltshire i cili arrin të realizojë skica të detajuara të një qyteti vetëm pas një soditjeje të shkurtër. Autik që në moshë 3 vjeçare, artisti në fjalë ka një aftësi për memorie vizive të pazakontë. Të cilën e dëshmon me punët e tij. 

SHBA: Diskutohet nevoja e vaksinimit edhe për Human Papillomavirus

Postuar në 03 Prill, 2017 12:51

“The Washington Post” shkruante dje për një dukuri që meriton vëmendje e deri më sot është neglizhuar: nevoja për vaksinimin kundër Human Papillomavirus që po çon në rritje të rastit të kancereve oralë. Sugjerimi vjen përmes një rasti të famshëm: aktori Michael Douglas u diagnostiuak katër vite më parë me kancer në fyt për shkak të praktikimit të seksit oral. Douglas e pohoi atë publikisht, duke provokuar debate, pasi me një informacion të tillë zbulohet edhe “higjenca virusale” e partnerit.

Erdogan pohon një të vërtetë: BE është një bashkim Kristian. Ndaj nuk hyjmë dot prej 54 vjetësh

Postuar në 03 Prill, 2017 12:35

Presidenti i Turqisë Reccep tayyip Erdogan ka deklaruar një të vërtetë të madhe gjatë një mitingu në Ankara, kur ka thënë se vendi i tij nuk ka qenë në gjendje të hyjë në BE për 54 vjet vetëm pse është me shumicë myslimane.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS