Opozita synon të rrëzojë 18 qershorin në Kolegj
Paralelisht me akzionin e rrugës, opozita është kujdesur që të luftojë edhe brenda sistemit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve të 18 Qershorit. Kjo ka qenë dhe arsyeja e regjistrimit në zgjedhje të Partisë Agrare Ambientaliste, përmes së cilës është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimi i KQZ për pranimin e listave të kandidatëve deri në datën 29 Prill.
Dy mesazhe urimi për Metën nga Beogradi, pa iluzione për të ardhmen
Me një tekst të shkurtër urimi dhe me një përmbajtje të qartë diplomatike presidenti në detyrë i Serbisë Tomislav Nikoliç ka uruar presidentin e ardhshëm të Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjen në detyrën e kreut të shtetit shqiptar. Në telegramin e urimit Presidenti i Serbisë shkruan: “Unë shpresoj se marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi midis Republikës Serbe dhe Republikës së Shqipërisë do të jenë edhe më të mira në të ardhmen. Kjo është një çështje me rëndësi thelbësore për paqen, zhvillimin e vendeve tona, dhe të rajonit ku jetojmë”.
Sheshi i Kuq i Moskës, nën këmbët e vajzave të ushtrisë ruse
Lavrov tallet në konferencë shtypi: Pse u shkarkua Comey? Mos po talleni?
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ndodhet në SHBA për një vizitë pune. Gjatë konferencës për shtyp e homologun Tillerson ai është pyetur nëse shkarkimi i kreut të FBI-së, Comey, ndikon në bisedimet dypalëshe. Lavrov tallet duke pyetur: "Pse u pushua? Mos po bëni shaka?", tha ai duke u larguar.
Jeta biologjike shtyhet me 580 milionë vjet në kohë. Origjina më e mundshme jo oqeani, por burimet e ngrohta në stere
Jeta vijon të befasojë shkencëtarët, hipotezat e të cilëve sfidohen nga zbulime të reja. Së fundmi në Australinë Perëndimore, në Pilbara, janë gjurmuar fosile të organizmave biologjikë që datojnë 3.48 miliardë vjet. Evidencat janë gjetur në depozitat e burimeve të ngrohta dhe e shtyjnë kështu pas kohën e nisjes së jetës me 580 milionë vjet dhe me gjasë zhvendosin edhe mjedisin fillestar të lindjes së saj. Deri më tani ideja kryesore ka qenë se jeta u zhvillua në oqeane e mandej u adaptua në stere.
Kosovë, Kuvendi rrëzon me mocion mosbesimi qeverinë e Isa Mustafës
Qeveria e Isa Mustafës është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës. Mocioni i mosbesimit i ndërmarrë nga Nisma për Kosovën e Fatmir Limajt ka marrë 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime nga 114 deputetë të pranishëm. Pas këtij akti duket se edhe çështja e demarkacionit me Malin e Zi mbetet pezull.
Letra e Trump për shkarkimin e Comey: Të shkarkoj dhe lini zyrën menjëherë
Në mediat amerikane është zbardhur letra e shkarkimit të drejtorit të FBI-së, James Comey nga presidenti Donald Trump.
Teksti është i shkurtër dhe i prerë: rekomandim nga prokurori, të vlerësoj, por po të shkarkoj menjëherë. Teksa e vlerëson për informimin në tri raste, gjatë të cilave Comey ka theksuar se “Trump nuk është nën hetim”, presidenti lan duart si Pilati, duke shtuar se “nuk mund të mos bie dakord me gjykimin e Departamentit të Drejtësisë se Ju nuk jeni i aftë të drejtoni siç duhet Byronë”.
Macron, thirrje anti - Trump drejtuar shkencëtarëve amerikanë: Franca është kombi juaj
Para - shteti shqiptar: Arreston një person për një status në Facebook, thirrjen për armatosje e cilëson “pikëpamje”
Siç është bërë e njohur policia e Shtetit, ose trupa që mban zyrtarisht këtë farë etikete, ka arrestuar Kastriot Myftarajn, gazetarin, pasi ka bërë shkruar në një status të gjatë në profilin e vet në Facebook se çdo shqiptar bën një punë patriotike nëse vret Romana Vlahutinin, ambasadoren e BE-së në Tiranë. Sot është zbardhur edhe motivacioni I ndalimit të personit në fjalë që është:
Garë amerikano-gjermane për zgjidhjen e krizës
Të huajt dhe më konkretisht Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania duken shumë më të interesuar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri sesa vetë politika jonë e brendshme, madje duke shfaqur edhe një lloj rivaliteti.Teksa dy gjelat duken të vendosur për të mos hapur rrugë, faktori ndërkombëtar vazhdon të investohet për të shpëtuar zgjedhjet në Shqipëri.
