Përçarja nga BREXIT, May njofton zgjedhje të parakohshme
Zgjedhjet të parakohshme më 8 qershor njoftoi në mesditë kryeministrja britanike Tereza May, në një konferencë të jashtëzakonshme në Doëning Street. Duke shpjeguar vendimin e saj May tha se kur mori detyrën vendi kishte nevojë për stabilitet dhe se këtë e kishte arritur. Por sipas saj, teksa mes njerëzve ka unitet nuk ndodh e njëjta gjë në parlamentin britanik.
Deputeti Peza dhe bashkëshortja nuk justifikojnë 850 000 USD
Me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive ndaj aksioneve bankare me vlerë rreth 113 milionë lekë të reja, të bashkëshortes së deputetit Alfred Peza, shtetases Mirela Ndini. Procedimi penal për këto vepra penale ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ka si objekt hetimin e pasurive të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza.
Revolucioni i 1917-ës përmes syve të të huajve të kohës. Një libër me vlerë për një ngjarje madhore
Për të apasionuarit e historisë politike të shekullit të 20-të një libër i ri mund të jetë me interes. Historiania britanike Helen Rappaport ka publikuar së fundmi një punim që mbledh dëshmitë okulare të komunitetit të të huajve që në vitin 1917 ndodheshin në Shën Peterburg. Bëhet fjalë për dëshmi, apo më qartë të dhëna nga një perspektivë jashtësovjetike, e atij që njihet si Revolucioni i Shkurtit. “Caught in the Revolution. Petrograd, Russia 1917”, titullohet libri që I shqipëruar mund të sillet edhe si “Në valën e revolucionit.
Arma rezervë e Gruevskit, përballja me nacionalizmin maqedonas
Ata janë të vendosur të mbrojtnë Maqedoninë me "të gjitha mjetet" kundër armiqve të jashtëm dhe të brendshëm. Me çdo metodë dhe me çdo kusht. Ata duket të gatshëm edhe për të marrë armët nëse është e nevojshme.Në pankartat e tyre figurojnë armë si thika, granata dhe pushkë si ato që u përdorën në konfliktin mes shqiptarëve dhe sllavomaqedonasve në vitin 2001 në territoret e Maqedonisë.
Liria Ekonomike 2017, Shqipëria bie me 1.5 pikë. Por mbetet ndër vendet më të mira në Ballkan
Indeksi i Lirisë Ekonomike i vitit 2017, publikuar nga fondacioni “Heritage” e vendos Shqipërinë në vendin e 65-të nga 180 vende të matura.
Burgu, “oferta” e fundit për Ilir Metën
Kryeministri ka bërë dje ofertën e fundit për Ilir Metën, teksa gjatë një interviste për emisionin “Dritare” ka lënë të kuptohet se pritmëria e shqiptarëve që me reformën në drejtësi Ilir Meta dhe Sali Berisha duhen futur në burg, është e drejtë.
NASA identifikon krisje të stërmadhe në akullnajën Petermann në Groenlandë
Korea e Veriut nuk bën mbrapa: Do të vijojmë testet. Luftë, nëse SHBA ndërmerr veprime ushtarake
Korea e Veriut ka bërë të ditur sot se do të vazhdojë me testimin e raketave, pavarësisht se kjo sjellje mund të kërcënojë një luftë me SHBA dhe disa aleatë të saj. BBC-ja referon burime zyrtare nga Pheniani sipas të cilave “testimi i raketave do të vazhdojë në një bazë javore, mujore apo vjetore”. Kjo deklaratë është bërë për rrjetin britanik nga zv.ministri i Jashtëm koreanoverior, Han Song – Ryol.
Ministria e Brendshme: Konflikti politik mund të shfrytëzohet për akte destabiliteti dhe terroriste
Ministria e Brendshme e Shqipëria paralajmëron qytetarët për situatën e brishtë të sigurisë ku ndodhet vendi. Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria bën me dijë se në ditën e Pashkëve u angazhuan në gatishmëri 5000 policsë, nisur edhe nga njoftime të caktuara për akte destabilizuese. Me më shumë rëndësi është fakti se dikasteri që drejtohet nga Fatmir Xhafaj nënvizon potencialin destabilizues të situatës politike që mund të shfrytëzohet përmes akteve tgë ndryshme nga aktorë të caktuar.
Ngërç me opozitën, ngërç edhe me procesin e Berlnit
Opozita shqiptare që sot proteston në bulevard ka marrë një mesazh të qartë sot nga Gjermania zyrtare. Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel ka deklaruar gjatë një konference për shtyp me homologun e tij shqiptar Bushati, se bojkoti është i papranueshëm.